Mendime
Refik Hasani: Stop-Diskriminimit ndaj shqiptarëve, që po ushtron Serbia
E hene, 30.10.2023, 07:50 PM
Lugina
e Preshevës proteston në Prishtinë:
STOP-Diskriminimit
ndaj shqiptarëve, që po ushtron Serbia
Me
rastin e mbajtjesë së protestës paqësore
me mbështetje gjithëpopullore, ku
Serbia vazhdon diskriminimin në
vendbanime shqiptare.
Nën
organizimin e Këshillit Organizativë,
Kuvendit
Kombëtarë Shqiptarë për Kosovë, në
bashëkpunim me Unionin Shqiptarë i Shoqërisë Civile
Të
nderuar pjesëmarrës nga gjithë hapsirat tona shqiptare,
Ju
drejtohem bashkëvendasëve këtu nga Kryeqendra e Kosovës-Prishtina, prandaj para
së gjithash, më lejoni që në këtë protest paqësore me mbështetje gjithëpopullore të shprehim e manifestojm në mbrojtje të
trojeve stërgjyshorentë Rajonit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Ne
Shqiptarët, në Serbi jetojm në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes,
militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim
etnik.
Ndaj
nesh Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim të së drejtës në përfaqësim proporcional me numrin e banorëve, aktualisht jemi si një ndër
Rajonet më të pazhvilluara dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën,
dhe i themi:
STOP-Diskriminimit
përmesë pastrimit etnik-pasivizimit,në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit
Kombëtarë, në investime e përfaqësime
Në
këtë protest paqësore me mbështetje
gjithëpopullore, ngrisim zërin që
të pranohet vullneti i shprehur në mënyrë plebishtare-Referendumi i datës 1 e 2 mars 1992, kërkojm zbatimin e
marrëveshjes së Konçulit, në jetësimin e
marrëveshjes për formimin e Bashkësive të
komunave të Preshevës, Medvegjës,
e Bujanocit, kërkojm themelimin e
Institutit për Trashëgimin dhe Krijimtarin Kulturore të Shqiptarëve, themelimin
e Universitetit Publik në Gjuhën Shqipe, dhe kthimin e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.
Ne,
nga Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht
nën administrimin e Serbisë, më së shumti kemi arsye të protestojm, të ndalen
kurdisjet e gjygjeve politike ndaj
Ushtarëve të UÇPMB-ës, që të lëvizim
lirshëm dhe Beogradi të demilitarizoj dhe heqë bazat e shumta ushtarake nga
vendbanimet shqiptare veçmas me zonat kufitare me Republikën e Kosovës, të
cilat prodhojn pasiguri dhe presion të
vazhdueshëm për shpërngulje.
Nga
kjo protest paqësore, apelojm tek
mekanizma e instanca të BE-ja, të vlen Reciprociteti, se të drejtat e njëjta të cilat do t'i kenë
serbët në R Kosovë, duhet t'i kenë edhe shqiptarët në Serbi, kështu të mbrojn të njëjtat standarde edhe për
Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, të vizitojn e
rrisin prezencën dhe monitorimin si OSBE-ja duke garantuar të drejtat indviduale dhe
kolektive,shqiptarët nga Krahina e
Sanxhakut dhe Preshevë, Medvegjë, e
Bujanoc, të përfaqësohen me vende të
rezervuara në Parlamentin e Serbisë.
Të
nderuar të pranishëm,
Prishtina
dhe Tirana zyrtare, kan obligim Kombëtarë, me politika proaktive, dhe të përfaqësojn interesat edhe të kësaj
krahine përmesë një platforme të përbashkët, kur është në pyetje Referendumi i
datës 1 e 2 mars 1992, kryengritja e
aramatosur e dhe sakrifica për liri e UÇPMB-ës,etj
Subjektet
politike, nga kjo Krahinë gjithnjë të jen dhe të paraqiten me kërkesa të
artikuluara dhe me qëndrim të unifikuara.
Lavdi
të gjithë të rënëve e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirin
dhe mbajtjen gjallë të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.
*Fjalimi i mbajtur në
protestë, në Sheshin ,,Skënderbeu", nga profesori Refik HASANI.
Prishtinë, 23 tetor 2023