Mendime
Florim Zeqa: Shqiptarët vetëm zori i bashkon!
E hene, 06.11.2023, 07:53 PM
Shqiptarët vetëm zori i bashkon!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
seancën e fundit të Kuvendit, kur kryeministri Kurti e fillojë raportin para
deputetëve ishte fenomenal, do të thoja i paparë deri më tani, mirëpo, në
momentin kur fillojë të lëshohet në gjëra personale devijoj komplet nga rruga e
nisur dhe u “zhvesh lakuriq” para deputetëve dhe syve të qytetarëve!
Asociacioni i prishi
balancat politik në Parlament
Në
momentin kur Albini fillojë të flas me ironi për Asociacionin, duke kërkuar
këshilla nga opozita se si ata e bindën Vuqiqin të nënshkruaj marrëveshjet, “Mësomni
që edhe unë ta bind Vuqiqin që të nënshkruaj marrëveshje edhe me mua”, “Vuqiqi
ju do ju e jo mua”, u prishen balancat në Parlament, opozita u elektrizua tejë
mase, doli kontrolli fare duke ju vërsulur Albin Kurtit me akuza të rënda për
mashtrim e deri në tradhti kombëtare.
Mirëpo,
edhe kryeministri doli jashtë kontrollit, duke thënë, herë e kam pranuar, e
herë nuk e kam pranuar Asociacionin e gjëra të tjera të çuditshme, që s’jemi
mësuar t’i shohim e dëgjojmë më parë!
Pranimi
i Asociacionit nga ana e Albin Kurtit ishte ‘qershia mbi tortë’ për opozitën,
por mos bërja publike e “Draft Statutit të Asociacionit” nga ana e
kryeministrit e irritojë opozitën, siq më irritojë edhe mua si analist politik.
Arsyetimi
i Albin Kurtit duke u thirrur në çështje konspirative për mos bërje
transparente të marrëveshjen për “Draft Statutin” e Asociacionit bie në
kundërshtim të plotë me parimet e BE-së dhe të gjitha vendeve demokratike.
Zyrtarët
e vendeve demokratike janë të drejtëpërdrejt, ata nuk merren me gjëra konspirative
siq merren liderët majtist të vendeve gjysëm demokratike të Ballkanit
perëndimor në tranzicion!
Lehtë e harrojmë
armikun, shpejt e kthejmë urrejtjen ndaj njëri-tjetrit
Vrasja
e rreshterit Afrim Bunjaku i bëri bashkë pozitën dhe opozitën, i bëri bashkë
klerikët fetar, na bëri bashkë të gjithëve, por, një muaj më pas të gjithë u
kthyen në pozicionet e mëparshme, të barrikaduar kundër njëri-tjetrit!
Siq
duket, neve shqiptarëve vetëm zori na bën bashkë!
Në
momentin që kalon rreziku apo t’na kalojë dhimbja shpirtërore për
bashkatdhetarin tonë, e harrojmë armikun që na e shkaktojë atë dhimbje dhe
përseri i kthehemi urrejtjes ndaj njëri-tjetrit!
Se
a kemi tru peshku apo mungesë të ndjenjave brumosura, do ta tregojë koha, por
të harrohet çdo gjë sa qelë e mbullë syt, vërtetë është për t’u studiuar ky
fenomen i shoqërisës sonë!
Njerëzit
e civilizuar iu gëzohen veprave të mira të miqve, i mbështesin ata kur janë në
rrugë të mbarë, ju dhënë mbështetje morale dhe financiare në realizimin e
projekteve madhore. Vallë, a çdo herë duhet t’na bashkojë dhuna e armikut! Pse
ne shqiptarët nuk provojmë të bashkohemi edhe në ditë të mira, sikurse dimë të
bëhemi bashkë në ditë të vështira!?