Mendime
Skender Jashari: Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve Fetare
E marte, 31.10.2023, 07:58 PM
Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve Fetare
Nga Skender
Jashari
Fatkeqësisht
asnjëherë pas Gjergj Kastriotit nuk kemi pasur ndonjë organizim burimor në
nivel kombëtar, që të jenë organizuar. Por në çdo rast, veprimet tona qoftë
edhe ato për Çlirim Kombëtar, janë bërë si reaksion a kundër-reaksion i
veprimeve të pushtuesit, fqinjëve me qëndrime armiqësore etj. Prandaj në
vazhdimësi, kam qenë i mendimit që në nivel kombëtar, por edhe në kuadër të të
dy shteteve tona, është dashur që me kohë të krijohej një Strategji Kombëtare
për Parandalimin dhe Luftimin e Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve
Fetare- fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur ende. Madje për fat të keq politikanët
në vendet tona, në shumicën e rasteve janë peng( shkaku i votave-elektoratit),
por ka edhe të tillë që janë shitur-blerë e deri të tillë të indoktrinuar, nga
islamizmi, turkofilizmi dhe nga sllavët. Fatkeqësisht këto ditët e fundit kemi
pa deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, politikan etj, heshtën,
fshehën qëndrimin e tyre por edhe të Institucionet e Kosovës, përballë terrorit
të Hamas-it kundër Izraelit. Mirëpo as në këtë rast nuk i dhanë ndonjë shpjegim
qytetarëve tonë, për ta arsyetu vendimin dhe qëndrimin e Qeverisë dhe të
Kosovës, se ishte i drejtë. Kurse nga ana tjetër kemi pa, hoxhallarë qoftë
tradicional( filoturk), qoftë vehabist-salafist, që me afsh e urrejtje
patologjike propagandonin kundër Izraelit dhe pro terrorizmit islamik
Palestinez. Nga ana tjetër me mijëra jurist vetëm në Kosovë, por asnjë nuk pamë
që të shpjegonte pse Shqipëtarët jemi pro-Izraelit dhe kundër Palestinës. Në
këtë rast do lëmë anash qëndrimet politike të këtyre vendeve ndaj Republikës së
Kosovës.
Që
nga vitet 1990-ta, kemi parë sheshazi që Serbia, Turqia, Greqia, Rusia por edhe
shumë vende arabe, që në vazhdimësi kanë instrumentalizuar islamizmin,
ortodoksizmin etj, për qëllime të tyre ekspansioniste, shoveniste, radikaliste
dhe terroriste, e që këto kanë qenë gjithnjë në dëm të Kombit, Atdheut dhe
Interesave tona Kombëtare. Këtë e kisha nuhatur shumë mirë, kisha ngritur zërin
në vazhdimësi, duke kërkuar nga Institucionet e Shteteve tona që të bënin
parandalimin e tyre-por kjo nuk ndodhi( vetëm pas vitit 2016, kam pa zyrtarë të
shteteve tona që kërkonin sërish angazhimin tim dhe të disa familjarëve të mi,
që të frenonim radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik, pasi i
kishin verifikuar informacionet dhe rekomandimet tona si të sakta dhe të
nevojshme- por për ne, këto veprime që planifikonin t’i ndërmerrnin shtetet
tona, tanimë ishin tepër të vonshme, të paefektshme dhe joproduktive.).
Ndërsa
pasi Terror-rusia e pa dështimin e saj në agresionin e saj në Ukrainë dhe
kundër demokracive perëndimore, natyrisht kërkon alternativë për të dalë nga
situata. Për këtë qëllim provoi përdorimin e alternativave të ndryshme, duke
tentu përçarjen e NATO-s, BE-së etj, qoftë përmes refugjatëve islamik, por edhe
përmes ndezjes së vatrave të reja të krizës sidomos në Europë( në Bosnje dhe në
Kosovë). Fatmirësisht Rusia dhe Serbia, dështuan ta arrinin këtë në pjesën
veriore të Kosovës në rastin e Banjskës. Prandaj ishte e pritshme, që
Terror-rusia të shfrytëzonte sërish organizatat terroriste islamike, për të
nxitur luftë, terror etj në Lindjen e Mesme. Këtë duket që e arriti për
mrekulli, në rastin e 7 tetorit 2023, kur terroristët islamik të Hamasit, kryen
terror masiv kundër popullatës civile të Izraelit. Në këtë terror të
pashembullt, tashmë flitet hapur, me fakte, me fotografi dhe incizime, për
përfshirjen e forcave speciale ruse dhe iraniane etj në anën e terroristëve të
Hamas-it.
Fatkeqësisht
asnjëherë në histori, pas Gjergj Kastriotit edhe pse ka pasur disa herë
përpjekje dhe tentativa por të pasuksesëshme, që të “Shpëtohej Kombi yn” nga
rreziku i përdorimit të feve të ndryshme në dëm të Kombit dhe Atdheut tonë.
Duke e pasur parasysh që Serbia, sllavët, grekët etj, në vazhdimësi kanë
luftuar Ilirët, Arbërorët dhe Shqiptarët, duke i identifikuar si “porta e
Kryqëzatave”, si “ Aleati i vetëm i Fuqive Perëndimore” etj, ne kurrë pas
Gjergj Kastriotit nuk kemi qenë të vetëdijshëm mjaftueshëm, të përgatitur dhe
as nuk kemi vepruar që të mbrojmë vendin dhe kombin tonë, e sidomos popullatën
tonë injorante e cila shpesh është manipuluar me lehtësi.
Fqinjët
armiqësor në vazhdimësi kanë përdorur fetë e ndryshme, për qëllime shoveniste,
gjenocidialiste dhe ekspansioniste kundër vendit dhe kombit tonë. Duke filluar
që me ndarjen e Perandorisë Romake më 395, pastaj autoqefalizmi i kishat
ortodokse në vendet e Gadishullit Ilirik, në mes shekujve VII-IX e sidomos pas
shekullit XII, po ashtu ndarja e Kishës më 1054, në Kishën Katolike dhe
Ortodokse, ndarja u thellu edhe më shumë në Gadishullin Ilirik, që ishte zonë
kufitare dhe zonë ku luftohej. Fatkeqësia ishte që Tokat Arbërore mbetën zonë
kufitare si me rastin e ndarjes së Perandorisë Romake më 395, e njejtë mbetën
edhe me rastin e ndarjes së Kishës më 1054.
Vatikani
përmes ndikimit të tij, në vendet Europiane, organizoi rreth 8 kryqëzata, në
mes viteve 1096-1270, zakonisht kalonin përmes detit Adriatik, zbarkimit në
portet Arbërore, nga veriu deri në afërsi të Athenës. Po ashtu edhe
planifikimet për Kryqëzata të tjera, p.sh: edhe në kohën e Gjergj Kastriotit i
cili shikohej si Komandanti i Përgjithshëm i Kryqëzatës anti-osmane, ishin
planifiku nga dhe përmes Atdheut tonë. Kjo bëri që frika të jenë tejet reale
për Patrikanën e Stambollit- pra për ortodoksët. Apo më vonë, përpjekja dhe
tentativa për një “Kryqëzatë në kohën e At Pjetër Bogdanit).
Kodi
i Car Dushanit, është dokumenti i parë shovenist dhe gjenocidal i shovenizmit
ortodoks sllav, kundër Shqipëtarëve, të cilët i identifikonte vetëm si katolik.
Këtë frymë do ta pasonin çdo memorandum, elaborat, projekt dhe ligj shovenist
serb deri në ditët e sotme. Sllavët ortodoks dhe grekët, si dhe Kishat e tyre,
ishin helmuar nga shovenizmi anti-katolik, sa që Shqipëtarët katolik, në
Gadishullin Ilirik i shihnin si rrezikun më serioz, prej nga vendet Europiane
mund të përdornin Atdheun tonë, si trampolinë për Kryqëzatat anit-islamike dhe
i nënkuptonin si Kryqëzata anti-ortodokse.
Në
Betejën e Maricës, ku u ndeshën më 26 shtator 1371, sllavët e Gadishullit
Ilirik( Serbët dhe Bullgaët etj) me Perandorinë Osmane, pas mposhtjes dy
princët serb, pranuan nënshtrimin. Ata u bënë vasal të Perandorisë Osmane, duke
i dhënë kontribut edhe në ushtar për zgjerimin e kësaj perandorie, duke luftuar
kundër Arbërorëve të Gjergj Arianitit. Ky rast shënon rastin e parë që
Ortodoksizmi bashkohet me Islamin, për t’iu kundërvënë Europës( nënkupto
katolicizmit). Këtë rrugë do ta ndjeknin të gjithë ortodoksët e Gadishullit
Ilirik.
Në
Betejën e Kosovës, më 1389, po ashtu ishte princi tjetër serb, që tradhtoi
Aleancën e të Krishterëve( katolik dhe ortodoks të Ballkanit), dhe si rrjedhojë
e së cilës Perandoria Osmane arriti të fitonte këtë betejë, derisa princi serb
ia dhuroi për nuse vajzën e tij Sulltanit Osman. Prej nga deri më sot, i
dëgjojmë sllavët që thonë:” më i afërt është muslimani sesa llatini( katoliku)”
dhe anasjelltas i dëgjojmë islamikët( madje edhe islamikët shqipfolës), që
thonë:” më i afërt është shkau ortodoks sesa Shqipëtari katolik.”
Derisa
kjo aleancë sllavo-osmane do të vazhdoj përgjatë 550 viteve të pushtimit Osman,
përfshirë edhe periudhën e fundit, kur Serbia dhe sllavët kaluan në anën Ruse.
E që filloi më 29 maj 1453, Sulltan Mehmeti hyri në Konstantinopojë, ku
Katedralën e Konstantinopojës e ktheu në Xhaminë Shën Sofisë, duke deklaru si
kryeqytet të Perandorisë Osmane dhe duke konsideru veten si trashëgimtar ligjor
të Perandorisë Romake. Sulltan Mehmet Pushtuesi e vendosi Genadius Skolarius si
Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe Genadiusi II apo Georgios
Kourtesios Scholarios, ishte Partiarku më anti-Perëndimorë, kundërshtuesi më i
madh i Bashkimit të Kishave dhe unifikues mes ortodoksëve( veçmas grekëve) dhe
islamikëve( Osmanëve). Ky Patriark i përbetuar dhe mirënjohës për Autonominë e
Kishës Ortodokse nën Perandorinë Osmane, do ushtroj terror mbi besimtarët
katolik nën këtë Perandori, madje edhe përmes besimtarëve ortodoks.
Në
Luftërat antiosmane duke filluar nga kryengritjet e armatosura për liri, të
serbëve, grekëve, rumunëve, bullgarëve etj, ndër figurat më të rëndësishme kanë
qenë Shqiptarët e besimeve respektive. Kurse në anën tjetër Shqipëtarët e besimit
islam, u rreshtuan në anën e osmanëve, duke kulmu madje edhe në lënije të
Atdheut tonë në dorën e sllavëve, derisa disa mijëra për të mos thënë dhjetëra
mijëra të tillë përfunduan të vrarë edhe në Betejën e Galipolit.
Për
të vazhduar pastaj me Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, ku intensivisht
poashtu Shqiptarët u keqpërdorën nga ideologjitë dhe besimet fetare. Mos harro
elaboratet, projektet shoveniste, ligjet agrare etj, ku lehtësisht manipulimi
dhe përdhuni bëhej me popullatën injorante të vendit tonë. Përfshirë këtu edhe
dhjetëra marrëveshje bilaterale dhe multilaterale mes Turqisë, Jugosllavisë,
Greqisë, për shpërnguljen e “muslimanëve” të Ballkanit, të cilët zakonisht
ishin Shqipëtar, e të cilët i vendosën në shkretëtirat e Anadollisë.
Gjithashtu
duke parë edhe përdorimin e islamizmit, e sidomos esktremistëve islamik nga
njëra anë nga Serbia, Rusia etj, derisa në publik shkaku i përdorimit të këtyre
ekstremistëve, autoritetet e njejta akuzonin për terrorist, radikalist,
ekstremist islamik në masë popullatën boshnjake, shqiptare etj.
Për
të parë, edhe për fat të keq, sesi në rastin e agresionit të Terror-rusisë në
Ukrainë, sesi ajo i përdorë masivisht injorantët islamik të saj, madje duke
marr edhe nga vendet arabe dhe të Lindjes së Mesme.
Por
në gjithë këtë, më shqetësuese është fakti i rolit që kanë pasur hoxhallarët e
në veçanti hoxhallarët vehabi në Trojet tona. Si në trazimin dhe nxitjen e
mosdurimit, urrejtjeve dhe ndasive brenda sektare islame, por edhe karshi
konfesioneve të tjera fetare, gjithashtu duke qenë edhe më shqetësuese fakti që
në arenën ndërkombëtare brutalisht dëmtoi faktoritetin e Shqiptarëve dhe
Kosovës në veçanti. Madje është non sense, që në Kosovë më 2009, arrestohet një
hoxhë SH. K. me armë me shurdhues prodhim të Serbisë, i njejti hoxhë më 2008,
derisa Kosova shpalli Pavarësinë, ai u vendos në Preshevë. Për më shumë ky
hoxhë, si dhe asnjë hoxhë tjetër, asnjëherë këto dy dekadat e fundit nuk pati
asnjë ndalesë dhe asnjë problem me autoritetet serbe në Luginë të Preshevës,
derisa edhe ish-ushtarët më të thjeshtë të UÇK-së u arrestuan. Apo që i njejti
hoxhë SH. K. më pas u arrestu edhe nga Policia e Kosovës më 2014, të cilit iu
konfiskuan dinarë dhe dokumente të Serbisë.
Prandaj:
Duhet
urgjentisht të nxjerret një Strategji Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e
Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve Fetare, kjo në nivel kombëtar,
që do përfshinte gjitha komunitetet Shqiptare kudo në botë. Sepse Shqiptarët në
Ballkan, pastaj mërgatat në Perëndim, komuniteti Shqiptar në Turqi etj, të
gjitha janë të ballafaquara me rrezikun e asimilimit dhe keqpërdorimit të tyre,
duke u viktimizu shkaku i feve.
Jam
i lumtur, që kam pa rastin e Lëvizjes për braktisjen vullnetare të Islamit,
uroj që lëvizja e tillë të mbetet lëvizje gjithëpopullore dhe të bëhet
gjithëkombëtare, e të mos degradoj në parti politike. Kam pa disa frikacak,
pseudoshqiptar që vetëdenoncoheshin duke thënë :” unë filani, nuk kam lidhje me
këtë organizim” e të tilla gjërash. Përkundër, unë ndjehem krenarë edhe e
mbështesë me mish e shpirtë këtë organizim. Natyrisht, unë thërras për Kthimin
në Fenë, Kulturën e Traditën e të Parëve tonë, të Krishtere që u flijuan në
luftë kundër Perandorisë Osmane dhe Patrikanës së Stambollit( ortodoksisë), e
që Gjergj Kastrioti na e la porosi.
Kauza
për Çlirimin nga robëria Islamike, është Ideal mbi Ideale, Qëllim mbi Qëllime
dhe në çastin e arritjes së këtij Objektivi Gjithkombëtar, do arrihet kthimi i
Kombit tonë aty ku mbeti më 1479, kur erdhi pushtimi 550 vjeçar Osmano-ortodoks(
pasiqë Patrikana e Stambollit bashkësundoi me Portën e Lartë).
Shtetet
tona Shqipëria dhe Kosova, Akademitë tona në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të
gjithë intelektualët dhe patriotët tonë, me iniciativa institucionale dhe
qytetare, sa më parë dhe sa më urgjentisht do duhej ta trajtojnë çështjen e
“instrumentalizimit të feve dhe klerikëve fetar” nga shtetet jomiqësore.
Pasiqë
kemi dy shtete, dy akademi, qindëra e mijëra jurist e veçmas penalist që kanë
dijeni të përkyrera për antiterrorizmin, është nevojë imediate që të
organizohemi institucionalisht dhe si lëvizje qytetare a forma të tjera të
mundshme, që të krijohen iniciativa a peticione që do kërkonin nga Kuvendet e
shteteve respektive tona, që të përpilojnë, draftojnë dhe miratojnë ligj në
shtetet respektive, që të mbikëqyren, kontrollohen dhe sanksionohen çdo rast
kur ideologjitë a besimet fetare keqpërdoren.
Natyrisht,
kërkesa e mëparshme e Rregullimit të bashkësive fetare, nuk është e
mjaftueshme, sepse ajo do rregullonte disa aspekte, por jo tërë problematikën
kriminale, propaganduese që ndodhë në Trojet tona, në lidhje me keqpërdorimin e
besimeve fetare dhe ideologjive.
Prandaj
besoj që mënyra më e mirë është përmes krijimit të një Strategjie Kombëtare për
Parandalimin dhe Luftimin e Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve
Fetare, me qëllim që të mbrohen Interesat Kombëtare Shqiptare kudo që janë, e që mos të jenë sërish objekt
i manipulimit nga qarqet jomiqësore.
Më: 31.10.2023
Skender Jashari i
burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në
Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e
marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.