Mendime
Vladimir Shyti: Halli, hallit nuk i n’gjan
E premte, 03.11.2023, 07:43 PM
Halli,
hallit nuk i n’gjan
Nga
Vladimir Shyti
Eshtë
e vështirë për popullin tonë të gjejë lirinë e vërtetë në këtë vend plot halle
e derte. Kjo bashkësi e brendshme nuk mund të bëjë vlersime se, piktakimet e
problemëve të shumta janë të vendosura bri njeri-tjetrit. Nuk po kërkojë
formula të veçanta për ndjenja shpirtërore, as individualitete të këtilla,
ashtu siç bën piktori në veprat e tij. Por, pasqyrimin e të njëjtës shkallë të
ekonomisë së varfëruar, që sjellin formula sandarte para një panorame, ku
shndrin luksi turistik, ndoshta me famë botërore. Jetë paralele, që lumturon
një pakicë, ndërsa shumica, përkundazi, ndjehet e tërhequr nga ky rrafsh
shkëlqimor. Dhe, kjo e ka arsyetimin;sepse ata, as nuk e ndjenë, as nuk munden
t’a prekin e të shijojnë këtë bukuri të natyrës shqiptare. Eh, ç’ka u lipset
masave popullore ky bum turistik, kur në mëngjes numërojnë qindarkat për të
shtyrë ditën. Ku kullat prekin qiellin e një pjesë e njerzëve zvarriten në
kërkim të një strehe njerzore apo, kur ankohen në instuticionet shtetërore i
përcjellin, duke u treguar ligjet, që as ata vet nuk i kuptojnë mirë. Kështu,
brenda tyre ndizet një shkëndijë, ai tharm, i cili duke vluar, të sfilit, të
drithëron dhe i shtyn qeniet drejt ç’do lloj rreziku, në teprime dalldie, drejt
vetmohimit dhe drejt shkatërrimit të vetvetes dhe, ç’u pa pastaj pas fasadës
shkëlqimore?
Kjo
mënyrë udhëheqje mbush me shqetësim të frikshëm njerzit që nuk arrijnë ta
frenojnë mjerimin, duke parë gabimet e qeverisë dhe zhgënjimin e tyre, ose në
të kundërt, pa fuqia dhe përballja me këtë kapitalizëm të egër shqiptarë, që
lindi midis kaosit. Për të jetuar populli ynë mësoi;o Perëndi më shkurto
fundin!Jeta mësohet, por me ligje e rregulla, që t’i kuptojë edhe masa
popullore. Të fuqizuarit, me ato parandjenjat e një ekzistence të epërme të çdo
lloj percepitimi me dhe pa përvojë e ndjenjash, marrin kap ç’të kapin, duke
harruar forcën e ligjit. Dhe, kështu hallet shtohen. Individi nuk mund të gjejë
faltoren e qarjes së hallit, problem më të ndryshme, që bota kapitaliste i ka
zgjidhur dekada më parë. Pazotësia e zyrtarve tanë si në drejtësi, shëndetësi,
në arsim dhe më gjërë, bëjnë të mundur që shqiptarët të përbuzin këtë realitet
ekzistues si të papërshtatshëm për Ta. Atëhere, ç, kërkohet? Jo sundim, por
mirëkuptim, jo shkëlqim të rremë, por forcim të ekonomisë, jo të paaftë në
detyrë, por të rritet aftësia e punonjëseve, jo livadhisje, por në shërbim të
popullit e tjera, që pushtetarët e dinë, por janë gërmues drejt pasurimit të
shpejt, duke shfrytëzuar pushtetin që u kanë dhënë me ose pa të padrejtë.
Dhe,
hallet zgjaten litarë, ato janë në forma të ndryshme, moszgjidhja sjell kaos.
Brezi tretë kërkon komunizmin, por edhe e godet. Pronari dhe trashgimtari
kërkon pronën, por që ajo ka tre individ të jashtëquajtur pronar. Dokumentet
tjetërsohen dhe shëtisin në të gjithë zyrat e Shqipërisë. Pensionisti
falenderon Zotin që është gjallë. Pra, kjo sjellë çorientimin popullor,
largimin nga vendi tyre dhe pastaj, na rroftë krenaria para botës. Ndaj duhet
të çlirohemi nga ky kaos-batak, duhet të favorizojmë stabilitetin në çdo aspekt
të jetës sonë me rregulla e norma, ku ligji me format e tij të zaptojë tërë
vendin.