Mendime
Aurel Dasareti: Njerëzit nuk kanë nevojë të domosdoshme për fenë
E merkure, 01.11.2023, 07:56 PM
Njerëzit nuk kanë nevojë të domosdoshme për fenë
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Pse njerëzit kanë nevojë për fenë? Për shkak se
ne jemi të pafuqishëm, injorantë (me njohje shumë të kufizuara) dhe duhet të
kompensojmë që nuk kemi arritur asgjë, -
janë disa nga përgjigjet. Përgjatë gjithë kohës dhe vendit njerëzit kanë
adhuruar, lutur dhe sakrifikuar perëndive ose qenieve mitologjike.
***
Në kulturën e gjahtarëve/mbledhësve,
feja është shprehur në formën e bimëve, kafshëve dhe gurëve me shpirt.
Në qoshet më të largëta të
botës, njerëzit kanë bërë kontakt me shpirtrat përmes praktikave fetare
(shamanizmit) dhe metodave të tjera shpirtërore.
Por pse
njerëzit kanë nevojë për fenë?
Para besimit të krishterë,
vikingët besonin në perëndi në Valhalla. Romakët besonin në Mars, Venus e
kështu me radhë. Dhe pastaj është Budizmi, Hinduizmi, Islami dhe fetë e tjera.
Dhe egjiptianët besuan në perëndinë e diellit Ra.
Feja dhe
besimi janë gjëra të ndryshme
Së pari duhet të shqyrtojmë se
çfarë është në të vërtetë feja.
Një keqkuptim i përhapur
është, për shembull, se feja dhe besimi janë një dhe e njëjta
gjë.
Feja është më shumë se besimi.
Besimi është vetëm një pjesë e
mendimeve dhe veprimeve të cilat së bashku me vlerat, ritualet dhe objektet
përbëjnë fenë.
Të besosh në “Gjyshin Dimër”
dhe t'i shkruash letra atij nuk është fe, sepse nuk nënkupton një ide të një
kuptimi më të madh.
Feja është një sistem
mendimesh dhe praktikash të karakterizuara nga:
1. Që ka të bëjë me diçka të
mbinatyrshme.
2. Të ketë një rrënjë të
caktuar te njerëzit.
3. Të ketë rëndësi për jetën,
veprimet dhe kuptimin e botës së atyre që janë të përfshirë.
Nuk u gjet
asnjë përfundim
Shkenca nuk ka një përgjigje të
qartë se pse njerëzit kanë nevojë për fenë, por ka shumë teori emocionuese.
Një problem është se teoritë
shpesh lidhen me kohën dhe vendin.
Në fillim të shekullit të
20-të, shumë studiues besonin se feja bazohej në besimin se ëndrrat ishin
përvoja reale dhe se njeriu duhet të kishte një shpirt që jetonte pasi të
kishte vdekur.
Kjo është ajo që studiuesit
besuan në të njëjtën kohë që psikanaliza dhe interpretimi i ëndrrave të Sigmund
Frojdit bënë një përparim.
Që nga vitet 1980, sociologët
amerikanë të fesë kanë zhvilluar një teori që feja bazohet në një lloj
kompensimi për gjithçka që njeriu nuk ka arritur në jetë.
Studiuesit theksojnë se shumë
fe, jo më pak krishterimi, premtojnë një jetë pas vdekjes.
Një teori tjetër bazohet në
nevojën për të kuptuar se si bota është e lidhur në një sistem - si ne vetë
ashtu edhe fenomene të tilla si ëndrrat, vdekja dhe shpirti.
Feja i
përshtatet modeleve të trurit tonë
Ne kemi shkencën për gjëra të
tilla.
Por kjo nuk duket të jetë e
mjaftueshme për ne njerëzit - veçanërisht sepse faktet shkencore nuk kanë
domosdoshmërisht kuptim.
Studiuesit e kanë treguar këtë
duke parë më nga afër se si funksionojnë truri dhe modelet e mendimit.
Shkencëtarët e trurit besojnë
se feja u ngrit dhe mbijeton sepse përshtatet me mënyrën se si funksionon truri
ynë.
Feja
përdoret për të kontrolluar të pakontrollueshmen
Ne njerëzit duket se kemi një
nevojë të rrënjosur thellë për të personifikuar gjërat që nuk i kuptojmë dhe
nuk mund t'i kontrollojmë, siç janë sëmundjet dhe forcat natyrore.
Për shembull, duke shpikur
perënditë e diellit, por edhe në kontekste jo fetare, kur emërtojmë uragane.
Përsëri, ka të bëjë me
përpjekjen për të ndikuar dhe shpjeguar gjërat duke i vendosur ato në një
sistem dhe duke u dhënë atyre kuptim.
Pra, feja është rezultat i
injorancës dhe pafuqisë.
E
mbinatyrshmja bëhet virale
Por feja është ende e gjallë
dhe e kultivuar - edhe nëse është e dobësuar në shoqëritë moderne, laike.
Një nga arsyet mund të jetë se
feja përhapet më lehtë se idetë e tjera - se feja bëhet virale.
Njerëzit kanë një sërë idesh
intuitive se si është e lidhur bota.
Ne intuitivisht imagjinojmë se
gjërat bien në tokë kur ne i lëshojmë ato, që kafshët lëvizin në bazë të
dëshirave dhe epsheve dhe se njerëzit kanë ide për atë që mendojnë njerëzit e
tjerë.
Por idetë fetare thyejnë disa
nga idetë tona intuitave:
Gurë që mund të fluturojnë,
pemë që dëgjojnë atë që themi ne, njerëz që janë të vdekur por ende të
pranishëm, ose njerëz që e dinë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Të gjitha
këto janë nocione (koncepte) fetare.
Hulumtimi sugjeron se nocione
të tilla janë më të lehta për t'u mbajtur mend dhe se ne jemi më të prirur t'i
përcjellim ato. Njerëzit nuk kanë nevojë të
qenësishme për një fe, por ne e shohim veten dhe veprimet tona në kontekste më
të gjera. Pse disa njerëz përdorin shpjegime të qarta fetare dhe pse të tjerët
jo, duhet ta kuptojmë nga konsiderata konkrete.
Ne mund të jetojmë pa fe,
sepse kuptimi, kohezioni, morali, vlerat dhe normat nuk janë në vetvete fetare.
***
Gjithmonë kam respektuar fenë e të tjerëve. Siç them unë, ka vetëm një
Zot dhe shumë njerëz të hutuar!