Mendime
Kimete Berisha: Fjalët e vjetruara!
E shtune, 04.11.2023, 07:54 PM
Fjalët
e vjetruara!
Nga
Kimete Berisha
1.
Është qesharake:
Ta
akuzosh kryeministrin Kurti 'pse e pëlqen marrëveshjen' tënde me Serbinë, që ti
vet e ke pranuar dhe e ke nënshkruar.
Kjo
i bie sikur t'i thuash Albin Kurtit:
-
'Unë isha i poshtër, por pse tash edhe ti u bëre i poshtër'.
-
Kjo është betejë qesharake e opozit?s, është 'pështyjë lart e pështyma fytyrës
tënde'
-
Opozita po kërkon nga kryeministri të jetë 'ideal' siç kanë 'kujtuar' se është
dhe po e mbrojnë Albin Kurtin nga Albin Kurti.
-
Opozita nuk ka kapital moral ta thotë asnjë fjalë për Asociacionin.
Nëse
lëshohem më thellë në të kaluarën, më duhet ta përmend Skënder Hysenin, i cili
në Bruksel e humbi çantën me dokumente të marrëveshjes.
Historia
e Kosovës nuk njeh njeri më sharlatan, më të paditur dhe më të neveritshëm se
ky, prandaj, opozita duhet të bej një 'pastrim karmik' nga mbeturinat e saj!
Dhe
duhet ta dijë se kur Skënder Hyseni flet kundër qeverisë Kurti - e forcon.
Të
njëjtin efekt e ka edhe Molliqaj.
Sa
herë flet kundër tyre i qet pleh qeverisë dhe e rritë.
2.
Ndërsa opinionet ndryshohen, si këto gjethe vjeshte që po bien.
Kur
bien gjethet, siç e dini besoj, përtërihet rrënja e trungut.
3.
Është tallje e mençur:
Që
kryeministri kërkon këshilla nga opozita se si ia kanë bërë 'ata' që e kanë
bindur presidentin e Serbisë të pranojë t'ua nënshkruajë marrëveshjet!
-
'Mësomëni (tha) që edhe unë ta bind Vuçiqin të nënshkruajë marrëveshje edhe me
mua'!
4.
Është taktikë perfide e kryeministrit:
Të
thuash se për Brukselin marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ekziston (edhe pse
pa nënshkrime)...
por
për mua (tha), marrëveshje të panënshkruara gjen veç në mesjetë.
5.
Albin Kurti është i bindur se ju jeni budallenjë, prandaj tha:
'Unë
isha në gjendje ta nënshkruaj draft-Asociacionin, por Aleksandër Vuçiç nuk
pranoi.
Por
unë nuk e kam pranuar draft-Asociacionin, nuk do ta pranoja pa e parë ju dhe pa
e gjykuar në Gjykatën Kushtetuese'!
-
Pra, edhe ka dashur ta nënshkruaj, edhe nuk e ka pranuar.
6.
Është marifet:
Të
thuash 'po' kur e di shumë mirë se kundërshtari yt do të thotë 'jo', dhe kur e
di mirë se Gjykata Kushtetuese është e mbipopulluar me 'njerëzit' e t'u që do
të thonë siç ta do zemra ty - pra do të thonë: 'jo'!
-
Pra, Albin Kurti është i bindur se Asociacion s'do të ketë, prandaj e 'pranon'!
7.
Është mendimi im:
Lëreni
të zhagitet. Është temë e vjetëruar
Asociacioni.
Është
temë e harxhuar dhe të gjithë pa përjashtim, jeni fajtorë ose 'meritorë' për
të.
-
Plus që ne kemi halle tjera, nuk ia ndin 'kujt për Asociacionin!
8.
(Sa më përket mua, ju kam thënë se veç një Asociacion do ta pranoja: nëse do të
quhej 'Asociacioni i komunave të Veriut'.)
9.
S'e kam kuptuar kurrë se pse njeriu i mençur e jep moralin dhe jetën për një
pozitë të përkohshme...
po
shihet çdo ditë me shembuj se si rehatia nuk blihet me pare, as me famë, as me
pozitë, as me asgjë...
miliarderi
u varros midis lloçit në shi në mesin e varfanjakëve që deri dje s'i ka shikuar
me sy.
10.
Jo që është 'keq' të jesh i pamoralshëm, por nuk ke llogari.
11.
Është joetike:
që
kryeministri vazhdimisht e sulmon Hashim Thaçin në burg, dhe e shpall fajtor
(pa e gjykuar)...për mungesën e ushtrisë
inekzistente të Kosovës në Veri.
Çka
do të çosh në Veri?
Cilën
ushtri? Tankset?
Helikopterët?
Çka?
S'ke
çka çon!
-
Hashim Thaçi nuk ia ka kthyer fjalën NATO-s dhe Amerikës, ashtu siç ke vepruar
mirë edhe ti kur ta kanë kërkuar t'i tërheqësh njësitë speciale nga Veriu, dhe
i ke tërhequr.
12.
Është interesante që Albin Kurti e sulmon vetëm Hashim
Thaçin
(në burg).
Kjo
tregon se vetëm Hashim
Thaçin
e merr seriozisht.
Kryeministri
Kurti e ka të njëjtën prirje të gabuar si të Hashim Thaçit: kujton se 'ujkun e
bën dajë', duke i dhënë pozita, duke i dhënë pare, duke e lëmuar dhe duke i
afruar afër vetes armiqtë dhe bashkëpunëtorët e Serbisë, bashkë me mbeturinat e
ujdit.
13.
Gabon:
Sepse,
morali dhe besnikëria e njeriut nuk blihet as nuk fitohet...shkaku se nuk
ekzistojnë...'përveç zori njeriun e detyron të bëhet i mirë'.
Duhet
të ketë edhe njerëz besnikë dhe mirënjohës, por duhet gërmime arkeologjike për
t'i gjetur.
14.
E nëse i lejon shqiptarët:
Edhe
parkun arkeologjik Ulpiana e bëjnë 'Kompleksi banesor - Ulpiana', normal,
përveç emrit, ia ruajtur edhe një gurë të varrit, derisa të harrohet pak puna.
E
kaluara i tmerron shqiptarët, prandaj s'kanë kulturë të veten, siç po
vet-asimilohen çdo ditë për qejfi, sepse jetojnë sot për sot.
Çdo
gjë që e quajmë ne vlerë dhe traditë na e kanë ndërtuar pushtuesit. Kam thënë.
15.
E çka duhet të besh pra që të mbijetosh pa u turpëruar?
E
vetmja rrugëdalje është të jesh i ndershëm.
S'të
shpëton asgjë.
As
me mençurinë dhe as me dijen më të madhe në botë askush, e as Albin Kurti nuk i
fsheh dot gabimet dhe mëkatet e veta.
16.
Është paksa e dhimbshme:
që
ministri i mbrojtjes i Kosovës nuk arrin ta mbroj veten nga Dejona Mihali.
Grekja
nuk më pyeti, tha, m'u ulë në tavolinë dhe më mori në pyetje...si je a je mirë!
-
Mirë ta ka bërë.
17.
Kur A.S. dhe A.M. më kanë ftuar të jem pjesë e librave të tyre, që ta jap
mendimin tim për Ibrahim Rugovën, nuk kam pranuar.
Atyre
nuk ua kam thënë pse, vetëm nuk u jam përgjigjur thirrjeve të tyre.
Nuk
e kam njohur Ibrahim Rugovën, çdo gjë që di për të ishin 'kujtimet e shokut të
tij, Teki Dërvishit'.
Unë
nuk mund të bëj 'tregti' me kujtime të 'huaja'. Jo.
-
Nuk mund të 'përfitoj' nga kujtimet e askujt, se kam frikë...as s'di nga kush
kam frikë...
Dikush
ka fat i tutët veç një Zoti, unë tutëm prej kallaballëk zotërave....kam frikë
se s'është poetike, është e dhimbshme të ndërtosh emër mbi dhimbjet e tjetrit
në themel...!
18.
Kur e lexova lajmin se Lumiri po e çel shkollën 'Ibrahim Rugova', desha t'ia
uroj dhe t'i them: kryeje ti i pari atë shkollë.
Ibrahim
Rugova vdiq prandaj nuk arriti ta ndalonte 'Çantën e humbur' për ta përndkjekur
shokun e studimeve të tij, si qen i çartur.
Pse
Skënderi e përndiqte?
Sepse,
Tekiu e motivonte Albin Kurtin me shkrimet e tij.
19.
(Nëse më lejoni të plakem, gjithçka do t'ju tregoj, më vonë. Sepse, do gjëra
kërkojnë moshë të thyer për t'u thënë).
20.
Është lookizëm që Big Brother e lejon 'opinionisten' ta ofendojë një banor në
bazë të pamjes së tij.
Nëse
'opinionistja' e vazhdon punën , Klan Kosova e legjitimon diskriminimin më të
tmerrshëm, jo veç në bazë të pamjes, por dhe në bazë të gjatësisë trupore
(heightism).
Sa
herë gjendem pranë njerëzve më të shkurtër se unë, ngushtohem, mundohem të
kërrusem.
Veç
Edi Rama mburret që është i gjatë.
21.
Është Proverb biblik:
Fjala
të çon në mëkat. Prandaj, mbaje gojën mbyllur.
Njerëzit
e marrë si 'ajo' i shkatërron mungesa e sensit, mungesa e mëshirës dhe padija.
Tha,
jam gazetare: U këputa duke kërkuar 'një shkrim', 'një ide', një 'mendim' nga
'ajo' por nuk e gjej.
-
Nuk je gazetare dhe ti e di.
Edhe
këngëtarit i tha: 'të ka kaluar koha'.
Kur
i thua dikujt 'të ka kaluar koha', mund ta dëshpërosh aq shumë sa ta çosh në
vet-shkatërrim.
I
tha të njëjtit: fol për të kaluarën e grave tuaja.
-
Të isha si Ai, do t'i thoja: mbasi që qenka normale t'i përgojosh gratë e së
kaluarës fol ti e para për të kaluarën tënde, se s'ka njëri pa të kaluar.
22.
E në fund erdhën heronjtë.
Heronjtë
me parapagim.
Policia
e Kosovës u mitizua në Veri, dhe u konsiderua Heroike.
Ndërsa,
kur dolën në protestë për pare, i vunë çmim heroizmit të tyre.
Të
jesh polic është vend pune që paguhet me pare.
Heronjtë
janë tjetër temë. Temë e vjetruar.
P.S. Pra, nuk është me
rëndësi çfarë mendoni Ju për mua, me rëndësi është çfarë mendoj unë për Ju.
(Arrogancë
e përvetësuar po, ama mbretërore).
https://www.facebook.com/kimete.berisha