E enjte, 23.01.2025, 05:37 PM (GMT)

Mendime

Panajot Soko: Jam kundër kampit të refugjatëve

E hene, 06.11.2023, 07:33 PM


Panajot Soko:

Jam kundër kampit të refugjatëve dhe sinqerisht e them jo për shkak të ndonjë kahje politike. Po e lë politikën fare, po flas vetëm fakte.

Kampet e refugjatëve, kudo në botë, janë qendra kriminaliteti gjithfarësh, vrasje, përdhunime, prostitucion, drogë, grabitje. Çdo lloj krimi që njeh fjalori, kryhet në qendrat e refugjatëve.

Kampet e refugjatëve janë problem për lokalitetet ku dislokohen dhe për vende shumë më të sigurta se ne, me polici shumë më përgatitur si Franca, Gjermania e Italia, e jo më ne q? e dimë se në ç'gjendje e kemi rendin dhe sigurinë publike. Ç'kusur kanë prindërit të rrinë me frikë jo po ngacmojnë fëmijën, pronarët e dyqaneve qe po i vjedhin, vajzat në rrugë se po i ngacmojnë, të moshuarit se po i grabisin telefonin. Pse? Kur ne s'po ia dalim dot halleve tona, pse duhet të shtojmë hall mbi hall? S'ia kemi për borxh askujt.

Ç'na duhet ne të marrim përsipër nj? kungull që s'na e mban sqetulla. Kushdo qoftë arsyeja, kur s'e bën dot, s'e bën dot.

Por edhe sikur ata mos t'i sjellin problem banorëve lokalë, e zëmë se do mbyllen me tel me gjemba dhe nuk do dalin (që s'ka asnjë shanc se s'të lënë këto Organizatat e Të drejtave të Njeriut..) po e zëm?. Aty brenda në kamp a do të ndodhin krime? Plot. Do plasin vrasjet e sherret mes grupeve, nigerianët kundër etiopinëve, libianët kundër algjerianëve etj., do bëhet katrahurë që s'do ketë polici që t'i dali përzot. Siç ka ndodhur kudo ku ka pasur kampe refugjatësh, si në Greqi, Gjermani, Itali, kudo. Dhe në atë moment do të kërkohet ndërhyrja e policisë. Tani pse duhet të shkojë të rrezikojë jetën polici shqiptar, se bir nëne është dhe polici? Se ata afrikanë që vijnë këtu, gjysma vijnë nga vende në luftë civile. Dhe s'do jenë profesora ata që do të vijnë, po fundi i fundit. Dhe atyre iu pret shkurt amperi se ashtu janë mësuar andej nga vijnë, vrit ose do vritesh.

Tani kur ne e dimë këtë pse duhet rrezikojmë jetët e policëve, dmth shqiptarëve?

Shqipëria deri më sot ka mbajtur përgjegjësinë e atyre refugjatëve që kanë zgjedhur Shqipërinë si vend-kalimi dhe s'i kemi rënë qafë askujt. Ata që kanë kaluar këtej kemi menaxhuar vetë. Dhe këtu fillon dhe mbaron obligimi i çdo vendi. Nuk kemi tokë për ta kthyer në vend-depozitim refugjatësh.

Nëse Rama do të bëjë xhymertin që italianët të mbyllin gojën për drogën, le të shkojë të blej? ndonjë ishull (se lekët i ka..) dhe t'i çojë aty. Nuk na ka dalë i tepërt Shëngjini që ta kthejmë në kamp refugjatësh dhe ta shkatërrojmë një herë e mirë. Dhe jo vetëm Shëngjinin, po aanjë qytet, fshat, mal apo fushë. Se me ato dyndje emigrantësh që priten në vitet e ardhshme, s'është çudi që këtu Shëngjini të jetë i pari, po jo i fundit..,

https://www.facebook.com/PanoSoko2021



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora