Përjetësi » Lushaj
Tahir Bezhani: Kujtim apo përmendore përjetësie, ti o miku im i shpirtit
E shtune, 11.11.2023, 07:57 PM
Fotoja
e mbramë me mikun tim, poetin Zeqir Lushaj, fillimtetor, 2021, Gjakovë
KUJTIM APO PËRMENDORE PËRJETËSIE, TI O MIKU IM I SHPIRTIT
(Kushtuar
Zeqir Lushajt, në dyvjetorin e vdekjes)
Nga
Tahir BEZHANI
Rrugëve
të zbrazëta
Kujtimet
i kanë hapur sytë
Avullim
lotësh e shikime të venitura
Mes
pishave jehonte buzëqeshja
Kur
hurbnim kafenë
E
gotat i cakërronim
Në
rrasën e gurit si sofër
Në
atë qosh të oborrit të shtëpisë
E
valët e detit shkumëzonin mallëngjimeve
Flladi
valëviste blinin e Grisë
E
ti shkriheshe i tëri
Prej
gëzimeve të miqësisë
Aty
e kishe mbjellë vendlindjen
Edhe
një pjesë të Dardanisë
Tani
u bënë dy vite
Kur
tinëzisht ike nga kjo botë
Na
le të shtangur
Me
kujtimet si statujë e ngrirë
Oh
sa rëndë
Vazhdat
e lotëve përshkohen boçës së mërdhirë
Ngujore
e oborrit gozhduar dhimbshëm
Deri
në shpirt e pa harruar
Kafeja
e buka e shtruar
Për
miqtë e shokët e shpirtit
Një
lehje qeni cijatje e uritur
Dëgjohej
oborrit të zbrazët
I
hutuar shikonte zbrazësinë
Nuk
lejonte besniku futjen brenda
Pa
qenë aty i zoti shtëpisë
Qante
në heshtje nga mërzia...
Tani
nuk di
Ajo
kafshë a ka ndërruar vend...!
Këtë
verë që iku erdha në Shëngjin
E
rreshka lëkurën
E
sytë u enjten në mallëngjim
Tash
bebëzat e syve
Me
hidhërim shikonin kodrën
Rrëshqitnin
mbi kulmin e shtëpisë sate
E
piskë më vinte zëri yt
”Ku
je o nipalan
Eja
e ngjitu lartë se kemi mjaft vend”
Tash
si mjegull më përftoi para syve
Figura
jote e ndritur nëpër mote
Nuk
erdha nga Shëngjini në Malësi
Pa
e takuar miken tënde Domenikën
Kafe
me pi
Dhe
për asnjë çast nuk të hiqnim goje
Se
na le të mbjellë kudo miqësinë
Adilin
në Prishtinë, Sejdiun në Pejë
Domenikën
në Shëngjin...
Si
në ëndërr të shikoj
Në
tavolinën e gurëzuar
Me
kafenë para e gotën e rakisë
Duke
na thënë “gëzuar”
Siç
e kishe traditë
Koha
ikën e vitet treten
Kujtimet
shprushin zjarrin si në dimër
Prore
i skalitur
Do
mbetesh përmendore
Rrugëtimeve
të jetës nëpër mote
O
miku im i shpirtit
(Gjakovë, 10 nëntor
2023)