Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Pa dorëza...!
E hene, 31.10.2022, 09:13 PM
PA DORËZA...!
..Ose...
pardhënie për lexuesit...
Nga
Zeqiraj Lushaj
Një
njeri i ditur,ka thanë: …”Gjithçka që sotështë e vërtetë, nësër mund të jetë e
dyshimtë”!
Jeta
jonë në këtë vend të shqiponjave e vërteton këtë thënie, ndoshta, katërcipërisht!
Po,
pse?
-Një
dreq e din sepse, por, ajo që është – është. Dhe, nuk e luan as topi i
allamanit,- siç thotënjë fjalë e vjetër e popullit.
Kërkush
më shumë se ne, njerëzit e letrave, e sidomosgazetarët e shtypit të shkruar,
nuk e ndjen peshën permanente të kësaj thënie proverbiale.Sepse,ne, flasim e
shkruajmë; përditë, esi i thonë fjalës, e zeza mbetet mbi të bardhën. Ec e merre
me mend miku im se, si do të duken fjalët tona …nesër, pasnesër, tjetër
pasnesër, … sivjet, sotmotmot, mbas shumë mote…, e, ku ta di unë?! Tjetri
(kushdo qoftë ai), po të dojë, një ditë “ta zën kokën” me një fjalë: - Kështu
ke pas thanë!
Jo
për ndonjë profeci, por, me shumë dashamirësi e sinqeritet, marr guximn dhe kam
kënaqësinë (me gjithë ndonjë rezerve të vogël, të kohës që ka ecur, sigurisht,
përpara),të ju parasqes shkrimet e mia të kohës së tranzicionit,
përgjithësisht, të këtu e rreth 20 vjetëve më parë, e në vazhdimësi, deri sot…!
Shkurt llafi: - Fjalë-tranzit!
Besoj
se do tëmirëkuptohemi. Me nga pak lëshime, në të dy krahët. Jo në krahët
partiakë, majtas e djathtas, por në të dy krahët e pavdekshëm në shekuj: -
shkrues dhe lexues!
Ju
kërkoj falje për këshillën, por jeni të lutur, t’i lexoni këto shkrime, me
frymën e kohës, kur janë botuar ato. Përpiquni t’i rivendosni në atë kohë, por,
gjithnjë, keni të dretjë e jeni të lirë t’i peshoni ato, me vlerën që duhet të
kenë edhe sot. Do të jem i kënaqur,nëse, në ballancën tuaj si lexues, shkrimet
e mija, do të peshojnë diçka, qoftë edhe sado pak… Në fund të fundit, ajo do të
jetë pesha reale e mendimit tim, për në atë kohë kur ështëshfaqë si mendim, por
edhe sot! E për mandej, shpresoj se, do të flasim prap, por i lutem Zotit që,
jo gjithmonë me fjalë-tranzit!...A, dakort?
Me
dashamirësi e tolerancë tëplotë, ju siguroj se do të pranoj çdo vërejtje (edhekeqdashëse,
larg qoftë), pa asnjë replikim ambicioz.
Është
normale që gjithkush prefereon një dyqan! Gazetat dhe librat, sallat e leximit
e bibliotekat, urtia jonë popullore, me kohë, i ka quajtur; “dyqani i Mendjes”…
Në Dyqanin e mendjes, nuk ka, asnuk duhet të ketë qefmbetje as “kusur”!...Amen
!
-
Ju falëmnderit që po e lexoni këtë libër!
Me
përgjegjësi ndaj jush, autori
“RUAJU TË KEQES TË MOS
BAHET VES…”
-
Urtia e popullit, mësim për disa poitikanë të ditës –
Nga kush të ruhemi?
Njeriu
tërë jetën ka nevojë të ruajë veten.E, roja nuk është frikë, roja është
mençuri. Po nga kush të ruhemi, do të thotë tjetri? – Nga të liqtë, - është
përgjigjja. Se tërë jetën, njerëzit kështu kanë qenë, disa trima e njerëz të
mirë,disa të këqinj. Ai që është trim ruhet.Por, trimidin edhe të të ruaj ty.I
ligu as din të ruhet, as di të ruaj. Pra,kujdes nga ai.
Trimi
kurr nuk ngutet, i ligu po.Trimi edhe të vret, por ai di edhe të të falë. Trimi
nuk vret me kokën e nxehtë, pra nuk kërkon të ja lërë “trimërinë”
gjaknxehtësisë. Fatkeqësisht, edhe ligjet në disa raste ia mbajnë anën të
ligut! Se “gjaknxehtësia” hyn në kushtet lehtësuese. Të ruhemi,- na mëson urtia
e popullit ndër shekuj. Po prap pyesim, nga kush të ruhemi? Nga të liqtë! Po ku
janë ata?
Ruaju
nga i ligu, nga ai që edhe po ta godasësh, turpërohesh ti, edhe po të goditi
ai, turpërohesh përsëri ti, namëson mendëtari i pagabueshëm,populli.
Jemi
trazuar si rrallë ndonjëherë në histori.Kurrë nuk kanë qenë kaq më pranë e
pranë imiri dhe i keqi, i urti dhenoprani.Ndaj, duhet ruajtur drejtëpeshimi.Se
e mira është si burimi me pak ujë, i pashterrshëm. Ndërsa e keqja,ka vetëm një
vrull,si uji në pus.
Porosia e hajdutit plak
Kur
u lodh hajditi plak e nuk mund të vidhte më, thirri të birin.ia dorëzoi
zotshpillakun dhe bashkë me të edhe zanatin, hajninë. Por i la edhe një amanet.
Ai i tha: “vathën e filanit, kurr mos elakmo. Kam tërë jetën që vjedh, e vathën
e tij nuk kam mundur me e vjedhë”! Djali, që mori drejtimin e zanatit të të
jatit, u bë kurajoz se”si nuk mund të vidhet filani”!,dhe fill, që natën e
parë, sulmoi vathën etij. Kërceu mbi gardh e hyri mes deleve. U trembën delet.
I dëgjoi çobani dhe, hop, me psuhkë në dorë mbi gardh.”Mjaau”, bëri hajduti dhe
u fut poshtë leshit të gjatë të dashit të tufës. Bariu mendoi se delet u
trembën nga macja. Dhe ra i qetë të flejë.Hajduti therri disa dele,mbushi
thesin me mish, drejtë e në shtëpi. Duke ngrënë mish të majm, gjithë qef, babai
epyeti:
-
Ku emore?
-
Tek ai, që ti tërë jetën nuk ke mund me e vjedhë,- tha djali.
-
Mos,- tha plaku.-Po më duket sepo ha kokën tënde o bir.
-
Por, ja që mbaroi mishi e hajduti u nis prap, se ia la embël rruga e parë.
Prap, tek vatha e “filanit”.Prap, kur u ngrit çobani, ky u fut poshtë dashit
dhe bëri “mjaaun”.Por, tani e njihte çobani atë”mace”. Bam pushka, e hajduti
vdekur, nën leshin e ogiçit.
Një
herëgabon gjithkush. Një herë, edhe mund të të falet.Një herë, gjithkush mund
të bëjë “mjaau”. Veç kujdes, mos bëj dy herë “mjaau”. Sa bukur e thotë kënga e
popullit: “Ruaju të keqes, tëmos bahet ves…”
Trimat nuk dhunojnë
“Gjaku
lahet me gjak”, - thotë Kanuni i Lek Dukagjinit. Dhe bie në kundërshtim me të
gjithë ata historianë që thonë se kjo ka nxitur gjakmarrjen, vëllavrasjen.Unë
nuk them ashtu.Përkundrazi, “gjaku me gjak” e ka kufizua vrasjen.Gjaku për
gjak; do të thotë “E vrave tjetrin, bleje qefinin,do të vritesh edhe ti”.
“Pushka
është e pastër”,-na meson populli. Sa domethënëse është kjo. Sepse, pushka nuk
të koritë, nuk të turpëron.Trimi vret,por trimi edhe vritet.E vrasja e hijshme
(ka dhe vrasje të hijshme) nuk është turp.Kurrë, në asnjë kohë populli ynë nuk
e ka pranuar dhunimin.Bile është
dënuar e shpaguar më shtrenjtë se vet gjaku. Se dhunimi, e përsëritim, është turp,turp
i madh.Jemi një komb vital,deri i çuditshëm.E respektojmë shumë të vdekurin.
Dhe kur i drejtohemi hasmit pushtues nuk i themi “mos më vra e mos më pre”,-
por “mos ma shkel barin ndër vorre…”. A
nuk është ky një varg ndër më rrënqethësit i krijimtarisë popullore? Pra, e thënë
më shkoqur, “Trimi ka punë me të gjallët, e jo me të vdekurit”.
Lexoji
mirë këto rresha o ti, i paudhë, o ti që nuk dua të di dhe as të të dëgjoj
emrin, o ti që në pikë të mesditës sulmon varret, përdhosë monumentet! Vëri gishtin
kokës, o i tromaksur! Flas kështu, vetëm për një traditë shqiptare. Gjaku edhe
falet, dhunimi jo, kurrë e për të gjallë. Se, siç thamë, ai është turp. Dhe jo
për atë që dhunohet, por turp për atë dhunon.
Gjakun e lanë personi,dhunimin nuk e lajnë as brezat. Mos harro, as
brezat!
Zemra e nënës nuk mallkon
Është
disi e njohur ajo historia që një djalë, ifutur në rrugën e krimit, si provë
besnikërie ndaj rrugës që kishte marrë, e ther të ëmën, t’ia heq zemrën e ta
çojë si dëshmi tëtrimërisë së tij (lexo: të sadizmit të tij). Duke vrapuar me
zemrën e nënës në dorë, u pengua dhe u rrëzua.Zemra e nënës, ndonëse e shkulur
nga krahnori, i foli: “a u vrave bir”! Ah, zemra e nënës! Ajo nuk mallkon.Se
është zemër nëne.
Jetojmë
kohë tallazesh të mëdha. Më vijnë në mendje vargjet e Kadaresë “Jashtë era gjëmonte, jashtë gjethet binin…”
Po bien jo pak “gjethe”, sado që në tokën e vet bien.
Po
bisedonim këto ditë për një drejtues rinie që u “demokratizue” brenda nate dhe
e dorëzoi dokumentin e Partisë sëPunës me një deklaratë servile,qyrranjoze.
Është e drejta e tij të “martohet” prap por jo duke sharë burrin e parë! Nuk poia
zë emrin, se ai vet shkeli në emrin e deridjeshëm. Dhe, si përdeq, as emrin nuk
e ka shqiptar. Kur lindi kyfarë burri, me sa duket, dikush ka shkuar pas modës
së emrave të huaj, të kohës allaruse. Tani që lindi pluralizmi, emërmbajtësi po
don t’u hyjë në qef demokatëve antirus.Ai që ndërroi parti, s’e ka për gjë të
ndërrojë prap edhe emrin.Në mos të tijin, të paktën të ndonjë fëmije që mund t’i
lindë. E kuptueshme! Duhet ecur me kohën!
Si lidhen gjërat. Ç’paradokse politike!
Nuk
po zgjatem, veç po them atë që më tha një trim nga Labëria, një burrë i
nderuar, Muman Saliu. “Nuk ngeli Berati pa dhallë,pse ngordhi një dhi në
Velabisht”!
Erërat
vazhdojnë. Gjethet po bien e do të bien prap. Ca bijë të nënës (Shqipëri) kanë
marrë turravrapin me zemrën e sajnë dorë. Veç një porosi kam: kujdes mos
pengoheni, kujdes mos rrëzoheni. E,po u rrëzuat, do të dëgjoni një zë që ju
flet:”A u vrave bir?”.
Ju
flet, flet zemra e nënës! E nënës së vërtetë dhe jo e njerkes. Zemra e nënës,
që kurrë nuk mallkon!
(Mars,
1991)
____
Shkëputa
këto dy shkrime të Zeqir Lushajt, nga libri ‘”Dyqani i mendjes”. Të
parin, si udhëzim se si të lexohet i dyti dhe i tërë libri. Në kujtim të
njëvjetorit që Zeqir Lushaj shkoi në amshim, por na la vepra e fjalë të cilat e
bëjnë të paharrueshëm dhe të pavdekshëm. Ndjesë e dritë paste!.
(Enkas për “Zemra Shqiptare”, Adil Fetahu)