Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Rugova - Bogdani
E hene, 11.04.2022, 07:57 PM
Zeqir Lushaj
RUGOVA - BOGDANI
(Triptik)
1.PROFETËT
Mbas 300 vjet vdekje,
Braçja i rugovasve,
(si kërkush tjetër)
Na e solli të gjallë
Pjetër Bogdanin,
Me “Çetën e profetënve”,
Të Vet.
Bogdani,
E shtrëngoi aq shumë,
Rugovën,
Nuk e la të dal nga “Çeta…”,
Rugova,
Hyri te Bogdani,
Si studjues,
E mbeti në krah të Tij,
Profet!
2. DOKTORËT
Doktor Bogdani,
I pari doktor,
Në filologjinë shqiptare.
“Çeta e profetënve”,
I pari libër,
Në vatrat tona.
…Doktoratën,
Ja njofti Rroma!
Doktor Rugova,
Presidenti i Parë,
I Kosovës së lirë.
Flamuri i paqës,
Më i rreptë se shpata,
Aaah, sa mirë!
Bogdani – Rugova,
Dy doktorë të penës,
Të dy profetë,
I lidhë mesazhi:
– Armët në gozhdë!
– Fjala, në vend të vet!
3. PRISHTINA KRENOHET
Bogdani,
Lindi në Hasin e Gurit.
Presidenti Brahim,
Në bjeshkët e Rugovës.
Drini ju mbledh krahët,
Rreth e rrotull,
Kan në mes,
Shushurimën e Valbonës.
Bogdani,
E la Rromën,
Rugovës,
Nuk ja prishën,
Mendjen në Paris.
Shkrinë jetën,
Për Kosovën Dardane,
Shpirti u dorzua,
Aty, ku u nis.
Hasi,
Ngushëllon rugovasit,
Kullën e Rrustës 1)
Për birin e Tij,
Prishtina krenohet.
Krenohet,
Për të dy doktorët,
Dhe…,
I shtërngon në gji!!
./.
1) Kulla e Rrustës – Kështu quhet trolli ku lindi I. Rugova.
Shenim: Ky triptik “Rugova-Bogdani”,është nxjerrë nga libri me vjersha “Lisi i shkruar” i autorit Zeqir Lushaj, botuar në Tiranë 2009 (Kristalina KH) ISBN :978-99956-43-02-7
Zemra Shqiptare, 09.04.2011