Përjetësi » Lushaj
Tahir Bezhani: Dje në fshatin Gri të Krasniqes - Tropojë, u varros Zeqir Lushaj
E premte, 12.11.2021, 08:55 PM
DJE NË FSHATIN GRI TË
KRASNIQES-TROPOJË, U VARROS ZEQIR LUSHAJ
NGA
TAHIR BEZHANI
Me
11 Nëntor 2021 në ora 13 00, në fshatin e lindjes Gri, të Krasniqes, Tropojë, u
varros biri i nderuar i kësaj ane, gazetari, publicisti, poeti, shkrimtar e
atdhetari i devotshëm i çështjes kombëtare, z. Zeqir Lushaj. Në varrimin e të
ndjerit morën pjesë disa qindra qytetarë të rrethit të Tropojës dhe disa
qyteteve të Shqipërisë, Kosovës, miq e shokë të shumtë të z. Zeqir Lushaj, të
cilët me lot në sy e dhimbje të madhe, ia dhanë lamtumirën e fundit këtij
doajeni të jetës dhe kulturës sonë
letrare e publicistke.
Zeqir
Lushaj u varros në fshatin Gri të Krasniqes së Malësisë së Gjakovës me porosinë
e tij, nga se vendlindja e tij e dashur Gria, ishte më e dashur e madhështore se sa Amerika ku i kaloi
afër njëzet vite jete e pune. Dëshiroi poeti t’i pushojë trupi në dheun qe e
lindi dhe e rriti, dëshiroi që edhe në atë jetë të jetë pranë babait të tij,
Sadik Selmanit zëmadh, i cili ishte i njohur në tërë Malësinë e Gjakovës për
bujarinë, fisnikërinë e mençurinë nëpër breza. Aty, te Blini, te ai simbol i pritjeve
bujare të udhëtarëve të lodhur nga largësitë, nga Lekbibaj, ku i priste buka e
kripa dhe fjala e urtë e Sadik Selmanit.
Mu aty deshi edhe Zeqir Lushaj që t’i pushojë trupi në përjetësi, rrethuar me bukuri të rralla të atyre Alpeve, nën hijet e gështenjave pambarim. Nuk është e rastit dëshira dhe amaneti i tij për t’u varrosur në fshatin e lindjes, Gri, kur e dimë se penda e mprehtë e poetit Zeqir Lushaj, kurrë nuk ka pushuar se shkruari për vendlindjen, Tropojën, Valbonën, bjeshkët e bukura dhe gjithë atë hark Alpesh me bukuri mahnitëse, për ata njerëz që i deshi aq shumë. Gjeneratat do ia lexojnë veprat dhe do ia vlerësojnë e shpërblejnë gjithë punën e tij. Në këtë tubim mortor, pranë varrit të ndjerit Zeqir Lushaj, mori fjalën miku e shoku i pandashëm i jetës studentore e deri në ditët e sotme, z. Sabit Lleshi, i cili foli për jetën, punën dhe veprën e z. Zeqir Lushaj, si student, gazetar, pedagog, atdhetar, publicist e krijues i disa veprave poetike e jo vetëm.
Në
biografinë e të ndjerit z. Zeqir Lushaj, vend të veçantë zë jeta plot
përplasje gjatë kohës së tranzicionit në
Shqipëri, i cili qe i detyruar që të merrte rrugën e largët për në SHBA, si
shumë të tjerë, për të mbijetuar krizave të thella në Shqipëri. Atje qëndroi me
bashkëshorten Sabrien për afër njëzet vite, ku kthehet në atdheun e tij të
dashur, Shqipëri, në Shëngjin, për të filluar jetën e re, ndërsa djali i vetëm,
ishe vendosur në shtetin e Zvicrës, ku ndodhet edhe sot.
Dje,
dita e enjte, e 11 Nëntorit 2021, do mbetet një nga ditët më të dhimbshme në
kujtesën e shokëve e miqve të z. Zeqir Lushaj, të cilët ia dhanë lamtumirën e
papritur, të hershme, këtij kolosi të kulturës sonë kombëtare. Me lot në sy
vargohej kolona e njerëzve në drejtim të Bajram Currit, duke lënë prapa një
varr, një dhimbje që nuk harrohet kurrë....
JETA
ËSHTË E MBUSHUIR ME KONTRASTE TË THELLA....
Jeta gjithmonë sjellë befasira, kontraste të papritura, të hidhura, të papërballueshme, të dashura e kështu me radhë. Kush do të më bindte me datën një tetor, se pas një muaj e pak, do i shkoja në varrim mikut tim të dashur, poetit e njeriut emblematik të kohës sonë?!.... Kurrë nuk do e besoja! Por, jeta i ka këto të papritura, befasi që të provokojnë deri në shpirtë. Nuk do e harroj kurrë takimin e kësaj dite të një tetorit në Shkukës të Gjakovës, kur erdhi me dr. Domenika Gjekmarkaj, (Kapllaj), bashkëshortin e saj, motrën e dy nipa nga Shëngjini. Pas një orë ndeje donim të ishim bashke edhe të nesërmen në Tropojë, Valbonë e kudo, por nuk ishte e mundur.
Në
kujtimet e mia mbetën përgjithmonë të paharruara takimet që nga i parë deri
te i fundit, dita e një tetorit, foto që
më përcjellin kujtimet e pasosura dhe respektin e pa harruar kurrë....
Njerëzve
të mëdhenj e të dashur, ua kemi borxh kujtimin, mos harresën e përjetshme,
sepse ata na obligojnë me veprën e tyre.
Pushofsh
në Paqe miku im i shtrenjtë dhe i paharruar kurrë!...
Takimi i fundit me Zeqir Lushaj, motrën e tij dhe Dr. Domenika Gjekmarkaj, 1 tetor, 2021