Përjetësi » Lushaj
Aurel Dasareti: Vdekja e një miku është si të humbasësh një pjesë të vetes
E enjte, 11.11.2021, 02:00 PM
Vdekja e një miku është si të humbasësh një pjesë të vetes
Nga
Aurel Dasareti, USA
Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i tmerrshëm. Ndërroi jetë miku im
i madh, intelektuali dhe atdhetari Zeqir Lushaj.
Pusho në paqe, vëlla.
Shumë ngushëllime familjes. Mendimet e mia shkojnë tek të gjithë të
afërmit. Ngushëllime edhe Redaksisë së Zemra Shqiptare. Nuk kam
fjalë...shumë trishtim...Unë jam me gjithë zemër me ju.
Hidhërimi
nuk kalon. Thjesht merr një formë tjetër. Një pikëllim është i ngjashëm me
detin. Për të filluar, valët janë shumë të mprehta. Më pas vijnë fryrjet, por
nuk do të ketë më pamje nga deti.
Ky është
ngushëllimi im i vetëm sot. Ky pikëllim nuk ka efekt prapaveprues. Ky pikëllim
sot nuk mund të fshijë ngjyrat e së djeshmes. Miqtë e mirë janë si yjet. Nuk i
sheh gjithmonë, por e di që janë gjithmonë aty.
***
Gjithkush ka të drejtë për kujtime.
To:zeqirlushaj@msn.com
Mon, 9
Jun 2014 at 02:22
Për ty dhe familjen tënde, por edhe për kombin
shqiptar ke bë shumë mirë që je kthyer, por shqiptaro-amerikanët me largimin
tënd kanë “humbur” një njeri të madh. Mua personalisht më vjen keq pse je
larguar...Ti më kupton...
Zeqir Lushaj <zeqirlushaj@msn.com>
Mon,
20 Jan 2014 at 01:03
Aurel Djali,
Te njoftoj se kete 8 Mars 2014, miku jot Zeqir Lushaj mbush plot 65 vjet....
Mon,
20 Jan 2014 at 01:34
To:zeqirlushaj@msn.com
Së pari here të uroj që të mbushësh edhe disa here nga 65
vjet, sepse në kohet e sodit është krejt normale takimi në rrugë i një numri
shumë të madh të personave mbi 95 vjet. Marrë pjesë në gëzimin tënd se i
kthehesh atdheut por pasi jam pak egoist, më vjen keq se lëshon Amerikën...Në
një gjë jam i sigurt, në Shëngjin e Tiranë do të kesh një jetë shumë më të
pasur (nga ana emocionale, sociale - ku nuk do të mungoje edhe ajo financiare);
do të jesh shumë më afërt atyre me të cilët ke kaluar një pjesë të jetës,
sidomos djalit (Lulzimit) dhe familjes së tij që është familja jote. Zvicra nuk
është aq larg nga Shqipëria... Shëndet të pashtershëm, Aureli
Mon,
20 Jan 2014 at 01:38
Faleminderit Aurel djali.
Je nje mik shumë i mirë.
Z. L.
Ne që vajtojmë vdekjen tënde
Nga jeta në vdekje
Rruga ishte aq e shkurtër
Ne nuk mund ta kuptojmë
Që ti ke udhëtuar larg.
Me durim ke vuajtur,
Tani pusho në paqe.
Se ti ke ikur,
Ne kuptojmë,
Por në zemrat tona
Nuk të harrojmë.