Përjetësi » Lushaj
Gëzuar 84 vjetorin e lindjes, Prof. Kolë Tahiri
E diele, 17.05.2020, 08:10 AM
GËZUAR 84 VJETORIN E LINDJES, Miku i ZemraShqiptare Prof Kolë Tahiri.
Intervistë
FLAS ME NJË PROFESOR-PSIKOLOG
- Përcillini 5.550 fjalë, në 30 përgjigje të dhëna nga Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI, gjatë një interviste të gjërë me redaktorin e Kulturës së ZSh-së, Zeqir Lushaj -
Hyrje: - Një burr
i mençëm atje në Malësi, kur njerëzit i drejtoheshin: -A po më kallxon diçka o
Filani, përgjigjej: -
I.
Jeta epike në Nikaj-Mërtur dhe Kolë Tahiri.
1. - A jeni i kënaqur profesor Kola:
- Nga student në kryeqytetin e Lindjes, Moskë…, tani pensionist në kryeqytetin
e Perëndimit, në Bruksel?
Pergjigje: -
Në kryeqytetin e BE, vazhdoj punën studimore dhe
botuese. Mbretëria demokratike e Belgjikës, familjarisht më garantoi të sotmen
dhe të ardhmen. I jemi mirënjohës. Gjatë jetës, shpeshherë më është kujtuar
shprehja popullore: “ Kur shkulet guri
nga
2. Duke harruar per një çast metropolet e mëdha të Europës, si e përkujtoni fëmijërinë kur kullosje qingjat në Kore të Mërturit? Deri ku guxonte andrra juaj aso kohe?
Pergjigje: - Ah!, fëmijëria, kurora më e bukur e jetës së
njeriut. Cilit nuk i drithërohet zemra kur e kujton?! Fatkeqësisht, fëmijëria
ime ka qenë e ngarkuar, plus varfërisë edhe me peshen e emocioneve e frigën e
luftës. Jeta baritore, bjeshka, njerëzit, varfëria proverbiale, perjetimet e
thella, patën lënë në vetëdijen time gjurmë të pa-harruara per tërë jetën…
Ëndëra ime e viteve të fëmijërisë ka qenë: - të vazhdoja shkollën, të vazhdoja
mësimet.
Pergjigje: - Shumë! Sa më s’bën. Nuk i shpreh dot me fjalë
ato emocione, atë mall e dashuri që ndiej pikërisht per ato vende: per
vërrinin, per bjeshkën, pyjet, krojet, rudinat, çetat, ru-pat, thepat,
shtigjet, bagëtinë, çobanët e çobaneshat, njerëzit e gjithëçka tjetër të atyre
mje-diseve që per mua mbeten përrallore. Sa më larg vendit tënd dhe per sa më
shumë kohë që të shkëputesh, aq më teper të zhuritë malli per çdo gjë që lidhet
me vendlindjen. Çobaneshat, në
bjeshken tonë
4.
A mendon, se ke shprehur vetveten në librin, rreth 400 faqe që i keni kushtue
babait tuaj të nderuar Tahir Sheremetit? Cili keni qenë më i mençëm: Tahiri
analfabet, apo Kola prof. dr. i psikologjisë?
Pergjigje: - Në atë liber të nisur thjeshtë per mahi, por që
më vonë u bë itimend (i vertetë) kam shprehur shumëçka. Libri është i Atij,
(pra i babës), unë vetem kam bërë konceptimin, kam hedhur materialin, grupuar e
evidentuar mesazhet që percjellin.
Krenohem, që humori i tij gjurmëlënës ka qenë i pelqyer nga bashkëkohësit dhe
vazhdon të kujtohet. Kan qenë krenari per mua vlerësimet e bëra per këtë botim
nga poetet dhe shkrimtarët e mirënjohur, si Anton Papleka, Hamit Alia,
publicisti Marash Mehilli etj.. Mbi të gjitha është një liber kujtesë. Ai u
thotë lexuesve: - Kurrë më, mos lejoni që të ndalohet fjala, të vritet fjala.
Se fjala i ka me vete LIRITË ! Është rasti të ju falënderoj edhe Ju e revisten
tuaj ZemraShqiptare që i keni dhënë goxha vend këtij botimi. Per krahasimin e mençurisë më erdhi ne mendje rasti i atij malësorit të
urtë të cilin kur e pyeten djemët e vet (njëri merrej me punët bujqesore,
ndersa tjetri me ato blegtorale), se cili prej tyre ishte “më i mençur” dhe
“kishte burreri” më shumë, iu pat pergjigjur: “Per punët e bujqësisë, - i tha
të madhit,- je ti më i mençur”, e “per punët e blegtorisë, - iu kthye tjeterit,-
je ti më i zoti e më i mënçur”, per burrenine tuaj flasin të tjerët (katundi).
5. Si pjegohet nga Ju, si psikolog që
jeta aq e varfer dhe e zorshme në malet tona na ka hyrë kaq thellë në shpirt
sa, as që mund të shkulet dot?
Pergjigje: - Shkaqet kanë të bëjnë me tezën e psikologjisë së moshave. Vitet e para (Frojdi thotë, 5 vitet e para) të jetës së njeriut lënë vulë, gjurmë ta pashlyera per tërë jetën. Në moshen 80 vjeçare, Leon Tolstoi pat thënë: “Kam mesuar më shumë, nga lindja deri në moshen 5 vjeçare, se sa ne vitet e tjera të jetës”. Një Papë i Vatikanit ka thënë: “M’i jepni femijët e Botes, nga lindja deri në moshën 5 vjeçare dhe tërë Botën do t’a bej katolike!”. Truri, në rritje e sipër i ngjan sfungjerit, i cili thithë çdo gjë që i jepet në shqisa e rroket nga perceptimi direkt i shoqeruar me emocione e ndjenja delikate, gjurmëlënëse. Të dhenat “ma-gazinohen”, per t’u ruajtur, në forme gjurmësh, mbresash, imazhesh dhe perdorur sipas nevojes. Jeta e zorshme, varferia, mjerimi dhe perpjekjet per t’i perballuar ato, perjetohen thellë emocionalisht, brumosen në vetëdijen e atij që i provon, nuk shkulen tërë jeten. Niçe thekson, se “ Vetem vuajtja fal urtësi” dhe se “Dhëmbja e urtëson njeriun”. Ato, lënë gjurmë në jetë, më tepër se pasuria dhe jeta e dhënë pas qejfeve. Per me tepër, këtu implikohet edhe bota e se Pavetedijeshmes Kolektive, e quajtur nga Karl Gustav Jungu “Arketipi Kolektiv”, i trasheguar e percjellur në shekuj, ngjizur brez-pas-brezi, i cili shfaqet në forma nga më të larmishmet në jetë e krijimtari. Kam pershtypjen se edhe jeta e të dy protogonisteve të kësaj interviste, pra e imja dhe e jotja Zeqir, “çon ujë në këtë mulli…!”.
II. Bota e librave dhe ndergjegj-ja individuale.
1. Kur e ke kuptuar se magjia e librave të ka bërë per vete?
Pergjigje: - E kam ndjerë konkretisht se “magjia e librit” më ka rrembyer perjetesisht, si-domos atë vit, kur varferia me shkeputi per gati dy vjet nga librat. Libri më mungonte tme-rresisht. Në këtë situatë, në ajrin e fresket të bjeshkës, me bagëti, një si rreze drite “hyjno-re”, per shpirtin e mendje time u bë leximi dhe mësimi permendësh i disa prej këngëve të Lahutës së Malsisë, të cilat u vulosen perjetësisht në kujtesen e shpirtin tim të njomë…Falë sakrificave të nënës sime të ndjerë, Sube Alieja (Hasaj), e cila më dhuroi jeten dhe me shumë mundime më dha shkollen u ktheva në Shkoder, rifillova mësimet. Kurdoherë i kujtoj me respekt e mirënjojhje ata qe krahas nënës sime më kanë dhënë perkrahjen e pare, si Nikë Zogu (Pjetërnikaj), Ukë Hamza (Kuka), ish mësues në Shëngjergj, Dedë Zefi (Hasaj) dhe per zgjedhjen e deges, Evrinomi Panda, ish profesoresha e psikologjisë në shkollë të mesme.
Që ateherë e deri më sot nuk iu ndava shkollës dhe librin nuk e lëshova nga duart.
Në shekullin e XX-të, jeta pa librin nuk kishte kuptim, ashtu siç nuk ka sot pa internetin. Libri per ata që dinë të “lexojne” kur-doherë ushtron ndikim të pazëvendësueshëm në formimin e ndergjegjes së njeriut dhe besoj, se kështu do të vazhdojë edhe per shumë kohë.
2. Ku je ndie më rehat në profesion:
pedagog, studjues, historian apo si publicist?
Pergjigje: - E kam ndier vehten mirë në secilin prej këtyre
pozicioneve, por më mirë, ose siç thuhet, jam ndier në “karrigen” time: si
pedagog në universitet afro dy dhjetëvjeçar. Sinqerisht i jam permbajtur porosise së
Niçes : “Një filozof per të qenë i respektuar duhet të predikojë nëpërmjet të
shembullit të vet”.
3. Pa e politizuar problemin, në ç’farë raporti e shihni traditen arsimore të Lindjes me at’ të Perëndimit dhe ç’ka mendon per këtë raport?
Pergjigje:
- Tradita Lindore jepte informacion duke vene theksin në formimin mendor, në
kujtesen mekanike, në të menduarit statik, shabllon. Por, ajo nuk i pergatiste
nxënësit dhe, as sot e kesaj dite nuk i pergatite si duhet per jetën, per
praktiken. Perfytyroni që një student i inxhinierisë elektrike studjonte per 5
vite me radhe formula matematike e merrke diplomën perkatese pa qënë një herë
në një kabinë elektrike, pa zotëruar as profesionin e elektriçistit! Mbivleresimi i formimit mendor, shpinte në
njëanshmeri të ndjeshme, per të cilen një filozof shprehej se : “Marksi është
pa zemër”, ndersa “ Frojdi pa tru”. Këto disproporcione shpinin në mangesi të
ndjeshme në formimin artistik, muzikor, estetik, kulturor, human, pra
shpirtëror të nxënësve. Mjaft i dukshëm po shfaqet ky boshllek, (në mungesë të shkollimit të rregullt
të brezit të ri) edhe gjatë periudhës së tranzicionit. Ecuria jonë “shqiptare”
është shquar per kalime ekstreme nga njëra traditë tek tjetra. Por dua të shtoj
se gjatë tërë historisë së shkollës sonë perkushtimi atdhetar e profesional i
mësuesve shqiptare ka qenë i admirueshëm. Pjesa më madhe e tyre, sipas traditës
së normalistëve të Elbasanit janë shquar edhe per mjeshtri metodike të
spikatur. Këto dhe arsimdashja e shqiptarëve e kanë mbajtur gjallë shkollën
shqipe.
Pergjigje: - Ekziston
një raport midis asaj që njeriut i jepet nga natyra kur lind e asaj që fitohet në shkollë. Shpesh keqkuptohen dy
koncepte që lidhen me shkollen: “Jep mend” dhe “ Zhvillon mendjen”
që janë të ndryshme. Pra, po të
shprehem me thjeshtë: “të jep”, në rast se di t’i perdoresh, po nuk dite, po
nuk pate, mos i bjer në “qafë” shkollës. Shkolla, në kuptimin empirik nuk jep
mend, po zhvillon mendjen e nxënësit, nxitë të menduarit, disiplinon e kulturon
atë, aktivizon aftesite potenciale qe dremisin, njohurit ua pershtatë veçorive
të moshës duke mprehur e shkath-tësuar mendjen, logjiken, aftesitë njohëse
etj. Shitblerja e diplomave në sheshin
Skenderbej është “risi” e pa ndeshur më parë në historinë e arsimit dhe
shkollës botrore, “risi” që do të mbetet pikë referimi si “Epoka kur shiteshin
e bliheshin diplomat në pazar!”
5. Të njohim shkurtimisht lexuesit me botimet tuaja dhe planet per të ardhshmen? Pergjigje: - Kam nisur të botoj në shtyp që nga viti 1965, në Institutin e Studimeve Peda-gogjike në Tiranë. (Koinçidencë interesante: kjo intervistë shenon 50-jetorin e botimit në gazeten “Mesuesi” të shkrimit tim të parë: “Mendime per tekstin e psikologjisë”). Veprimtaria ime botuese shtrihet në disa fusha: 1. Probleme psikologjike e pedagogjike të shkollës fillore: Të dhenat e ketij eksperimentit sherbyen si baze per aprovimin, në vitin 1971 të Ligjit: “Mbi zbritjen e moshes se pranimit te femijeve në shkollë, nga 7 në 6 vjeç, ne Republiken Popullore të Shqiperisë”. Ndjekja per vite me radhe e ketij eksperimenti me ka sherbyer si mbeshtetje per hartimin e disertacionit per graden shkencore “Kandidat i shkencave” e cila më vonë u konvertua në “Doktor i shkencave pedagogjike”.
2. Studime e botime per psikologjine e moshave të vogla.
3. Tekste dhe libra shkollore psikologjike: Veçohen: Librat: “Psikologjia” per shkollat e mesme që pergatisnin mësues per shkollat fillore dhe edukatoret e kopshteve. Këto tri libra shkollore janë perdorur në të gjitha shkollat pedagogjike të vendit si të vetmet tekste psikologjie per me se 25 vite me radhë. “Psikologjia e pergjitheshme”, per te gjitha deget e mesuesise te Universitetit te Tiranës dhe per Institutet e Larta Pedagogjike të rretheve. “Psikologjia” per Institutin e Kultures Fizike “Vojo Kushi. “Psikologjia moshore”, per kursin 1-vjeçar, pasuniversitar të pedagogjisë e psikologjisë, (gjithsej 6 libra mesimore) ku kam qene hartues i programeve të tyre, autor i një pjese të konsiderueshme kapitujsh (5 e deri 7) dhe redaktor i tyre. Ato janë perdorur nga studentet e Universitetit dhe të shkollave të tjera të larta, si të vetmet tekste psikologjie per më se 15 vite me radhë.
4. Çeshtje të historisë së arsimit dhe shkollës shqipe: Nga historia e SHSHMP në Belgjikë, (liber në doreshkrim, në formë kujtimesh).
5. Probleme psiko-pedagogjike të arsimit të lartë. Veçori psikologjike të punes mesi-more në shkollen e larte, psikologjia e moshes studentore, kualifikimi psiko-pedagogjik i profesoratit.
6.
Botime memorialistike : Kujtime per vendlindjen, siç është libri “ Tahir
Sheremeti-mahi-tet me njerëzit e kohen (Tiranë, 2009), kujtime per LDB, në
krahinën e Nikaj-Mërturit, etj. Gjithashtu, kam botuar shkrime, kumtesa,
studime etj. në revista e në organet e shtypit në Tiranë, Prishtinë, Bruksel,
Zvcër, Nju Jork, në internet, si edhe në “ZemraShqiptare” e “ShqipëriEtnike” etj. por, edhe në gazetat
rajonale si, “Dukagjini”, Nikaj-Mërturi”etj.
Krahas botimeve kam perkthyer librat: “Historia e Mafies” dhe
“Psikologjia e seksualitetit” e Frojdit të cilat
III. Shkencëtari dhe rendimenti në punën krijuese.
1. Ç’farë raporti ka tek Ju, puna studimore me atë krijuese dhe kush të tërheq më shumë, hulumtimi apo interpretimi?
Pergjigje: -
2. Nga anon kohë- puna për Ju, shtëpi-bibliotekë apo arshiva?
Pergjigje: - Në kohë-punën time gjatë viteve
të qendrimit në Institutin e Studimeve Pedago-gjike në Tiranë vendin qendror e
3. - Jeni dhënë shumë mbas Fishtës dhe Konicës… Ç’farë presim të re?
Pergjigje:
-
4. Emigracioni dhe kultura shqiptare në optiken e një psikologu?
Pergjigje: - Në raportin
midis integrim-asimilimit nga njera anë dhe identitetit etnik e kulturor
shqiptar shtrohet problemi që secili emigrant të ndjehet krenar per vendlindjen
dhe kulturen shqiptare, e kjo, jo propogande por një e vertetë e pamohueshme.
Per raportin integrim dhe identitet etnik e gjuhësor, egzistojne moskuptime e
paqartësi te cilat bien në kundershtim me ligjet, konventat dhe normat
ndërkombëtare. Këto të fundit e lejojne dhe e kerkojnë zhvillimin
etno-kulturore të etnive të ndryshme, si kusht per zhvillimin dhe pasurimin e
kulturës botërore. Njëkohësisht është vertetuar se gjuha dhe kultura kombëtare
nuk behen pengesë per integrimin në asnjë shtet të botës…Ne kemi të drejtë
legjitime të krenohemi me origjinën tonë, historinë tonë, personalitetet
shqiptare që i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim njerëzimit. A nuk kemi të
drejtë të krenohemi me lashtësinë e forcën shprehëse të gjuhës shqipe, me
atdheun tonë, natyren, klimen, detin, njeriun tonë energjik shqiptar, me
poziten gjeografike etj., me genin shqiptar i cili i ka rezistuar asimilimit në
shekuj. Me sa duket, kështu do të jetë edhe në të ardhmen. …Konica i madh
tregonte se një herë kur po perpiqej t’i shpjegonte një lordi anglez diçka per
cilesitë e shqiptarve, ai e nderpret e i
thotë: “Nuk është nevoja të lodhesh, per t’i folur askujt per bashkatdhetaret e
tu; mjafton që t’i prezantohesh se -ti je shqiptar!”.
5. - Si paskemi bërë deri sot pa Internetin?!
Pergjigje: - Kemi qenë si huti në errësirë. Përfytyrim
të saktë per mungesën e internetit na japin fshatrat e sotme shqiptare, të
braktisura barbarisht. Pa internetin, e ardhmja nuk imagjinohet dot ! Le ta
gëzojnë brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë!
IV. Prof dr Kolë Tahiri… dhe jeta politike.
1. Një shkencëtar, a mund ta ketë përparësi edhe politikën?
Pergjigje: -
2. Ke qenë kandidat per deputet i
Partisë Demokratike në fillim të viteve ’90, (dhe unë personalisht të kam
mbështertur, bile nga faqet e “Zerit të popullit”, që at’here nuk ish edhe
shumë e lehtë). A e mërziti lufta politike psikologun Kolë?
Pergjigje: - Lufta politike e at’herëshme, mua si qytetar dhe
si psikolog më pat merzitur shumë. Demokracia në vendlindjen time Tropojë
erdhi, por mjerisht me shumë dhimbje e fatekeqësi të pamerituara. Kjo më
zhgënjeu e më pezmatoi. Ndaj u largova jo vetem nga politika, por edhe nga
vendlindja. Politika e sotme, me streson dhe më çuditë. Politikanet tanë ende nuk arrijnë që mbi
interesat e ngushta vetiake e partiake, të venë interesat kombëtare. Në situata
të tilla, Konica u drejtohej shqiptarve: “Të vimë në ment!” Per perkrahjen tuaj të at’herëshme, trimërore
e fisnike, i bazuar në theniën: “Me mirë vonë, se kurrë!” me mbeti ky
falënderim publik. Një mbeshtetje të tillë, aq më teper në organin qendror të
diktaturës mund t’a bente vetem një
njeri me origjinë e formim të fisëm e me “fije burrërie”. Mirënjohje, i dashur
mik i ditëve të vështira! Mirënjohjen time me gjithë zemër, të sinqertë e
shpalosi në një organ mbarëkombetar siç është
“Zemra Shqiptare”.
3. Jeni nder të rrallët ish-kuadro të
asaj kohe që keni bërë autokrtikë me shkrim përpara fshatarëve të zonës
Nikaj-Mërtur për propoganden që ju ke bërë në kohën e kolektivizmit. Pse aq e
thellë ajo autokritikë, sikur ishe porositë nga vet Jezuesi?!
Pergjigje: - Kam bërë autokritikë nga që e kam ndjerë. Kam
reflektuar per ato që pata “pro-poganduar” dhe per faktin se i “doli kallaji”
propogandes së at’hershm. Daja im, Mark Ze-nuni i Hasajve (Curraj Poshtëm),
ditën që “vullnetarisht” dorëzoi
pasurinë e grumbulluar prej disa brezave, pat thënë: “Mbas sodit, mos pyetni ma
per mua, per të gjallë !” Me këtë brengë në shpirt, në varfëri legjendare e
mbylli jeten ashtu si gati krejt bashkë-fshatarët e tij. Ajo autokritikë si
para Jezusit, siç e percaktove ti Zeqir, pat ardhur nga njohja e thellë e
gjendjes së atyre njerëzve, e kthimit të tyre në skllevër në tokën e vet. Mund
të konsiderohet ajo autokritikë vazhdimësi e figurës së intelektualit i cili
reflekton, i kupton gabimet, pendohet per to dhe kërkon publikisht ndjesë duke
lehtësuar edhe shpirtin e tij.
4 . Nikaj-Mërturi, janë zonë tipike
që nuk e kan dashur Komunizmin dhe janë ngritur me armë në luftë kundër tij.
Sot, janë ndër njerzitë që e “shajnë” më pak at’ kohë! Burrëria juaj, apo diçka
më shumë?
Pergjigje: - Pyetje interesante! Brezi i kaluar i
nikaj-mërturasve, vertetë nuk e pat pranuar e as perkrahur komunizmin sepse ai
u lidh me sllavët, serbët e rusët. Mbase, në raste të veçanta ka ndikuar edhe
një grimë “burrërie” malësore, tradicionale, sipas së ciles, i vdekuri
rrespektohet, i ruhet “fytyra”, nuk i mirret arma etj.. . Ka ndikuar edhe
mentaliteti i krahinës, sipas të cilit “sharja nuk është burrëri”. Sharja flet
per dobësi, prandaj shan më shumë i dobëti, i ligu.Ndërsa, sipas po këtij
mentaliteti burri nuk shan, po, në rast se e meriton dhe i krijohet mundesia
ai “të vret, ose të falë”. Dhe,
po të fali nuk mirret ma me ty. Kam pershtypjen se këto janë shfaqje fisnikërie
të vertetë ku nuk duhet të abuzohet. Ne shqiptaret po t’i denonin sinqerisht
krimet e komunizmit do t’a kishim me të lehtë, do të kishim më të drejte të
udhehiqeshim në teori dhe në praktikë nga urtësia e Nenë Terezës, per të
perqafuar dashurinë njerëzore dhe mësimet e Martin Luter Kingut, i cili
predikonte perpara botës zezake
amerikane: “Errësira nuk mund ta debojë errësiren; vetëm drita mund t’a bëjë
këtë. Urrejtja nuk mund të dëbojë urrejtjen; vetem dashuria mund t’a
bëjë këtë!”. Historia 100 vjeçare e shtetit shqipter njeh dy burra të
cilët të udhëhequr nga parime të larta u vunë në krye të shqiptarëve dhe
arriten të krijojnë dy shtetet e sotme të shqitarëve: Ismail Qemali dhe Ibrahim
Rugova.
5. Pa dashur të ju vë në pozitë të veshtirë, por kur flas me një profesor doktor, me një psikolog si Ju, guxoj të ju pyes:-Jeni në dhomën e fshehtë të qendrës së votimit. Keni përpara dy kuti ku shkruhet: AHMET ZOGU dhe ENVER HOXHA. Per cilin voton Kolë Tahiri?... (Kujdes, kutinë e gabuar … ha-ha-ha!)
Pergjigje: - Në rastin kokret, Kolë Tahiri nuk ka ndonjë
preferencë per asnjërin prej perso-nazheve të mësipërme, si individ privat as
si karaktere të veçanta. Kur behet fjalë
per institucionet, kohën që secili prej tyre ka perfaqesuar, per vepren që kanë
lene pas, puna ndryshon dukshem. Po të veshtrohet sot harta e Europes, del në
pah dallimi dhe niveli i jetes midis vendeve me sistem qeverisës mbreteror dhe
atij diktatorial. Dhe në fund i dashur: -që të mos ngatërroja “kutinë e
gabuar…”, u largova nga Shqiperia. Po
t’a them si dashamirë e si mik që të kam se : -Vota në demokraci është e
fshehtë, per rrjedhojë, as “në besë të
burrave”, nuk t’a them dot!
V. Pesë pyetje, gati-gati, si intimitete
1. Puna intensive e një studiuesi, a mos i hyn në pjesë më tepër se duhet jetës familjare?.
Pergjigje:
- Po! Tmerrësisht shumë, padrejtesisht dhe nga pakkush e vleresuar.
Bashkeshortet e shkencetareve, shkrimtareve e krijuesve të ndryshem janë
heroina. Një pjesë e mirë e meri-tave të mia, shkencore e botuese, në rast se
mund të quhen të tilla, i takojnë bashkëshortes sime, Ollga. Me keqardhje, kjo
gjendje vazhdon edhe sot e kësaj dite ndonëse, vazhdimisht bëj autokritikë. Po
bashkëshortja tolerante, me mirëkupton, me krijon kushtet e më jep kohen në
dispozicion per punë e botime. Mbetem borxheli dhe mirënjohës. Lapidarë,
bashkë-shorteve të krijuesve kudo që ato janë.
Pergjigje: - Edhe Po, edhe Jo! Po! Më dhemb zemra fort, sepse gjithçka u braktis “partizançe”. Levizja masive erdhi si protestë ndaj mungeses së lirisë të ketyre banorëve gjatë “natës” diktatoriale per të levizur lirëshëm nga një vend në tjetrin. Në këtë situatë vepruan edhe forca të pavetedijeshme, destruktive, të dala jashtë çdo kontrolli. Jo! Nuk më dhemb zemra per atë që ndodhi, sepese banoret e asaj krahine, me fare pak tokë bujqësore prodhuese e me lindshmeri të lartë, kanë qenë të gozhduar në ata shkrepa si Krishti. Një largim i planifikuar, me ligje e rregulla të menduara mirë, një largim gradual, ka qenë berë prej kohësh domosdoshmeri historike.
…Ajo krahinë nuk e meriton të mbetet bosh! Në ato bjeshkë të
shendetëshme e të bukura do të kthehen njerëzit, me shpejt seç mund të mendohet
tanipertani. Atje do te lulëzojnë turizmi malor, sportet verore e dimërore,
kerkimet arkeologjike (disa kisha paraturke), speloelogët (eksplorues ) e
shpellave të panumerta e me shumë
legjenda, e sidomos, stili i njohur i
“Verimit familjar në bjeshkë”, një mënyrë jetese e harruar në vitet e monizmit
etj.
3. Kush të vjen më tepër në ëndërra,
kush ringjallet me shpesh në trurin tend djaloshar; bjeshkët e vendlindjes, apo
ndonjë bjonde moskovite e kohës studenteske?!
Pergjigje: - Më tepër me shfaqen në ëndërra bjeshkët e
Vendlindjes me njerezit e saj të varfer por të ndershem, të sinqertë, të drejtë
që betoheshin: “Pasha të drejtën e Zotit!”, “ Pasha Kishen e Deçanit”, “ Pasha
buken që na mban gjallë!”…
Per afro një gjysem shekulli me bashkestudentet e
brezit tim e kemi patur të ndaluar rrebtesisht të kujtonim, të zinim në gojë
vendin e bjondinave, jeten atje dhe ato vet. Gjithëçka u ndaluar me dhunë nga
çensura dhe autoçensura: korrespondenca, telefonatat, librat, pllakat e
gramafonit, albumet, fletoret me shenimet të atye viteve, letrat e shkëmbyera
më parë, gjithçka e dukshme dhe e padukshme, shpirterore e materiale, gjithëçka
duhej zhdukur, duhej fshirë nga truri. Qenë ndaluar edhe ëndërrat e gjumit…!
Terrori dhe frika kishin depertuar deri në katakombet e së pavetëdijëshmes
dhe “frenonin” edhe… ëndërrat e gjumit.
Ky ka qenë realiteti i jetuar nga studentet e asaj kohe, pra edhe nga unë.
4. Kush len më shumë gjurmë në jetë:
vuajtjet e përplasjet, apo pasuria e rehatia?
Pergjigje: - Filozofi i madh Niçe thekson: “ Vuajtjet,
perjetesisht gerryese, lemeritese i hapin rrugen shkrifterimit të shpirtit”!
Dhe diku tjeter: “Dhembja e urteson njeriun”.
Pra, në formimin dhe kujtesen e njeriut lënë më teper gjurmë dhe
kujtohen më shumë vuajtjet, perplasjet, veshtirësit, sakrificat, humbjet, se sa
pasuria e rehatia, se sa fitoret e lehta. Kjo mund të vertetohet lehtesisht me
jeten e secilit që i ka provuar e perjetuar ato. Jeta e të burgosurve
politik, kur arrihet të paraqiet si në veprat e Arshi Pipës, Sami Repishtit,
Visar Zhitit, Spartak Ngjelës etj janë
tregues autentike të kesaj që pohuam me lart.
5.
A kan nevojë nipërit e mbesat për dashurinë (tënde) për Tropojën? Nëse
“po”, pse?
Pergjigje: - Tani per tani, jo edhe aq. Janë të zënë me
misteret e kësaj bote. Por, besoj se gjuha amtare të cilen ua mesojnë gjyshja
dhe gjyshi dhe prinderit e tyre, udhetimet e takimet me njerëzit dhe
Shqiperinë, emisionet televizive, bisedat tona etj. lënë gjurmë në vetedijen e
tyre. Geni shqiptar është transmetuar tek ata dhe dihet se, ai është shumë
rezistent. Nipat e mbesat,
dashurine time per Tropojen, me kalimin e viteve do t’a sjellin në kujtesë sëbashku me nevojën dhe krenarinë per
origjinen, per identitetin e vet. Në jetën e njeriut dhe të kombeve shumë gjëra
vijnë me pjekurinë moshore. Me habiti një ditë Adriani, nipi i cili sapo mbushi
11 vite : “Gjyshi,-më tha,-ti e ke kollaj të kujtojsh Tropojen, po per mua që
prej “tre brezash” jetoj në Belgjikë
është më veshtirë”. Si me shaka por shprehi një të vertetë.
VI.
Këtu, për çdo pyetje, pres vetem nga dy-tre rrjeshta përgjigje:
-Miqësisht: -Prap detyrim?! Prap dhunë ?! Dhunë im
zot, dhunë! ha, ha, ha…, (K.T.)-
1. Vet jeta është një ëndërr, apo ne ëndërrojmë në jetë?
Pergjigje: - Jeta është një ënder, me personazhe reale ose të
fantazuara, ënder që zgjatë sa një
“ëndër”. Njerëzit ëndërrojnë per një jetë më të mirë e më të lumtur.
Njeriu duhet të zbulojë perherë dhe të dijë të kapet vazhdimisht pas ënderrave
e qëllimeve të reja, shpresave optimiste, të mendojë kurdoherë vetëm
pozitivisht. Kur të mjegullohen qëllimet
dhe shuhen ëndërrat, droe se gjithëçka i afrohet fundit dhe “ëndërra” mbaron!
2. Cili është raporti i ndërgjegjes me frikën, dhe diktatin (dhunën)?
Pergjigje: - Frika, dhuna, terrori, diktati janë nga armiqet
të rrezikshëm të ndergjegjes se njeriut. Frika kultivon veset me negative.
Terrori dhe diktati, me mjetet e tyre, dhunen dhe demagogjine e propogandes e
shplajnë trurin, ashtu siç ben edhe droga. P.sh., frika e çensures diktatoriale
ka demtuar rëndë krijimtarinë artistike dhe shkencore në periudhen e monizmit.
Frika e çensures, polli edhe simotren e vet, një frikë tjeter edhe më
destruktive në vetedijen krijuese, “Autocensuren” .Terrori e
dhuna arriten deri në mohimin e Zotit. Një shembull: E vonova afro një muaj këtë intervistë nga frika se : -a
do të ma pelqejë redaksia apo jo?, Ç’farë do të mendojne lexuesit (opinioni)?
Mëdyshja, a mund të jepen pergjigje pa disa “gram” shpjegime teorike , në
ç’raport do të vendosen akademikja me shakanë, humorin? Por edhe dyshimi, nëse
e meritoj të renditem, midis atyre figurave të shquara, të cilat, me mjeshtri i
ka zgjedhur redaktori Lushaj per këtë rubrikë etj. A është edhe ky shembull i
atij ndikimi që ushtron frika edhe në ditet tona tek intelektualët? -Po.
3. Ke patur besim se do e shohësh Kosovën të pavarur?
Pergjigje: - Të falënderoj shumë per një
pyetje të tillë, i dashur Zeqir! -Ti, e di fort mirë, se mjaftonte që unë e ti të hypnim, jo në maje të
bjeshkës së Shtyllës…, po në maje të
Blinit të Grisë, që të rroknim me veshtrimin tonë dheun e pa-anë të Kosovës. Ti
gjithashtu e di se emrin e saj, monizmi e kishte perjashtuar nga hartat
shqiptare, nga zemrat e shqiptareve. Madje ka qenë me zarar zenia në gojë e emrit
Kosovë e Çameri! Po, a mund të harrohej
se atje kishim varret e të parëve, motra tona të martuara, gjinitë e nënave,
grave tona, kishim vëllezërit tanë, miqtë, kumbarët, gjakun tone? Në këto
kushte a mund të dyshoja në pavarsimin e saj ? A mund të harrohej sa gjaku
shqiptar ishte derdhur atje dhe se ai mund
të shkonte kot? Gjithesesi, kurresesi, Jo! Më lejoni të sjell vetem një
shembul, i cili tërë jeten më ka pikua në zemer: U linda dhe u rrita në
Malesine e Gjakoves dhe e solli jeta që të udhtoja që nga Shen Perterburgu e
Moska në Rusi e deri në New York të SHBA e nëpër Europë cep-më-cep, por
diktatura, per më se 50 vjet nuk më lejoi të shkelja as deri në Gjakovë, ku
babai im e i yti shkonin në këmbë per te bere pazar per pak orë. Ishte e
pamundur të shkoja që të kryeja amanetin e babajt per të vizituar varret e
xhaxhallareve të mi të mbetura pertej kufirit shtetror, në dheun e Kosovës.
4. Një profesor psikologjie si Ju, a mendon shpesh për vdekjen?
Pergjigje: - Më shumë
mendjen e kam të zënë me punët që duhet të përfundoj përpara se të mbyllet
“ëndërra e gjatë”…, sa një ndeshje futbolli. Fundi është i pashmangshëm dhe
vjen ashtu natyrshëm, vetvetiu. Nuk ka ndryshim të madh, me atë “vdekjen” që
provojmë kur na zë gjumi çdo ditë. Ajo nuk ka nevojë as të ftohet as të
mendojmë shumë per të, as të kemi frikë prej saj. Më e rëndë se frika e vdekjes
per shqiptarin ka qenë frika e turpit, marres, faqes së zezë, pabesia (spiunlleku), trathëtia
etj.. Burrëri është që edhe vdekjen ta
presësh me dinjitet e pa u trembur.
5. Si e sheh Atdheun në këtë fillim-shekulli të ri të shtetit shqiptar?
Pergjigje: - E perfytyroj At’dheun, Nënën Shqipëri si një frymë
perendie, si një “Zanë Mali”, si një “Zonjë e Rëndë”, dinjitoze e krenare. E
shoh perditë më të burrëruar, të gatëshëm per sfida të reja, per të kërkuar atë
që i takon, atë që i është mohuar padrejtësisht. E shoh Shqipërinë natyrore
duke percjellë kudo dashuri, paqe, mirëkuptim e tolerancë. Po, e shoh edhe më
të shqetësuar per bijtë e bijat e saj të shpëndarë nëpër botë. … Zoti e ka
thënë se kombi ynë do të bashkohet! Amin!
- Në
emër të redaksisë, ju falënderojmë per këtë bisedë interesante me 5.550 fjalë:
-
Qofsh sa më jetëgjatë dhe sa më i lumtur!
- Falënderoj Ju dhe
redaksinë që më dhat mundësinë per tu takuar me lexuesit e ZSh-së. Nuk e dita
se “po mi numëron fjalët” miku im i mirë e nëse u zgjata pak, ju kërkoj
ndjesë! Ini të mrekullueshëm dhe ju dua. Zoti ju bekoftë e ua priftë mbarë!
-------------------
-
Pyetjet nga NJ, USA dhe përgjigjet nga Brukseli -
(Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, Shkurt, 2013)