Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Një fjalë e gruas më solli në Shqipëri
E diele, 15.09.2019, 02:16 PM
SIVJET, NJË FJALË E GRUAS MË SOLLI NË SHQIPËRI...
-...nga
një herë një fjalë e qëlluar është sa një reportazh, e pse jo, një fjalë mund
të jetë deri edhe subjekt i një romani-
Çifti Neçaj në familjen Lushaj në Shengjin
Nga Zeqir
Lushaj
Pal
Neçaj është i mirënjohur edhe për revisten tonë ZemaShqiptare me disa botime të
tija më porzi dhe prozë. Është në një
moshë të konsiderueshme, 83 vjeçarë, megjithëse mbahet mirë e duket shumë më i
ri.
Palin
e kam dashamirë të vjetër të familjes e sidomos të babait tim...
Familja
e nderuar Neçaj kanë rreth tre dekada në Amerikë dhe jetojnë në zemren e NY, në
Manhatan ku është njësoj si dita si nata..., pra dritë! Kam shkruar disa here
për Palin dhe familjen e tij si nga Amerika ashtu edhe nga Shengjini në
Shqipëri.
Po
sot pse po ua sjell Neçajt lexuesve të mi të ndeuar? Sepse nga një herë një
fjalë e qëlluar është sa një reportazh, pse jo, një fjalë mund të jete deri
edhe subjekt i një romani.
...Këto
ditë zotri Pali me bashkshorten e nderuar Prenden zbriten në oborrin e shtëpisë
sime në Shengjin. Dhe unë pa ju dhanë doren akoma ju thash:
-Mire
se ju ka pru aeroplani në Shqipëri e nipi Doda me makinë në Shengjin!
U
përqafuam dhe filluam bisedat tona mund të them "të pafund".
Pa
hyrë akoma brenda, në këmbë në oborr Pali na thotë mua e Sabries:
-Me
ju kallxue të drejten, sivjet një fjalë e
grues më ka pru në Shqipëri... Dhe vazhdon: -I thash Prendës një ditë se
kjo verë është shumë vapë, po edhe ne' të dy jemi pak si të lodhur e po mendoj
të mos shkojmë sivjet në Shqipëri..., po e lëmë për vitin tjetër!
...!
-Prenda
u mendua pak dhe ashtu urtë-urtë ma ktheu:
-Po
ti si të duash more Pali, po..., a po mendon se vitin tjetër kemi me qenë ma të
fortë aa?!
-Telefonova
axhensinë e rezervova biletat, -thotë i buzëqeshur Pali.
-Hee
të lumtë ajo gojë moj fisnike i thash unë Prendës duke e përqafuar dhe u ulem
te shesh-pushimi në hije të Blinit, sa për nisje të kësaj nate të paharruar.
...Besoj
se shumë e shumë lexues, sidomos në emigracion, e ndjejnë peshen e kësaj fjale,
e gjejnë veten në këtë dialog të thjeshtë.
-Ekskluzivisht për ZemraShqiptare, mes Shtatori 2019-