Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Duke kopjuar Bekenbauerin
E hene, 23.07.2018, 05:32 PM
Ne foto: Bekenbauer (majtas) keto dite , mbas botrorit...
DUKE KOPJUAR BEKENBAUERIN
Nga Zeqir Lushaj
…!
Futbollisti gjerman,
Franc Bekenbaueri i Madh,
Në një konferencë shtypi,
Pati bërë
një replikim gjenial:
Kur i thanë gazetarët, se:
Të ka bërë milioner futbolli!
(Përgjigj-ja qe e prerë:)
-Më ktheni rininë Time,
Ua kthej milionat,
pa pikë zori…!
…!
Kopjoi Bekenbauerin e famshëm,
(Gjithkushi, i miri e i keqi,
ta dinë:)
-Do ta kapërdija edhe një herë ,
Skaj-Varfërinë komuniste…!
Veç,
të rijetoja Rininë…!
Kërkush,
nuk mund ta kthej ,
As një hap mbrapa jetën,
Ç’ka nuk bëhet,
kurrë për të gjallë,
Le të mbetet
(të paktën) në letër!
./.
-Nga libri "Sportit i mbeta borxh", i autorit Zeqir Lushaj-
-Per ZemraShqiptare, Korrik 2018-