E merkure, 11.12.2024, 04:39 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Jam Breg-Drinas...

E shtune, 21.10.2017, 06:20 PM


Foto-reportazh nga lisnajat e breg-liqenit të Va-Dejsit në Shkoder

JAM BREG-DRINAS…

Nga Zeqir Lushaj

-Per ne gazetaret dhe per publiçistet ne pergjithesi ka dy lloj shkrimesh: -shkrime qe i planifikojme dhe i ndjekim per ti realizuar por ka edhe jo pak shkrime qe na vijne ashtu vetvetiu, pa planifikuar dhe pa i ndjekur por qe na dalin perpara e si “me zort” na hyjne në penen tone e na behen pjese e arkivit krijues… I tillë është edhe ky shkrim modest që po lexoni sot-

…!

Artur Rrasi, pronari ekskluziv i ketij mjedisi relaksues, na shterngon doren dhe duke qeshë hijshem na thotë:

-Veç te vini e te kenaqeni. Pagesa është e fundit.

Nuk kisha ndonje arsye te mos e mireprisnja ftesen e dy miqeve te mi, mikut e kolegut te vjeter te punes me rinine, djalit te Oroshit te Mirdites veteranit te Fllotes Detare Mhill Marku dhe mikut më te ri te këtyre diteve, birit te Fushë-Kosoves Ejup Draga, per nje drekë sebashku. Veçse dreka kishte nje kusht qe ne fillim te bisedes: -mos na pyet se ku do te çojmë! Mbasi i falenderova per ftesen ne vetvete po fiqiroja se ku paskan vendosur te më befasojnë? E aq me shume mua qe „shes mend“ se e njoh aq mire gjeografine e at’dheut!

Nejse. U nisem ne vendin e ne oren e caktuar.  Drejtimi, per mua „I paditur“. Mhilli tha se do i ndajme detyrat qe ne fillim: -Une do i grahi makines, Ejupi do paguaj dreken, Zeqiri do na mbaj me muhabet!

-OK-ej, -thame te tre dhe qeshen njekohesisht.

Lamë kthesen e Kunes, lame kthesen per Ishull, morem majtas nga qyteti dhe dolem nga Lezha per rruge te Shkodres dhe une thash me vete „E po, te Mrizi i Zanave de‘...!“

E lame edhe kthesen per te Mrizi...hyme ne teritorin e Shkodres...-thash me vete „ne Kala ose ne Shirokë“ por jo. Mhilli mori kthesen djathtas per në Van e Dejes duke krijuar tek une njefare pshtjellimi dhe jo pak emocion.

Mora kurajon te pyes me at‘ shprehjen e famshme te filmit shqiptar:

-Ku po m’çon o Bali Trimi?!

-Nuk te tregojme, -foli prere Mhilli.

Kaluam Va-Dejsin ku dhe me sugjestionoi rrruga qe ishte duke perfunduar kalldremimin me gure te bukur ne at‘ qyteze modeste. Une i spjegoj Ejupit qe nuk e njeh edhe aq mire Shqiperinë se edhe nje pjese te madhe te jetes e ka kaluar ne krubret, por edhe Mhillit i cili jeten e tij ia ka kushtuar detit, Marines Shqiptare deri sa mbylli dhe vitet e pensionit por qe edhe tani punon si zv/manxher ne kompanin e fuqishme te Ponareve „SIGAL“, te Rana e Hedhur.

-Ketu mbaron ultesira shkodrane dhe fillon zona kodrinore malore deri ne Fierze kufi me Tropojen dhe eshte rrethi i Pukes, qe aso kohe disa inxhiniera kineze te lodhur nga rruga e gjate dhe shume e keqe paten thane se vetem Puka qenka sa Republika Popullore e Kines...!

E dribluam edhe kthesen e Pujkes ne krah te djathte dhe nga Qafa majtas menjhere shpaloset nje mrekulli e natyres dhe dores se njeriut, Liqeni i Va-Dejsit me kuroren e tij te mrekullueshme, lisnajë e perzier me pishe rreth e rreth e plot bar e lule mbas ketyre pak shirave te vjeshtes se hershme. Edhe rreth 200 m dhe zotni Mhilli mban krahun majtas nga liqeni e para nesh shfaqet „e panjohura ime e kesaj dite“, tabela e lokalit te cilen krejt instingtivisht, nga mbrenda ne makine e fotografova.

Ejupi i thote Mhillit:- shih, gazetari din çka te fotografojë.

-Zeqo, - me drejtohet Mhilli. –Ketu do hajme nje dreke sot. Une dhe Ejupi kemi qene disa here ndersa sot kemi dasht te befasojme e te te kenaqim Ty! Une i falenderova dhe i thash Mhillit se per pak me krijuat emocionin me te madhe e te dashur te jetes sime, -nisjen per ne vendlindje, per Tropojë…!

Zbritem te tre dhe mjedisi krejt blerim sikur te merr me vete qe ne hapat e para.

-Qenka plot, - thote Mhilli. Plot brenda dhe jashta.

…Kaq sherbeu dhe mua mu zgjua ne kujtese nje reportazh I vjeter I nje kolegut tim te Zerit Rinise ne ato vite kur mbas shume ore rruge ne bore e te ftohte arrin diku ne qytetin e verior e kur mezi priste te futej ne hotel, siç shkruan Alfred Kanini i paharruar, -perpara me doli tabela e llahtarshme “VENDA S’KA”!

Retrospektiven time e prêt ai djale I ri qe na u afrua ashtu krejt natyrshem dhe i zgjati doren Mhillit:

-Miresevjen daja Mhill!

-Eshte nipi im, -na tha ne Mhilli duke shtuar se eshte edhe pronar i ketij lokali mbreslenes.

-Do prisni vetem pak na tha  pronari Artur Rrasi dhe do ju bejme nje tavoline ekstra, atje te pista e madhe , mu ne breg ujit!

Pista mbi liqen. E ku tjeter ma mire per kete far dite me diell e temperature 28 gr C.

Ne kohen qe na u krijua dhe duke soditur ambjentet une ju bej nje foto Ejupit (majtas) dhe Mhillit.

Ndersa Ejupit i bej dhe nje shkrepje te bunari ne oborr me pamjen e liqenit mbrapa.

Pamje e pjesshme e lulishtes se lokalit me vizitore qe ushqehen, qe shetisin, qe argetojne fmijte, qe fotografohen, qe peshkojne...

Ndersa po pergatitej tavolina jone me terheq vemendjen nje çift qe dalloj menjehere si te huaj. Dhe ia qellova me te paren:

-Gjermanë?

-Po thane ata duke qeshur dhe hyme ne bisede. Kishin dy dite ne Shqiperi dhe ishin shume te kenaqur. Kishin ardhur me makinen e tyre neper Kroaci...

Iu lutem kamariereve qe perpara se per ne te tre, te bejne nje tavoline ekstra per çiftin gjerman. Ata na falenderuan shume dhe u ulern ne veranden e madhe breg-ujit.

Çifti nga Gjermania Brigitte Thomas Althaus

Si per te na bere edhe festive kete dite breg liqenit te Va-Dejesit, aty ne mjediset e PERLA shohim nje nuse qe fotografohet ulur mbi bar. Nuk hezitova ti marr leje edhe dhenderrit edhe nuses dhe ti fotografoj duke i prezentuar se i kam per revisten ZemraShqiptare. Ata me kenaqesi pranuan dhe pozuan per mua.

Kjo nuse eshte nga Fishta dhe quhet Ornela Ndoka ndersa dhenderri quhet Daniel Alijaj dhe eshte nga Kelmendi

Çiftin e ri e urojme per jete te gjate e te lumtur bashkeshortore

Mbas fotove me çiftin shkon kjo bukuroshe e vogel qe sodite lulet buze liqenit...

Ketu tani mbaruan pergjithesisht bresat e para dhe fotot qe erdhin si me porosi per nje reportazh qe te ju them te drejten as e kisha ne mend per ta shkruar. Por, per ne gazetaret dhe per publiçistet ne pergjithesi ka dy lloj shkrimesh: -shkrime qe i planifikojme dhe i ndjekim per ti realizuar por ka edhe jo pak shkrime qe na vijne ashtu vetvetiu, pa planifikuar dhe pa i ndjekur por qe na dalin perpara e si “me zort” na hyjne në penen tone e na behen pjese e arkivit krijues… I tillë është edhe ky shkrim modest që po lexoni sot-

Po te ju flasim tani per rreth tre ore haje e pije, do me duket se po i bej reklame nipit te Mhillit, djaloshit qe na shoqroi gjate gjithe kohes, madje nuk dua as te ja hupi nderen se nuk na la as te peguanim asnje qindarke. Dhe jo veç neve por edhe çiftit gjerman ia pagoi veren dhe kafet ne fund te drekes gje per te cilen ata na erdhen te tavolina jone e na falenderuan, nderruam dhe numrat e telefonave dhe u ndane shume te prekur.

Arturi eshte aktualisht i vetmi biznes rreth e rreth atij liqeni kristal rrethuar me dushqe e pyje me blerim te perhershem. Duket se eshte nje investim serioz qe i ka kushtuar atij shume vite pune ne Itali. Ai na flet me sinqeritet  dhe une e besoj kur thote: -Do te doja me shume konkursence. Krejt keto brigje eshte mundesia dhe duhet te mbushen me biznese nga me te nderyshmet.

Ketu klientet i gjejne te gjithe sherbimet e nevojshme dhe nje dreke a darke, per nje fund-jave disi ndryshe nga jeta ne qytete apo edhe breg-detit.

Edhe une qe po shkruaj, e shoh se ketu me terheq me shume se edhe vet deti. Arsyet jane nga me te ndryshmet, por ne rastin tim e kuptoj se me terheq vendlindja, pra, jam me shume breg-Drinas se sa breg-detas!

Foton e fundit per sot po e bejme ne percjellje kur Arturi po na fliste per anijen me te cilen shetit vizitoret…

Në të ndar i them Arturit se –Une do vi prap dhe do te them se jam shoku i dajes Mhill e nuk do te paguaj dreken…!

Arturi, pronari ekskluziv I ketij mjedisi relaksues, na sherngon doren dhe duke qeshë hijshem na thotë:

-Veç te vini e te kenaqeni. Pagesa është e fundit.

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare ne Londer, nga Shengjini , e shtunde 21 Tetor 2017-



(Vota: 101 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora