Përjetësi » Lushaj
Lushaj - Radovani: O Flamur, o Nderi i Prakut
E diele, 27.11.2016, 06:11 PM
Ooo Flamur, o Nderi i Prakut
Lushaj - Radovani
-Një tekst kënge per Flamurin, një foto e interpretuesve të saj në RTVSH, një foto me Shqipen në flamur … dhe një perkushtim per autorin nga Australia e largët e publiçistit të shquar Fritz Radovani-
JETË TË GJATË FLAMUR E SHQIPE
Nga Zeqir Lushaj
Autori Zeqir Lushaj, (njëherë… e dikurë)!
Në ballë të Arbrit ndritë përjetë,
Data e kuqe njëzetetetë (28),
E Nëntorit të historisë,
Dita e madhe e Pamvarësisë,
Shumë nderim gjithmonë kësaj dite,
Jetë të gjatë Flamur e Shqipe.
Ooo…Flamuri i Atdheut,
Prush, i zemrës së Skënderbeut.
Kur t’valvite Ty flladi i malit,
Shohim dorën e Ismail Qemalit,
Vetimë penda e Naimit,
Flakë naganti i Boletinit.
Gjithë shqiptartë – zemërliri
Nëpër breza t’majtën n’gji,
Zemrat gjakun ta kanë dhanë,
Hallall Shqipes gjithë tuj thanë,
I lidhë brezat besa e burrit,
Na lidhë puthja n’palë t’Flamurit.
Ooo… Flamur, o Nderi i Prakut,
Çmimi yt asht çmimi i gjakut,
Mbi lahutë e n’djep të fmijës,
Je simbol i shqiptarisë,
Veç një gjak na rrjedh ndër vena,
Gjaku i shqipes me dy krena.
./.
Tiranë, 1985. Nga libri “Fjala mbi tel…”.
Dida, Kovaçi, Çela, interpretuesit në RTVSH (edhe) të kësaj kënge historike
-------------------------------------
A E NJIHNI KËTË SHQIPTAR?
- Rrnosh sa Shqipja Yte... që t’ka rrokë aq fort, o Zeqir Lushaj!-
Nga
Fritz RADOVANI
-Shqiptaro-amerikani Zeqir Lushaj, në 100 vjetorin e pavarësisë-
(Foto:
Hamit Ymaj, NJ, USA).
Ka disa vite që Shqipja ia ka mberthye edhe krahët e nuk e lè me lujtë
vendit...
Shqipja i asht veshë per parzëm...
Ajo e frymzon...Ka shkrue...Edhe vazhdon me shkrue...
Shqipja me dy krenat e veta asht kafazi i krahnorit të Tij, që e mbushë me
frymë...
Ky Burrë ka dy palë mushkni...Prandej, nuk e ndijnë kurrë mungesen e
frymëmarrjes...
Po, as frikën nuk e njeh! Mburoja e Tij ngjason me parzmorën e Kastriotit...
Shkrimet e Tij të duken sikur janë shkrue me ngjyren e Flamurit...
Dhe shkelqejnë nga ngjyra e puplave të krahëve të Shqipes,
Asht bash Shqipja e çerdheve të Maleve të Bajram Currit...
A e njihni kush asht?
Asht Miku i të gjithë Atyne që kanë Zemer Shqiptare,
Asht ZEQIR LUSHAJ, sot 65 vjeç.
Rrnosh sa Shqipja Yte... që t’ka rrokë aq fort, o Zeqir Lushaj!
-Melbourne, Australi, 8 Mars 2014-
---------------
-Ekskluzive per ZemraShqiptare, fund-Nëntori 2016-