Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Kjo natë e Shënkollit të Verës
E shtune, 10.05.2014, 06:30 PM
KJO NATË E SHENKOLLIT TË VERËS
-Qoftë i bekuar Shenkolli i Veres. Veç tjerash, mua qe jam edhe në prag të kthimit definitiv per në At’Dhe, kjo natë më çoi te miqte e kumaret e mi të dashur, te Sokolajt e Mserrit të Perajve të Nikajve me të cilet simbas lisit të gjakut të baballareve tanë jemi edhe kusherinj Krasniqas-
Reportazh ekskluziv nga Zeqir Lushaj
Nga Cliffside Park ku unë jetoj tash 17 vjet në NJ, USA, shtepia e kumarës Petrit Sokoli në Budd Lake është rreth një orë larg por keta amerikanët gjithmonë kur flasin per kohen që duhet per të bere një rrugë, më shumë se kilometrat e saj vlerësojnë e shtojnë në pergjigjet e tyre: “nëse nuk ka trafik”. Por me një shofer profesional si Filipi, vellai i madh (nga mosha) i Petritit, rruga sikur kalon me shpejt…
-Ooo Petrit Sokoli, - i therrasim në oborr, simbas tradites malsore!
-Prina kumar, -më thotë Filipi.
-Jo, jo. Gratë perpara i them une, që ketu në Amerikë gratë i respektoj edhe më shumë se sa në at’dhe.
-
Nderkohe Sabrieja, gruaja ime, dhe Monda, grueja e Filipit ngjisin shkallet e asaj shtepie model në një nga zonat më të bukura të Amerikes, në breg të liqenit, në mes të blerimit të lendinave e lisave të paane që na kujtojnë Naimin tonë “…o lisat e gjatë”.
…Unë i them Filipit se do hyj nga dera e kopshtit dhe marr rrugen djathtas neper at lëndinë si qilim nusrije. Kumara Filip, pak si i çuditur me kete veprim timin me vjen nga pas.
-
-Sot eshte festa e Shenkollit te Veres o Filip Djali. Shenkolli i Madh eshte ai i 6 dhjetorit por edhe ky i Veres që e festoni ju Nikajt eshte interesant dhe në një kohë si kjo, plot gjelberim, bar e lule. E pra ja vlen të hyjmë nga kopshti. Mandej te kumara ka hije edhe kur sheh më parë stanin se kullen…Dhe eshte koha e staneve tani o Filip. Te mos harrojme se atje nga anet tona tani njerëzia pergatiten per të dalë në bjeshkë…
Kalojme nga stani i Petritit, shohim kopshtin me perimet sapo të mbjella…dhe i afrohemi deren se mbrapme ku nje tavoline e shtruar bukur perjashta, na kujton se jemi në mesmaji e mund të rrihet edhe në baçe.
Nderkohe Petriti, i zoti i shtepisë, ka dal në kopësht dhe na thërret:
-
Takohemi
shume miqesisht, siç jemi te miqesuar, urojme festen dore-per-dore, dhe hyjme
brenda ne katin e pare por nga dera e mbrame, ose siç i themi me shpesh:- nga
dera e kopshtit. Ky holl, siç thuhet nga keto ane, mua me zgjon kujtime. Ketu
kam kaluar para do kohesh nje nate me Petritin, nje nate tuj zie raki e bere
muhabet “per Shkup e per
Rrijme nje cope here aty ne at’ mjedis shume intim duke folur e dvetur me njeri-tjetrin, duke parë fotot e Nikajve, të Mserrit, të Perajve… të shumë e shumë të dashurit vendit tonë me emrin më të gjithë-fuqishem të botës At’Dhe’ = Mëmë-Dhe’!
-Ja, -më thote Petriti , -keto jane tokat tona në Mserr. Ketu afer eshte shtepia e poetit e shkrimtarit (e kolegut tend) Gjon Neçaj…
Unë e falenderoj Petritin per prezentimin fotografik-kompjuterik të Mserrit (ku une nuk kam qenë kurrë), dhe i shtoj se “Gjonin do e takoj tani që do kthehem në at’dhe por u korita me Pal Neçajn se vetem ketë muaj me ka bere dy ftesa per nje drake a darke ne Manhatan ku jeton dhe akoma nuk kam mundur të shkoj…!”
-Aaa, kumar! Te Pali duhet me shkue. Palin e kemi të madhin jo vetem nga mosha që po hyn në të 80-ën por edhe per figuren e tij të paster në të gjitha kohet. (Dhe shton duke qeshur, -moshen ja di sakt se eshte i nje viti me babain tim, Dedë Sokoli. Janë moshatarë, rritur bashkë, dashamirë e koleg shumë vite të arsimit në Tropojë).
-Koleg edhe si shkrimtar, -shtoj une, -se te dy kanë botuar libra interesant. Dhe te dy i kemi miq e bashkpunetorë në revisten tonë ZemraShqiptare. Bile iu fola edhe per nje liber te ri qe Pali ka ne perfundim e siper dhe do botohet në kete vjeshtë që vjen. Folem edhe per Kolë Tahirin, per Gjon Markokajn e të tjere miq e krijues të asaj ane…
…!
-Kumar, nderhyn Petriti, -a po ngjiten nalt në odë te burrave se mbeten ketu…?
-Oda e burrave…, por sonte na “e kanë pushtuar gratë”, shtoj une me shaka dhe vertete ndjehet se ato, atje lart ja kane plasur gazit e shakave me njera tjetren dhe po harrojne se ku jane burrat… Luçi, çika e Dukagjinit, bashkshortja shembullore e Petritit jo vetem se duhet t’ua mbajë anen mikeshave por me shume i duhet te kujdeset nga guzhina ku ka vene gjithe ato gjera sikur te ishim 30 veta per darkë.
Une i
kerkoj ndjese Luçit per ardhjen pak me vonesë sonte dhe i them sinqerisht që e
kisha një dite shume-shume të ngarkuar. Ju kallxoj atyre se në mengjes isha në
pune, në mes dite rreth 5 ore e sa, miku im nga Kollovozi i Kukesit Ismet Nela
i hupi per të me ndihmue mua deri në
…!
E urojme Kristin, djalin e Petritit e të Luçit per regjistrimin në kolegjin e famshem të Manhatanit ku motra Ela po perfundon studimet sivjet.
…Monda, Sabrieja dhe Luçi
Monda: -edhe sherben edhe ben shaka edhe na fotografon. “E-po është nga Tirana de”
Ndersa nusja e Filipit, tiransja gazmore Monda, na fotografon pa pertese gjate kesaj darke te paharruar, gjate kesaj nate feste te Shenkollit te Veres.
Ndizet qiriu tradicional qe e percjellim te gjithe dore me dore, dhe urojme –GEZUAR!
Dhe une shtoj:
-Gëzuar edhe per Dedë Sokolin me familje në Tiranë,
-Gëzuar per gjithë Mserrin e Nikajt,
-Gëzuar per te gjithe ata qe e festojne kete natë dhe te gjithe I NDIHMOFTË!
-Qoftë i bekuar Shenkolli i Veres. Veç tjerash, mua qe jam edhe në prag të kthimit definitiv per në At’Dhe, kjo natë më çoi te miqte e kumaret e mi të dashur, te Sokolajt e Mserrit të Perajve të Nikajve me të cilet simbas lisit të gjakut të baballareve tanë jemi edhe kusherinj Krasniqas-
…!
Një natë e paharruar me të cilen nuk po i mbaj më gjatë lexuesit e mi të nderuar.
Fjaleve të reportazhit, tani ua kanë zene vendin currilat e bardakut te rakisë që rrjedh aq këndëshëm me një zhurmë qetsuese si prrockat mijera-vjeçare neper arat e shpatinat e Nikajve e që gjithnjë e më pak (fatkeqsisht), po shijohen nga veshi e shpirti i Njeriut te tyre anëve që aq dhimbshëm po ju largohet!!
Ketij vend në Peraj i kanë thanë kisha Shen-Maria… (Arat e Priftit), e sot Gomuri i kullës së Fangut.
Dhe une po mbylli kete paragraf e krejt kete reportazh me nje varg të mikut tim, poetit të atyre aneve bashkfshatarit te Sokolajve, Pal Neçajt, i cili ndonese jeton ne qendren e botes në Manhatanin e famshem të NY, shpirtin e ka në at skaj disi periferik por aq thellë e perjeton si shume bij dhe bija te asaj ane, rrenjosur në shpirt:
-Amanet at vend mos e harroni!
“Zoti i bekoftë e mos i paftë syri i keq!”
Familja Sokoli: Kristi, Luçi, Ela dhe Petriti.
-------------------------
-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga NJ, USA, 10 Maj 2014-