Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Në vend të një kartoline
E enjte, 02.01.2014, 07:30 PM
Në vend të një kartoline
Nga Zeqir Lushaj
Shumë të respektuar miq e komentatorë të parë në diten e parë të ketij Viti të Ri 2014:
Agron Shabani,
Xhafer Kalbaj,
Gjon Neçaj,
Selim (deputet) Nengurra,
Lulzim Logu,
Neki Lulaj,
Miradije Gashi,
Naim Haradinaj,
Musa Prushi,
Enver Ismaili,
Fritz Radovani,
Qazim Shehu
Adem Zaplluzha,
Albana Melyshi Lifschin,
…
-Ju faleminderit shumë qe më lexoni e më ndjeni pranë vetes.
Mbrëmë, në
Naten e Viti të Ri, me oren tuaj (të
…!
-Ju uroj edhe njeherë të gjithëve lexues, vlerësues, komentatatorë, miq të ZemraShqiptare, që nga Drejtori i Pergjithshem Gëzim Marku e Kryeredaktori Ilir (edhe) Dardan, deri te lexuesi me i ri qe ndoshta sot per here të parë e ka klikuar këtë subjekt tonin mediativ; nga Fritzi në token e kongureve deri te Naim Haradinaj skaj arushave të bardhe në Suedi; nga Drita Lushi në brigjet e Shkumbinit deri te rapsodi kosovar Enver Ismaili që mbreme e di që ka qenë mik në brigjet e Oqeanit, në Nju Jork, nga kolegja ime e viteve të Rinisë Albana Melyshi Lifschin, deri te Musa Prushi qe nuk e kam parë as takuar kurrë, pra nga “a-ja e deri te zh-ja”… , të gjithëve paperjashtim: -E paçi një vit sa më të suksesshëm, sa më të begatë, sa më të bereqetshem e të lezetçem në të gjitha fushat e jetes.
Ju uroj veç dashuri e fjalë të mira, respekt e vleresim per njeri-tjetrin larg çdo ambicje negative, larg çdo nençmimi e fyerje. Ju uroj veç afrim e jo shtyrje, shaka gazmore e jo sharje; nderim vellazeror e jo vetulla te ngrysura, shterngim duarsh e jo rrahje tavoline, afirmim te pozitives e jo “kush je ti e kush jam une”. Ta ruajme emrin e mirë të revistes sonë ZemraShqiptare. Ti naltojmë njerëzit e At’Dheun e kurr të mos lejojme qe ti shkeli e nënçmoj ndokush.
“Ka ardhur koha që ne shqiptaret të jemi më pak të pasionuar në luften ndaj njeri-tjetrit”.
…!
Një 2014 bashkimi e dashurie per njeri-tjetrin, per Atdheun tonë të dashur “…ku na ka rënë koka”.
Le të jetë ky shenim-urim per ju, në vend të një kartoline. Jemi vellezer e motra, ndaj, ju dua e ju respektoj në çdo rrethanë. Jemi mish e gjak, pjesë e njeri-tjetrit.
Ju paça me nderë, të gjithëve!