Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Bashkë me gushtin... iku dhe vapa!
E shtune, 31.08.2013, 10:10 AM
BASHKË ME GUSHTIN, … IKU EDHE VAPA!
-Fotoreportazh ekskluziv, nga pushimet verore në Shengjin, gusht 2013-
Nga Zeqir Lushaj
I thonë
Rana e Hedhur se, çuditërisht, natyra vet e ka bere me mijëravjeçarë këtë
mrekulli. Thik-perpjetë deri në gjysëm të malit, siç shihet edhe në foto është
rërë qelibar që më shumë se sa miell xhami ben shkelqim e dritë… Jam ngjitur
deri në krye dhe mund ta krahasoj me ecjen neper borë të imtë e të shkriftë ku
sharron deri në gju e shpesh edhe më thellë. Perfytyrojeni…
Nga kjo
Ranë e Hedhur kaq lart, ka marrë emrin krejt zona-plazh deri në shkembin e
Markanikes, rreth, më shumë se një kilometer. Ku mbaron kjo zone, pra Rana e
Hedhur, mbaron edhe Shengjini dhe në kufi, në fillim të Velipojes është fshati
Rrjoll i Shkodres. Vendasit e bejne perdite me kembe kete rrugë, pra
Velipoje-Shengjin dhe anasjelltas.
Banorët e
ketushem shpesh e shqiptojnë emrin e ketij vendi Rana e H(j)edhun. Ndryshimi
fonetik duket i vogel dhe mund te kalohet si nje dialektalizem gjë per të cilen
unë nuk do isha dakort. E h(j)edhur, dmth, e paster, e shkundur në erë, pra
shumë e çliruar nga çdo gjë e keqe dhe e huaj. Kujtoni shprehejt “e hjedha grunin”, “ I hjedha groshet”, etj
etj.
Por, pa
ju hyrë në hise specialistëve, them se të dy kuptimet bashkohen në një pikë:
-Kjo është një mrekulli e natyrës, besoj, pa shumë shoqe të tjera në këtë botë.
Eshtë fat i madh që është ruajtur deri në Milenumin e Tretë e paprekur, ose siç
shprehemi më së shumti: -
Do jetë
krim nese zh’virgjerohet dosido!!
…Sa herë
shkoj te Rana e Hedhur, (fati më ka privilegjuar që të shkoj shpesh), më
kujtohet një thënie e Një Njeriu të Ditur se: -Shqipëtarët ecin zbathur mbi florinj.
Kaq per
sot per Ranën e Hedhur. Ndoshta, mbas një viti aty do jem një banor i
perhershëm dhe prej aty, per lexuesit e ZemraShqiptare,
them se do shkruaj e tregoj më shumë.
Mos
harroni, ëëë!
…Këto
“dërrasa”, (kështu po i quaj unë), janë shumë të shtrenjëta. Kjo, e majta, me
lopata të kuqe kushton një copë 1500 Euro… Nga Zvicrra kanë ardhur dhe ndjehen
mirë në ujerat e Adriatikut, në Shëngjin.
E pse jo?
Ç’ka kanë të tjerët më shumë se sa na?
E shikoni
këtë djalë kaq simpatik? Eshtë miku im, Qerim Murat Kurmekaj. Nuk e kam mik
vetem se tash 45 vjet jam martuar e jetoj me motren e tij Sabrien, por edhe per diçka me shumë.
…Ka vite
që jeton në Zvicerr. Eshte i martuar me Vjollcen nga Gjakova dhe ka nje djalë e
një vajzë, Yllin e
-Mos u
çudisni. Eshtë shofer i presidentit të një kompanie shumë të fuqishme në
Zvicerr, perkasesisht në Zyrih.
Sa per kujtesë per
lexuesit, është akoma në faqet e ZSh-së një intervistë brillante e Lulzim Logut
me kengetarin Agim Motina, ne Dragobi-Tropojë. Ka diçka të perbashket Agimi, me
këtë Qerimin qe po flasim sot: -Të dy tropojanë. Në një moshë. Agimi pa kembe e
Qerimi pa duar! Të aksidentuar në brigjet e Valbonës. Të reabilituar në
Shqiperi por shumë me teper në Perendim. Të martuar…Bile, bile, mos u çudisni,
por afersine e tyre se, si per koinçidencë
e shton edhe me teper fakti se të dy nuset e tyre kanë të njëjtin emër,
VJOLLCA! (Vjollca Zllami, per Agimin e
Vjollca Ibrahimi per Qerimin. E para nga Malësia e Gjakoves dhe e dyta nga
Gjakova).
…E që të
mos largohemi nga rrëfimi ynë per Shengjinin, Qerimi edhe këtu ne plazh, sivjet
shenoi një rekord befasues. U
Nuk thonë
kot se, -e para gjë që të merr Zoti janë mendët e kresë. Kështu edhe gruas sime
Sabries. Sot, afer 62 vjeçare don të bëhet sportiste dhe të rreshqasi mbi
derrasë mbi Adriatik!
Djali,
Luli, e mban në vezhgim të plotë dhe i thotë si me shaka: -Mami! Kujdes. Babi,
si amerikan që është mund të gjejë një grua tjetër, por unë, Nanë nuk gjej dot
ma…!
…Kjo foto
besoj se i jep pergjigje edhe një mikut tim që kur
-More burrë, -po drutë në plazh
ç’ka duhen?!
Dhe unë i
shtova si me shaka se :
-“Pres shumë miq në kohen e
pushimeve, por ka edhe nga ata miq që duan dru…!”.
…Në foton
e parë është Rana e Hedhun. Bash siper Ranës, në krye të malit të Shengjinit,
në kaculiq, jeton një njeri i vetem. Totalisht i vetëm. Eshtë 74 vjeçarë por
faqet i ka kuq si molla në rrem. Pa
dritë elektrike por me bishtuk. Pa makinë por me një mushkë e me lopët e
bagetitë e tija + një qen larec. Eshtë nga Dukagjini dhe e quajne Lekë. E ne të
gjithë e therrasim: - Lekë Dukagjini.
Në zonë
turistike por ben një jetë etnike… Shtëpinë e të parëve e ka në Dukagjin,
shtepinë bashkokore në qytetin e Shkodres… Dhe i telefonon shpesh djalit në
Londer e i thotë: -
Sepse
jeton me punen e tij. Sepse është vet Zot e vet shkop!!
…Dhe
Luli, djali im, kur futet me fugonin e tij në portën e shtëpisë, thotë gjithë
gas: -Ouuu, paska ardhë kumara Lekë, dhe ruhet të mos ia trembi mushkun se
është pak si i sertë…
…Veç, mos
harroni se, mushku ka ardhe ngarkuar me prodhime organike
…Ja pra
se ç’ben zona turistike, ç’farë bën bregdeti, si terheq Rana e Hedhur?
Tre javë
në Shengjin me pushime nga Amerika e djali im nga Zvicrra dhe vetem…, vetem tre
orë tek shtëpia jonë në Tiranë. (tre orë në Tiranë dhe asnjë minutë në
Tropojë…!!)
Thone se,
-njeriu po u nda në shumë copa – vdes!
Ky djalë,
komshiu im mbi 500 vjeçarë në Tropojë, tani jeton perkohesisht në shtepine time
në Tiranë dhe kujdeset per të, më shumë se sa të ishte e tija.
Avniu, i
ka dy armë që nuk i heq asnjeherë nga muri i kullës sime:- Pushka dhe sharkia.
Dhe, ju
siguroj se të dyja i ka zanat.
Miku i
familjes sonë në Shengjin, (bashkmoshatari im por miku i djalit tim) piktori i
mirënjohur lezhjan Nikolin Ivanaj na beri keto dite gushti të 2013-së të mos e
ndjejmë aq shumë mungesën e vajtjes në Tropojë. Piktura e mesiperme është një
veper e tij , marrë nga një foto e tim biri vite më parë në Gri…
Më
emocionoi kjo picturë që menjherë e vendosem në kendin më të dukshëm të
sallonit të bollshem te shtepise sonë të pushimit në Shengnin. Baba e Nana kane
vdekur. Çarraniku e koshi i drithit janë harruar. E desa edhe muret e kulles
kanë filluar të rrëzohen… E ne, vazhdojmë ti bijen gjoksit se “jetojmë në Perëndim duke mbajtur leksione
patriotike…!!”
E gjejë
rastin ta falenderoj familjarisht Nikolinin, nusen e tij të nderuar, vajzen e
madhe në Londer dhe studenten e vitit të fundit në degen e farmacisë në Itali,
Noemi Ivanaj.
-Ju kemi miq të vertetë.
…Janë tre
vellezer në Breg-Mati, vëllezërit GJINI, per të cilet ka shkruar revista jone
vjet këso kohe një shkrim të gjatë. I vizitova dhe me vizituan në Shengjin.
Janë djem si ata, e nuk gjinden kollaj kund tjeter.
Po i bej
pjesë të ketij foto-reportazhi edhe per ti kujtuar edhe per ti reklamuar por
edhe per ti thenë Nikolin piktorit se vitin tjeter nuk do t’i djegim duart duke
rrotulluar mish mbi prush në tokë të zotit. Djemtë e gurit, i kanë marrë masat,
e kan berë projektin dhe janë zotuar se vitin tjeter do gjeni këtu, perjashta
në baçe, një oxhak guri që themi se do
të ju befasoj.
Unë e
besoj premtimin se jam me thenien e Nastradinit: -
Me mbesen time Noemi, Shengjin 2013.
Të jeshë
në prag të pensionit si puna ime, pra gati 65 vjeç dhe të mos thuash se ndjen
pak stres e mërzi, sikur nuk je shumë i sinqert. Per ti zbutur këto, mua ma ka
gjetë ilaçin mbesa ime Noemi e cila këtë javë fillon vitin e parë të gjimnazit
në Lozanë të Zvicrres mbasi perfundoi 9-vjeçaren me dekoratë të veçantë “E shkelqyer në të gjithë lendët”.
Ajo më
thotë gjithnjë: -Gjyshi, edhe ne e duam Tropojen shumë. Edhe Tiranën po ashtu.
Por,-degjom mua: -Në Shëngjin është parajsa, gjyshi im! E kur ti-gjyshi te
jeshë rikthyer perfundmisht ketu, vetem do shikosh kur të telefonoj nga Lozana:
-Gjyshi! – Në këtë orë më pret në Rinas. Nga Gjeneva, Rinasi është më pak se
një orë e gjysëm, o gjyshi… Gati kaq eshte Lezha me Tiranën!
…Dhe unë,
gëzohem si femij. (Edhe ato që e di se nuk janë bash krejt ashtu, më duhet dhe
bëj sikur i besoj. Se më duhet besimi….Besimi mobilizon).
…As unë
nuk po them më shumë se sa më ka thënë disa herë im bir mua: - Kjo shtëpi është e miqëve…
…Heeej,
edhe ju lexues, shokë, miq e dashamirë: - Besojeni fjalen e djalit tim
Lulzimit, por mos harroni , bile lexojeni edhe njëherë ne kete fotoreportazh
at’ paragrafin poshtë fotos nr 7…!
* * *
Peseqind
fjalë per një pare, - thotë populli.
Iku edhe
kjo verë. Neser është 31 Gusht.
E pra,
mos harroni se “bashkë me Gushtin, ikën
edhe vapa…:.
…Faleminderit
atyre lexuesve që deshen e duruan të më percjellin deri në fund në këto tema
disi të nderyshme, por me një të perbashket, të zgjuara ne shpirtin tim nga
keto pushime verore në atdhe.
…Dhe tani, po i kthehemi punes së perditeshme. Se, pa ketë, s’kemi pse shkojme as atje.
-Ekskluzivisht
per ZSh-në, nga NJ,