E marte, 15.10.2024, 01:04 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Edhe 100 vjet Skënder djali

E diele, 26.05.2013, 08:05 PM


Sot, Skender Buçpapaj  eshte ne kapercyellin e vitit të 60-të të jetës së tij

EDHE 100 VJET TE TJERA  SKENDER DJALI

Skender Buçpapaj, me më të madhin e shekullit qe kaloi. Papa Gjon Pali II

SKENDER BUÇPAPAJ

Ka lindur me 25 maj 1953 në fshatin Tplâ të Tropojës. Arsimin tetëvjeçar e ka kryer në fshatin e lindjes, ndërsa arsimin e mesëm pedagogjik, me korespondencë, e ka kryer në qytetin Bajram Curri. Arsimin e lartë e ka kryer në Universitetin e Tiranës, dega gjuhë- letërsi, më 1978.

Ka realizuar një specializëm pasuniversitar po në Universitetin e Tiranës në fushën e kritikës letrare. Me shtypin ka bashkëpunuar që nga viti 1970. Ka botuar në pothuajse të gjitha të përditshmet dhe periodikët shqiptarë me mijëra shkrime publicistike. Ka botuar gjithashtu poezi, përkthime nga poezia botërore prej italishtes dhe anglishtes, shënime për librat, kritika, studime monografike etj. Nga viti 1986 deri në vitin 1991 ka qenë redaktor në gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë “Drita” ku e ka mbuluar kryesisht sektorin e kritikës. Në fillim të vitit 1991 ka qenë bashkëthemelues i Lidhjes së Pavarur të Gazetarëve të Shqipërisë, më vonë Lidhja e Gazetarëve, e para organizatë opozitare për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Është zgjedhur dy herë në kryesinë e kësaj organizate.

Me lindjen e shtypit pluralist ka qenë anëtar i këshillave botuese në shumë nga gazetat dhe periodikët e atëhershëm.

Në vitin 1991, për pak kohë, ka qenë kryeredaktor i gazetës “Kosova”.

Po në vitin 1991, në dhjetor, është emëruar zëvendësdrejtor i RTVSH. Në vitin 1992, në qershor, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i RTSH, detyrë në të cilën ka qëndruar deri në gusht të vitit 1995. Prej atëherë ka kaluar në diplomaci, në ministrinë e Jashtme e pastaj në Zvicër, ku ka mbuluar, ndër të tjera, edhe problemet e shtypit.

Prej vitit 1998 për disa vite me radhë ka qënë kryeredaktor i gazetës së përditshme „Bota sot”, gazeta më e madhe shqiptare, e cila e ka redaksinë qëndrore në Zyrih, ka redaksi të tjera në Prishtinë, Tiranë, Nju Jork, Shkup dhe shpërndahet në Kosovë, Evropë, Amerikë si dhe në shumë vende të tjera të botës.

Në fushën e publicistikës ka lëvruar pothuaj pa përjashtim të gjitha llojet e saj që nga informacioni, kronika, reportazhi, përshkrimi, udhëpërshkrimi, analiza, komenti, fejtoni, replika, vëzhgimi, polemika, biseda, intervista etj., ka realizuar gjithashtu me dhjetëra dokumentarë televizivë.

Gjatë viteve nëntëdhjetë ka dhënë edhe një mori intervistash në mediat e huaja.

Është autor librash me poezi, bashkautor tekstesh shollore për shkollat e mesme, autor monografish etj. Është nderuar me çmime kombëtare, me çmime speciale, me çmime vjetore në fushën e krijimtarisë poetike, në atë të kritikës, si dhe të pubicistikës, të dokumentarëve artistikë etj. Është nga poetët, publicistet dhe kritikët më të njohur shqiptar.

-------------------

Neri,

QOFSH SA MË I LUMTUR ME LIDEN DHE DJEMTË E GJITHË TË DASHURIT E TU.

EDHE 100 VJET TË TJERA SKENDER DJALI.

-Në emer edhe të Redaksisë së ZemraShqiptare-

Me dashuri,

Zeqir Lushaj



(Vota: 24 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora