Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Baladë për Bacë Bajramin
E enjte, 28.03.2013, 10:54 PM
BACA
NUK I
DESHI KOLLTUQET E TURQISË
-Balladë
për Bacë Bajramin- (Dragobi, fund-marsi, 1976)
Nga Zeqir
Lushaj
Mallkonte
nëna veten,
për fatin
e zi,
tek
luftonte me jetën,
atë nate
që t’lindi Ty.
Të lindi
në udhëtim,
rrugës në
karrocë,
në vargun
e mjerimit,
që
s’kishte të sosë.
Ah, moj
nënë e dashur,
me zemrën
ngrirë –borë,
ta dije
se ç’kreshnik,
atë natë
ti mbaje n’dorë?!
Si
shqipet krahëhapur,
që në
shkëmb bëjnë foletë,
gjithnjë
në gji të popullit,
more krah
dhe jetë.
Ti,
s’pranove rrogat,
as
kolltuqet e Turqisë,
e
ndershme buka e popullit,
e butë
postiq-ja e dhisë.
Prijës,
në shumë luftëra,
të njofti
Shqipëria,
janë
shkruar me gjak,
dëshmon
historia.
Dhe ne që
jemi të rinj,
e kurrë
s’të kemi parë,
na duket
se bashkë rrijmë,
dhe
s’kemi për t’u ndarë.
Çdo mars
vijmë te Shpella,
të shohim
me kobure,
Dragua
mbi këto male
që kurrë
su përkule.
Vepra
jote Bacë,
nuk
harrohet kurrë,
e ruan
gjithë malësia,
çdo lis e
çdo gur .
Emri
yt mbeti,
Një
simbol i burrit,
ta ruan
përjetsisht,
Qyteti i
Bajram Currit!
----------