Përjetësi » Lushaj
Frrok Vukaj: Në dy rreshta njoftim
E diele, 27.01.2013, 08:02 PM
Njeriu…dhe njerëzorja (5)
…NË DY RRJESHTA NJOFTIM
Nga Frrok Vukaj
I dashur miku im Zeqir,
Ju dëshiroj gjithë të mirat.
U shkëputa nga kortezhi e shkova tek varret e tyre. Këtë veprim e ndjeva
dhe e bëra në shenj respekti. Isha i bindur se ata e meritonin kaq respekt nga
unë…
Me fal se të them por edhe u permallova...dhe e di se po të permalloj
edhe Ty.
Nejse ...! Keshtu e ka jeta miku im i vjeter dhe i mirë. Edhe ne, të gjithë të gjallët, një ditë atje do të shkojmë.
Me respekt ndaj jush e familjes suaj të nderuar,
Frrok Vukaj,
Tiranë.
Dy varrezat…Nënë e bir!
Shenim:
Këtë e-mail e gjeta
sot në kompjuterin tim kur u ktheva nga puna. Nderkohë që po shkruaja diçka në
vazhdim të rubrikes se re Njeriu …dhe njerëzorja, i thash vetes “
Dhe vendosa ta
ndajë me lexuesit e mi të respektuar të ZemraShqiptare.
Kjo le të jetë edhe si pergjigje per shokun tim të bangës gjatë katër vjetëve të shkollës pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkoder, per miqësinë tonë të pandërprerë tash 5 dekada e deri tani që po shkruaj këto radhë per në revistë, per drejtorin historik të Lekbibajve, sot pedagog në Akademinë Pedagogjike të Tiranës. Frrok Kolë Vukaj.
Sa per kujtesë
lexuesve:
(Frroku është
autori i reportazhit shumë interesant që botoi në revistën tonë para një jave,
me shenime udhëtimi nëpër Greqi, me titull “ Një javë vizitor, një ditë
emigrant”).
E falenderojme këtë mik të vjetër e bashkpunëtor të ri të ZemraShqiptare.
Redaktori i ZSh-së,
Lushaj
-