E marte, 23.04.2024, 11:00 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Aaah Serbi, moj shtrigë e vjetër

E shtune, 10.11.2012, 08:22 PM



Një jetë luftë, një shekull Pamvarësi (11)

AAAH SERBI, MOJ SHTRIGË E VJETËR…

Teksti nga: Zeqir Lushaj
Kendon: Bajrush Doda

Aaah, Serbi, moj shtrigë e vjetër,
Mbi Kosovën, ç’ka do t’bash tjetër?
Lidhe me pranga i thue; “Mos luej”,
N’shpinë e vet, i thue “je i huej”!,
Brez mbas brezi, babe e djalë,
Janë fajtorë, se janë shqiptarë.

Kur Kosovën e mbulon gjaku,
Festë të madhe ka Beogradi,
Bajonetat numrojnë votat,
Beogradi cakrojnë gotat,
Kushtetutën e Sllobodanit,
Miratojnë zinxhirtë e tankut

Nuk harruen Krajlit me i’thanë:
– Ec përpara deri n’Tiranë,
Mos e shih Tiranën andërr,
Je i ri t’qet buza tamël.

Me ja prek qiellin Shqiprisë,
Rrufe t’madhe i lshon Sërbisë,
Ktu, t’gradojmë barut e hekur,
Gjeneral i ushtrisë vdekur.

Oooi, Serbi, po t’flet shqiptari:
– Ki kujdes, – larg duart nga zjarri!!
------------
Tiranë, 1989

(Nga libri “Fjala mbi tel…”, faqe 51-52)



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora