Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Djepi n’Has, vorri n’Prishtinë (Pjetër Bogdanit)
E shtune, 13.10.2012, 10:21 AM
Një jetë
luftë, një shekull Pamvarësi (3)
DJEPI N’HAS,
VORRI N’PRISHTINË
Teksti:
Zeqir Lushaj
Kendojnë:
Dida, Çela, Kovaçi
– Pjetër Bogdani,
një vigan i kombit shqiptar –
Një vigan
t’kombit shqiptar,
Mburret
Kuksi që e ka djalë,
Burrit
t’madh, kurr si hup zani,
Mësuesit
tonë, Pjeter Bogdani,
300 vjet
ja ruejnë lavdinë,
Djepi
n’Has, e vorri n’Prishtinë.
Si
shkrimtar i shqipes s’vjetër,
Mendimtar,
me shpatë e letër,
Filozofi
e historiani,
Nder të
madh kombit i bani,
Vepra e
Tij me rreze drite,
Gur
themeli i gjuhës shqipe.
Këtij
kreshniku, t’ bjeshkëve tona,
Doktoratën,
ja njofti Rroma,
Gjithçka
shkriu, Ai, për gjuhë dhe tokë,
Mendimtar,
me famë n’Europë,
Ja dha
koha, çmimin trimit,
Skënderbe,
i fushës mendimit.
Tu rritet
ndera e tu rritet nami,
Paç
lavdi, o Pjetër Bogdani,
Vepra
jote, plot kulturë,
Nëpër shekuj
vjen flamur,
Do t’i
këndojnë, brezat lavdi.
./.
(Nga
libri “Fjala mbi tel…” faqe 53-54)