Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Gështenja e Bajram Currit
E enjte, 12.04.2012, 07:36 PM
Zeqir
Lushaj
Fund-marsi,
i Dragoit të Dragobisë
GËSHTENJA
E BAJRAM CURRIT
- Në
fshatin tim, në Gri të rrethit të Tropojës, u ruejt rreth një shekull,
“Monument kulture”, gështenja e Bajram Currit. I qëndroi një
shekulli, por jo tranzicionit anarkodemokratik të viteve ’90-
Gështenja,
“mollë sherri”, qëlloi atë ditë,
Njëri
“është imja”, tjetri “s’është jotja”,
Kokrrat e
pjekura binin në lëndinë,
Në mes
vëllezërve po binte mortja!
Fjala
nxjerr fjalën, pushka do kërciste,
Me gjak
do të skuqej uji e lëndinat,
Fati e
solli atë çast, si udhëtar,
Bacë
Bajramin, së bashku me trimat.
Fjala e
Bacës, e ambël si mjalti,
(Ndërmjetësia
e trimit, është e denjë!),
Dy fise
shpëtoj nga vëllavrasja e tmerrshme,
– Ooo
burra! –A ma falni mua, këtë gështenjë?!
Mendueshëm,
malsorët u shikuan ndërsy,
(Për një
gështenjë, nuk turprohet burri!),
Dhe
folën, prerazi, përnjëherë:
– Të
qoftë falë, o Bajram Curri!!
…!
Tytat e
armëve u ulën ngadalë,
Duart
shtërnguan burrat e Grisë,
Lëshoi
shtat, gështenja ndan rrugës,
Me emrin
e Dragoit të Dragobisë!
./.
(Nga
libri “Hija e vendlindjes”, faqe 23)