E enjte, 10.10.2024, 05:29 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Dhuratat e miqëve, na gëzojnë (XIV)

E diele, 05.02.2012, 06:57 PM


-BIRI I KOLGECAJVE, THIRRJE PËR PAJTIM

Ballina e librit, dhe, në vazhdim…, një kushtim miqësor, personal.

Më poshtë…,tre pasazhe nga të 285 faqet e librit .

Faljet pa ndermjetese, është nxjerrë  nga fq. 97-98.

Vet titulli, i faqes në vijim,  ju prezanton dukurinë që percjell tregimi

i jetuar,  i cili vazhdon disa faqe në librin e juristit Qazim Mani.

Shpindina e librit , dhe foto e autorit me redaktorin

 

-I TILLË DO TË JETË KY LIBER, EDHE MBAS 100 VJETËSH!

(Nga një herë, ndoshta, është më mirë një mesazh miqësie, se një reçensë letrare)

 

I nderuar Qazim Mani !

Gjeja e parë që bëra këto ditë, mbasi u ktheva në Amerikë, lexova librin tuaj "Dora e pajtimit...". Me këtë rast, ju përcjell Ju, (dhe redaktorit tuaj, të nderuar e kompetent Halil Katana), urimet e mia më të përzemërta e më të sinqerta.

Pa pretenduar të hyjë në reçensen e librit tuaj prej 285 faqesh, them se ai, ju përfaqëson Ju me shumë dinjitet. Kryesorja, ju përfaqëson Ju si një njeri të kohës, që e ke jetuar intensivisht të djeshmen, po e jeton aktivisht edhe të sotmen e atdheut tonë halleshumë, me emrin Shqipëri.

Ky libër është Aj-Di-ja, (dokumenti i identifikimit), e historianit, folkloristit, studiuesit, psikologut dhe juristit shembullor, aktivistit të gjithëanshëm të punës politike-shoqrore, të atdhetarit pa asnjë paragjykim, të burrit të zakonit e të kulturës, me emrin Qazim Mani i Kolgecajve. I tillë është libri Juaj, jo veç tani që është botuar, por them se, i tillë do të jetë edhe mbas 100 vjetësh.

( Për referencat ndaj emrit tim, megjithëse nuk ishim takuar kurrë më parë, të falënderoj, dhe do të isha vertetë i gëzuar, po ta di se, të kanë bërë sado pak nderë).

Të paça,

Miqësisht,

Zeqiri,

Nga USA, Shtator, 2011



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora