Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Dhuratat e miqëve, na gëzojnë (XIII)
E diele, 29.01.2012, 07:58 PM
-DREJTORI (HISTORIK) I LEK-BIBAJVE
BALLINA E LIBRIT…, dhe më poshtë…,
(Shkëputur nga libri “Krenari për vendlindjes”, faqe 38)
…MITROLOZ, PO QET MËRTURI
Kosovë trimja, po çon fjalë:
-Kush ma qet zanin në Shalë?
Tym per tym, kush t’jesh me dalë,
Nuk ka plumba, trimat me i’ndalë.
Janë bashkue Nikajt, te tanë,
Kan kcye lumin e dalë mat’anë.
E i kan thirrë fisit t’Mërturit,
Me i’bashkue djemt e barutit.
Me i’bashkue djemt e fisit,
Me i’nisë luftën Nil Bogiçit.
N’at’ Qaf t’Kolçit, ka hip djelmnia,
Ka krisë pushka, asht’ tundë Malsia.
Tahir Sokoli, mustaqe-gjati,
Po e merr pushka e s’po i del gjaku.
Ç’po ushton, ky mali i Drelës,
Kërcet pushka e Kamer Prelës.
Dirgjen shkijet, gur mbas guri,
Mitroloz po qet Merturi!
Ç’ka ka thanë, Ai Nil Bogiçi:
-Se s’ka djem, toka e k’tij fisi!
Bre Bogiç, mbylle tefterin,
T’vrasim Ty, e t’zamë asqerin.
Se ka djem Nikaj-Mërturi,
M’bijnë si lisat e t’fortë si guri.
Janë kala, këto bjeshkët e mia,
S’të lëshon-gjallë, me dalë Malsia.
./.
(Shkëputur nga fq. 52-53 e këtij libri)
- Më poshtë, diçka nga jeta e Frrokut, në 16 rrjeshta!-
Autori i këtij libri, Frrok Vukaj (majtas) dhe redaktori
i revistës ZemraShqiptare, Zeqir Lushaj, shokë bange
në shkollën e mesme Pedagogjike “Shejnaze Juka”.
Dalë në foto, para bustit të Pashko Vasos,
Shkodër, 1963.