Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Vëllazënve Gërvalla
E enjte, 19.01.2012, 08:57 PM
VËLLAZËNVE GËRVALLA
Nga: Zeqir Lushaj
-Në përkujtim të 30 vjetorit të rënies heroike-
(Ata u vranë mizorisht nga regjimi kriminal serbo-jogosllavë,
më 17 janar 1982)
N’qiell t’Kosovës, mbush me kushtrim,
Shkojnë tri shqipe fluturim,
Roje i bajnë natën dhe ditën,
N’shpirt të popullit nuk mund t’vriten,
Jan ba Nja, me diell e hanë,
Tuj dhanë dritë Kosovës-Nanë!
Si furtunë, me gjoks përpara,
Shqipe e parë, Isuf Gërvalla,
Si vetima që t’nxjerr sytë,
Vëllau Bardhoshi, shqipe e dytë,
Si rrufe, që kallë dhe shkrepa,
Shqipe e tretë, asht Kadri Zeka.
Tash sa breza në luftë Kosova,
Ma shumë gjak se shi ndër votra,
Kurrë gazepi, nuk ju nda,
Gjaku-uji, (jo!) nuk ju ba’,
Kur ndokush tha se: – Harroj!,
Brezi i Ri, veten tregoi.
Faqezeza, UDB-e,
Na i vret djalt, na i len mbi dhe’,
Tri javë, t’vdekun, n’Gjermani,
Nuk lejojnë me i pru në shpi,
Tre flamuj ju rrijnë te koka,
N’vend të Nanës po i qan Bota!
-Isuf Gërvallë…!!
Isuf Gërvallë, kurr s’tu dridh dora,
Qemal Stafë, po t’thirrë Kosova,
Mic Sokola, kah trimënia,
Krahtë e Tu, Bardhi e Kadria,
Krejt shqiptarët, rreth shtatë milionë,
Gjaku i djemve n’kambë i çon.
Vëllaznit Frashni, ju çojnë fjalë,
-Mos mërziti o Gërvallë!
100 vjet mbas luftash tona,
Me nderim na priti Lokja,
Krah për krah, midis Tiranës,
Eshtnat tonë, tu djepi i Nanës!
Ka me ardhë e bardha ditë,
Mbarë Kosova – Republikë,
Plot nderim me lule e kangë,
Ju ban vend në tokën nanë,
Jem shqiptarë, na tërheq praku,
Për Lirinë, qoftë hallall gjaku!
./.
-Tiranë, pranverë 1982-
(Nxjerrë nga libri “Fjala mbi tel…”, faqe 10-11)
Shënim: Aso kohe, autori i librit dhe i këtij teksti, ka qenë student
në Shkollën e Lartë të Partisë “V. I. Lenin”, në Tiranë.
./.