Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Binom kosovar
E shtune, 15.10.2011, 04:59 PM
BINOM KOSOVAR
Nga Zeqir Lushaj
-Këndoma kangën, sa t’jam gjallë,
Se kur të vdes, mos t’qofsha falë…-
-popullore-
1. “PREJ PODRIMJES, PO NA VJEN HABERI…”
-… varg, i një kange të vjetër popullore-
…!
…E di se, Ai,
Nuk ka nevojë për lëvdatën time!
Por…, nënshkruaj, që:
Që…,
Si këmishën veshë, e ndjej,
Prekjen e fjalës së Tij!
Edhe, kur shkruan,
“keq”,
Ali Podrimja,
Pa e duartrokitur,
Zor, se mund të rrij!
Është, pak ,
“i djegs”,
Por…, pa zarar!
Ali Podrimja:
– (Një),
I besueshëm – lajmëtar!!
./.
(Marrë, nga libri , ”Lisi i shkruar” , i autorit Zeqir Lushaj, faqe 101)
2. SABIT…
-Poetes së nderuar, Sabile Keçmezi-Basha, në Prishtinë-
( Letër e hapur, nga Amerika)
…!
Duke të lexuar,
Zonja Sabile,
(Edhe …, duke të parë,
Së paku, në fotografi),
I them vetes:
-More, ata të Kosovës,
-More, ata të Prishtinës,
-More, edhe robtë e Tu,
…!
A e dijnë mirë,
A e dijnë mirë…,
Që të kan Ty !?
…!
Se, ç’farë dijnë andej,
Në ato anë,
Unë, s’mund ta di.
Amaaa:
-Sabile Keçmezi-Basha,
…Nuk bahet Dy !
./.
USA, vjeshtë, 2011