E shtune, 31.07.2021, 02:45 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushal: Shqiponja, me emrin modest, ''Zoga''

E diele, 18.09.2011, 04:38 PM


SHQIPONJA, ME EMRIN MODEST, “ZOGA”

 

-Një mesazh miqësie, në vend të një reçense letrare-

 

Nga Zeqir Lushaj

 

I dashur mik, Halil Katana!

 

Këto ditë,mbas kthimit nga Shqiperia, kam lexuar shumë libra,ndoshta më shumë se kurrë ndonjëherë në jetën time. Ashtu erdhi puna. Kam lexuar Isuf Sadikun, Qazim Manin, (dy librat), Beqir Ndoun, Kadri Manin e Prishtinës, etj etj., mbi 10 libra.

Sot, mbarova librin tuaj, shumë dinjitoz, për jetën dhe veprën e asaj sokoleshe të Malësisë së Gjakovës, per atë shqiponjë, me emrin modest Zoga Dega. Unë, nuk do të bëj reçensën letrare të librit tuaj, por të them: -Të jeshë shumë krenar, që:

 

1.Je nga fshati i nderuar, i shumë figurave të njohura, por sot e kemi  fjalën  për luftetarët e shquar të lirisë, Zoga e Shpend Dega.

2.Ta keshë per krenari që je gjak i afërt me këta njerëz shumë të nderuar,me keto figura historike, si vëlla e motër -Dega!

3.Te jeshë i lumtur, që ke patur një personazh kaq interesant, kaq e kaq kohë nëpër duar, në mendje e në zemër, në punën voluminoze e delikate, per të shkruar librin , si Zogën.

4.Nëpërmes figurës së Zoga Degës, i ke berë nderë të madh tërë Malësisë, Kosovës, tërë shqipërisë, çdo vajze e gruaje shqipëtare. Eshtë një dëshmi më shumë, për të vërtetën historike, që e kërkojmë dhe e duam të gjithë.

5.Si shkrimtar, të jeshë i qetë se, them që, brenda kufinjëve të një monografie, nuk mund as që duhej thënë më shumë. Aty, shohim mjaftueshem, Zoga Degën:-dramë, Zoga Degen -tragjedi, Zoga Degën -legjendë…, e në fund të fundit, shohim Zoga Degën - NJERI !

 

Sa për dijeninë tënde, me Shpend Degën, jam takuar 4-5 herë, në vitet ’70-’80 në Tiranë,Ai pensionist e unë,një gazetar i ri.  Ruaj per at' burrë vetëm fjalë të mira e respekt. Me Zogën, një herë jam takuar në jetën time, në një 5 Maj në Tiranë, tek Mehmet Mulosmani. Bile, kur doli Zoga, Hedieja, (mbesa e Mehmetit), mu drejtue mue me këto fjalë:- Zeqir! -Si spjegohet, që ti ,nuk e njeh Zoga Degën...?  Unë, ju pergjigja Hedijes si me shaka që:- Jo vetem nuk kam marrë pjesë në Luftën e Dytë Botrore, por edhe kam lindur, plot 5 vjet mbas mbarimit të saj!!

Pastaj, Mehmeti , më foli për këtë figurë, me pak fjalë, në esencë, këto që thoni ju në liber, si një aktiviste e orëve të para, si një trimëreshë e pa përkulur, luftëtare internacionaliste e nivelit ballkanik.

 

Megjithë njohjen e paket, si dashamirë i asaj familje dhe mik i autorit të librit, çoi edhe nga Unë, pershëndetje zonjës së respektuar, Zoga Degës, bashkë me urimin  për jetë të gjatë e sa më të lumtur. E di që mosha ka berë e bën të veten, por thuaj, po nga ana ime se:

-Një ditë, do të vdesi gjithkush, por, për Ju, ajo Ditë, them se,do të jetë: - Një Ditë Krenarie!

 

Të fala, shokëve e miqëve, në Tiranë.

Me dashuri ,

 

Zeqir Lushaj

 

Shtator 2011, NJ, USA.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora