E merkure, 28.07.2021, 04:47 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Sa herë lexoj Fishtën

E enjte, 09.06.2011, 07:59 PM


1.SA HERË LEXOJ FISHTËN

 

Nga: Zeqir Lushaj

 

Sa herë lexoj Fishtën,

Më e madhe më duket Malësia,

 

Më të rrepta,

Shpata dhe Huta .

 

Penda e Tij,

Simfoni kreshnikësh,

 

E re dhe e lashtë,

Sa vet Lahuta!

        ./.

 

2.HAPËSIRË

 

Migjeni dhe Fishta,

Të dy të mëdhenjë,

 

Të dy bashkëkohës,

Të dy shkodranë.

 

Në mes tyre,

Hapsirë letrare,

 

Veleçikun dhe Cukalin,

Brenda me i zanë!

        ./.

 

3.PROFESORI I LETERSISE

 

    -Ish pedagogut dhe mikut tim ,Vehbi Trashani

 

!

Ish-profesori,Vehbi Trashani,

Po lante sytë,në mëngjes,

Në oborr,në gurrën,tu dardha,

Tek shtëpia ime,në fshatin Gri.

 

Unë,me një peshqir në dorë,

Tuj bisedue,(pak si me ndrojtje),

Për jetën në shkollën pedagogjike,

Një sekret…,ia kallxova Atij !

 

-Të tregoj diçka,si profesor kujdestar,

(Sot,mik shtëpie,ke për të ma falë!):

-Në konvikt,në Shkodër…,ilegalisht,

Kam studjuar Fishtën,-fjalëpërfjalë !

 

!

Ju shmang gurrës,mos stërpikej,

Me shikoj,buzëqeshur ndërsy,

Foli ngadalë,siç e kish zakonin:

-Ti kujton se…,Unë nuk e di !?

!

              ./.

 Gri-Tropojë,pranverë,1969-

 

4.VARRI I FISHTES

 

Për të dënuar Fishtën,

Nuk e varrosën,

E hodhën në Dri !

 

Ooo,sa mirë !

Nderë më të madhe,

Nuk mund ti bënin Atij !

 

Nuk mund të ketë varr,

Për Gjergj Fishtën,

Drini e Deti,janë pak ,

 

Aty,ka hapësirë,

Të ëndet i pavdekshëm,

Në tpavdekshmin shtrat !

 

!

Ti lëmë paragjykimet,

Të mos kërkojme ma,

Për varrin e Atij Titani,

 

Fishta i pafundësisë,

Don hapsira,pa limit,

Edhe më tej se Ballkani !

             ./.

 

5.PO TIA HEQIM

  

-Për të Dy Gjergjët-

 

Kthe kokën mbrapa,

Shih gjurmët Tua- pas,

Po përbuze rrugën Tande,

Bota…, shkrihet në gas !

!

Po tia heqim,

Gjergjit të Parë,       *

Gjakun e krenave ,

Nga Shpata,

 

Po tia heqim ,

Gjergjit të Dytë,      *

Zjarrin antishovenist,

Nga Penda,

 

Të gjithë mbesim,

Golare kungulli,

(E tharë nga dielli),

Pa kurrgja brënda !

!

Kthe kokën mbrapa,

Shih gjurmët Tua-pas,

Po përbuze rrugën Tande,

Bota…,shkrihet në gas !

         ./.

   *Gjergji i  Parë = Gjergj Kastrioti,Skënderbeu.

   *Gjergji i Dytë = Padër Gjergj Fishta.

 

6. STAFETA E POETËVE

- Poetit lezhjan, Ndoc Gjetja -

 

Jam i bindur se :

Porta e lashtë e Shëngjinit

Dhe Kalaja shekullore e Lisit,

Aq shumë,

Do të mburren me Ty.

 

Sa…

Fishta dhe Mjeda,

Do ta kenë zili!

 

Në qytetin e ideve, 1)

Nuk këputet stafeta.

 

Gjetje sugjestionuese:

Poeti Ndoc,

Dhe mbiemri:

Gjetja!

     ./.

 1.Qyteti i ideve, - Një figurë letrare e vet poetit Gjetja

 Shënim: Të tre poetët e mirënjohur i përkasin të njejtës trevë të Nën-Shkodrës:-,Fishtë-Mjedë-Bërdicë

 

 

Shkodër 1983.Grup gazetarësh:- Nga e majta në të djathtë: Tomë Therçaj, Frano Caka, Zeqir Lushaj dhe Prec Zogaj (Foto: Petrit Omeri)
Shkodër 1983.Grup gazetarësh:- Nga e majta në të djathtë: Tomë Therçaj, Frano Caka, Zeqir Lushaj dhe Prec Zogaj (Foto: Petrit Omeri)

 

7. DY NDOCËT

 

Përpara kështjellës,

Që me ndjenja të holla,

Kan ngritur poetët,

 

Kërpurdha, duken vilat,

Me O (zero) të madhe.

Shumëzohet kuleta!

* * *

Shembull,

Dy Ndocët:

Gjetja …,dhe Papleka.

          ./.

 

8.MË FRYMËZON FAN NOLI

 

Tek lodhem në tejskaj,

Dhe, mallkoj veten,

Shpesh herë,

Unë, i gjori,

 

Dikush,

Më flet rreptë:

 

Qëndro, he burrë!

Për dy dollarë në ditë,

Ka punue edhe Fan Noli…!

* * *

E marr me mend,

Viganin e Kolonjës,

Në punët e rëndomta të Amerikës,

Dhe, në atë pak kohë të lirë,

Nëpër kisha,

Duke ngritur,(në Shqip),

Një Meshë!

 

Më shumë

Për Kombin,

Se për punët e Fesë!!

       ./.

 

9.SEMAFORI” I MIRDITES

 

 -Poetit mirditor ,Gjokë Beci-

 (Megjithëse,e di që,poetët,nuk kanë nevojë për mbrojtje!)

 USA,2008.

 

!

ka asht more ai shkrim !

Ai shkrim në gazetën “Shekulli” ?

 

Kush guxon me hap fjalë,se:

Na  qenka i smurë  Poeti ?

 

Malet rëndojnë,nuk smuren,JO !

Një Mal pra,asht,edhe Gjokë Beci !

!!!

Dashakeqi foli, “Si miza në qyp!”:

-…Si hapt , je tuj dhanë,-or mik !

 *   *   *

Ti… ! Ti,kaçak-injorant:-Mbylle gojën !

Gjokë Beci,asht shumë,asht semafor!

 

Semafor , (në tunelin e Kalimashit),

Që,e zdritë (ma fort) edhe Kosovën !

                           ./.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora