Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: (Një) Fantazi amerikane
E enjte, 26.05.2011, 07:57 PM
(NJE)…FANTAZI AMERIKANE
Uashington, mars 1998
Nga Zeqir Lushaj
-Ose,kur ecën edhe…FALLCI…!
-Skicë-ditar- (Usa, Mars 1998)
…!
Nuk kishte asnjë arsye që të mos e prisja me interes dhe aprovim të plotë propozimin e Dervish Shehut,në Bruklin të Nju Jokut,(ku isha pritur dhe strehuar,fillimisht në Amerikë,si mik-mysafir), që të shkonim në kryeqytetin amerikan,Uashington D.C.Dhe,aq më shumë për mua,banorin,ndër më të rinjtë e këtij vendi gjigand. Bile,akoma edhe më shumë,kur bëhej fjalë për të marrë pjesë në një demonstratë për Kosovën, para Kongresit amerikan.
…Dita,ishte jashtëzakonisht e ftohtë,ndoshta dita më e ftohtë e jetës time! Shqiptari nga Malsia e Madhe e Mbishkodrës,që,në atë rrugë ishte dhe në rolin e shoferit,ishte shumë xhentil. Autostadat e mëdha si dhe makina e mirë me të cilën udhëtonim,na bën të mendojmë se,Uashingtoni,nuk qënka edhe aq larg nga Nju Jorku.Gjithë-gjithë,rreth pesë orë.
-Meqënëse jemi heret e për demonstratën,kemi kohë të mjaftueshme,të bëjmë një kalim nëpër qëndrën e Kryeqytetit,-na tha,me mirësjellje,ai,burri që po grahte kerrin?
Ja,godina e Kongresit amerikan…,Presidenca,ose Shtëpia e Bardhë,…Pentagoni…etj etj. Ç’farëdo që të them për këtë kryeqëndër botrore,zor se them diçka të re… !
Jemi,ngjitur me Shtëpinë e Bardhë.Po ecim me këmbë në PENNSYLVANIA AV 1500.
-A don ta keshë një fotografi me Presidentin Bill Klinton !?
Unë,ktheva shikimin nga bashkudhetari,duke bërë ,plotësisht të paditurin !
Ai e kuptoi menjëherë reagimin tim,sikur t’i thosha:-Pse tallesh me mua…?
-Hajde këtu…,Afrou…,Shiko… !
Kur,ç’të shoh? Një copë kompesato,sa trupi i Atij që ish pikturuar në të,orvanile,Bill Klintoni,në vënd !
… Aparati u shkrep dy-tre herë,dhe unë,vizitori më i ri i Uashingtonit ,hyra në “histori”,
duke u fotografuar me njeriun më të fuqishëm të botës,(për atë kohë),me vet Presidentin.
Fakti që,Ai, pra,Bill Klinton,(sado që në zyrën e tij), nuk ishte më larg meje se, 10-15 metra,e bënte këtë shaka,këtë mahi,këtë fotografi, gati-gati,edhe për mua,krejt si të besueshme!
Kjo foto,që ju po shihni,në bashkëshoqërim të këtij shkrimi,në sytë e ndokujt,ndokund e një ditë,mund të më bënte mua,një “Tjetërkushi !”. Botë iluzionesh,o robi i Zotit !
…!
Një miku im ,që e lexoi këtë skicë përpara botimit ,më tha,tërë seriozitet:
-Tani,më thuaj:-
-Të dyja,janë-realitet.Ti, zgjidh e merr,-simbas qefit,-ju përgjigja.
Kjo përgjigje,vlen edhe për ju,të nderuar lexues,të revistës simpatike,zemrashqiptare.E, me që
…!
…Jo rrallë,FALLCI…,vlen më shumë se sa e vërteta,se vet realiteti ! Ec e gjëje,-vëlla!
Në fund të fundit:- (Një)…,fantazi amerikane !
./.