Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Gjogu i babës
E diele, 22.05.2011, 07:58 PM
GJOGU I BABES
Pasjoni i fëmijërisë, nuk u shqitka lehtë. NJ,USA 2008 (Foto: Vincent Montagna)
-Ngjarje e jetuar…,në moshën time,10-vjeçare-
Nga Zeqir Lushaj
E shihja çdo ditë,dhe,çdo ditë më dhimbsej gjithnjë e më shumë.
Dikurë, ka qënë ëmnes për mirë. Si gjogu i Filanit,-thoshin mileti. Çdo ditë kashagitej me kujdes .Edhe jelet e bishtin ja shkrehshim me kënaqësi,ja bajshim-gojfil! Lene ma,
Sot,ka mbet si i shkret. Mezi endet rrethit oborrit.Këmbët i merren. Kokën e mban ulët….Ka filluar t’i vijë edhe një erë e keqe…Hej,zot,si është katandisë Ai,ish gjogu i famshëm!
Një ditë,e morëm ngadalë dhe e përcollëm deri në Arat e Epra. Rreth 500 metra larg shtëpisë. Atje,ishin korrur arat e,për të hangër në ponove kishte boll.
Atje e çuam,atje e lam. E shikoja çdo ditë…me dhimbsej.Fort më dhimbsej.E kam dashur shumë at’ gjog. Ai ishte tepër i pashëm,i fuqishëm,fisnik e krenar.Në shpindën e tij,sa e sa herë jam ngjitur deri lart në bjeshkë,ne Morajë e në Shtyllë të Grisë. E kam nëpër vjersha…!
…Aty,në ara të Epra,te ara e Vrellës,u gdhi dhe u ngrus rreth dy javë. Ashtu , cullak ,
(i xhveshur), për gjynah.Pa samar as shalë,pa fre as kerpesh,pa zile as pa patkoj në këmbë! Të gjitha i ishin hequr. Veç shpirti,akoma bënte vend brënda atyre brinjëve të thata. S’kishte ma grazhd,s’kishte ma tagji. Ditë-natë,vetëm,nën qiellin e hapur të asaj vjeshte të vonë…!
Kur,ç’të shoh ? Një ditë,rreth akshamit,
I thirra babës dhe i thash se,- po vjen gjogu.
-Ani. Mos e ngucni,babë.
Babai fliste,e Unë,vertetë dridhesha në shpirtin tim nga ato fjalë.
…Ditën e dytë,në darkë,gjogu i rraskapitur,arriti në oborr. U ndal,mbas shtëpisë,në një lëndinë të vogël,tu lama,siç i thoshim,se aty viheshin ushqimet e dimrit. Ju afrova me kujdes. Ja preka jelet,ja lëmova e kruajta bollin e gjatë!...(Për mua,gjogu e kish fituar betejën e jetës ! )
E kthej shikimin nga Unë. I tejlodhur,dashamirës. M’u duk se…,po më falënderonte.
I thashë:- “natën e mirë” ,-gjogu im i dashur ! Bane shumë gajret që erdhe tu shtëpia jote. Na ban hallall gjog,se të kemi munduar jo pak në jetë. Me mundimin tënd kemi mbajtur shtëpinë,me mundimin tënd,jemi rritur. Qofsh i bekuar gjagu im i mirë,gjogu im i bardhë…!
E preka lehtë,shumë miqësisht në shpatullë dhe…,u futa brënda.
…I tregova babës për këtë veprim me gjogun dhe,Ai,më përqafoi:
-Shumë mire, babë,shumë mirë ke ba. Brravo! Edhe ai,ka shpirt…,shpirt,sikur Njeriu.
…!
Të nesërmen në mëngjes,dola më heret së ditët e tjera në lamë.
Në lëndinë,ishte shtrirë,sa gjërë-gjatë,trupi vigan,i pajetë,i gjogut të babës,i gjogut tim.
Shenim: Në kujtim të gjogut tim të bardhë,për të cilin lexuat me lart,u fotografova me këtë vraç të zi,
(me lejen e pronarit ),që
./.