E marte, 08.10.2024, 08:29 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Ku e ka shtëpinë Islam Vatoci?

E premte, 06.05.2011, 07:58 PM


KU E KA SHTEPINE ISLAM VATOCI ?

 

Nga Zeqir Lushaj

 

-Tri rrëfime për Heroin e Punës-

(Gazeta “Bashkimi”,3 shkurt 1988)

 

1.

30 DITE E NETE,VETEM,NE SHTYLLE TE GRISE !

Shtylla e Grisë, është  një bjeshkë e largët,e lartë dhe e sertë,në afërsi të Jezercës.Nga fillimi i shtatorit, barinjtë ndjellin tufat e bagëtive dhe zbresin poshtë,në vërri.Por,për çudinë e të gjithëve,bariu i mirënjohur Islam Vatoci,athere i nisi ugiçet e tufën drejtë Shtyllës!

-Ku po i çon more,këto dhen?,-e pyeti disi i habitur një i moshuar rreth 80 vjeçar?

-Po dal në bjeshkë,o bacë,në Shtyllë të Grisë.

-A nuk të kan lanë me dalë ma heret,more Islam,- i tha si me humor plaku.

-Tashti, bjeshka është vetem “e jemja”,e dhentë i kullos për qejf.Do të baj za kur të dirgjem mbas një muej dhe shikoi si janë dhentë që e kullosin bjeshkën në vjeshtë.

Dhe,u ngjit,lartë,në Shtyllë.Fare i vetëm,me tufen e deleve,me qenin dhe me një radio dore.Në atë kohë edhe stanet ishin shkrehur,por e gjeti vendin e vjeshtimit,edhe me të mirë se stan,ustaj merakli.I strehoi delet në një shpellë të vjetër,në Lugun e Bibës,në një luginë të mbrojtur mirë nga erërat e të ftohtit që edhe mund të fillonte.Prej aty kulloste,simbas ditëve dhe motit,jo veç Shtyllën lart,por edhe çetat e

Në plan të parë,me topin në zotrim, Besmir Idriz Vatoci (nipi i Heroit), student dhe futbollist shembullor në NJ,USA.
Në plan të parë,me topin në zotrim, Besmir Idriz Vatoci (nipi i Heroit), student dhe futbollist shembullor në NJ,USA.

Lercit , e deri në Rudina të Fryta të Geghysenit.

…Përfytyroni një çoban të vetëm:-30 ditë e netë,pa hapur gojë me njeri,në Shtyllë të Grisë !! Nga fillimi i Tetorit,kur një mëngjes,e gjeti tokën e barin të mbuluar me borën e bardhë, ndolli ugiçet e i priu tufës për në verri.

Kur delet e tufave të të tjerëve,kishin filluar të ndërzeheshin,delet e Islam Vatocit, fillojnë e pjellin…!

 

2.

BARIU I NDRRESES SE TRETE

Bariu Islam Vatoci,i ekonomisë bujqësore të Bujanit,hyri në bisedat nga më me interes të njerëzve,jo vetëm për rendimentin shumë të lartë në qumësht (200 kg për kokë,arriti këtë vit),por edhe për mënyren e re të trajtimit të deles “bardhokë”, të Tropojës.Duhet të themi se,fillimisht pati edhe jo pak mosbesim në rrugën që ndiqte Ai,madje,ndonjë,si me përqeshje thoshte:- “Shkolla,e Islam Vatocit”!. Por,aq i bënin Islamit këto zëra.

Një habi krijoi tek njërzit fakti që,Islam Vatoci,gjatë verës,delet nuk i çonte në bjeshkë. Jo vetem kaq,por nuk i kulloste ato,as ditën,por natën !! Me dy orë ditë,kur freskohet koha, Ai i nxjerr delet në kullosë ,i kullotë tërë natën,dhe kur del dita e re,kur dielli fillon të nxejë,delet e Islamit,mrizojnë tërë vapën nën hije të arrës.Kështu gjatë dy muajve të zhegut të madh,Islam Vatoci,është bari i ndërresës së tretë.

Islami,këtë mënyrë trajtimi e argumenton,por nuk mund të harrojmë kenaqesinë që kish krijuar sidomos tek feminjtë ky fakt.Ata,pasi hanin darkën,turreshin të gëzuar te bariu i dashur dhe i luteshin :Na lere edhe ne

Kulla e Mic Sokolit – Bujan
Kulla e Mic Sokolit – Bujan

sonte,te vijmë me ty e ti kullosim delet bashkë!”.

-A kini marre leje te shtepia,-i pyeste ata Islami ?

- Ne jemi me pushime verore,xhaxhi Islam,po edhe leje kemi marrë që të vijmë sonte me ty.-Aman,aman,-na lere të vijme me ty sonte…!,-ngulin këmbë e i luteshin ata.

-E po mirë,pra,hajdeni sonte me mua,-ua kthente ai buzëgas.

-Uuurraaa ! ,thërrsnin fëmjtë të gëzuar.

Zërat e tyre,në qetësine e natës,përziheshin me këmborët e ugiçëve të tufës.

 

3.

KU E KA SHTEPINE ISLAM VATOCI ?

Udhtonim në ditët e janarit të këtij viti,me autobus për në qytetin Bajram Curri.Në ndenjësen pranë,kishim një mik nga Dibra.Duke soditur nga dritaret e autobuzit,ai pyeti:

Heroi i Punës, Islam Vatoci, ka fituar Grin Kartën e SHBA. NJ,USA,prill 2011 (Foto:Ejona Vatoci)
Heroi i Punës, Islam Vatoci, ka fituar Grin Kartën e SHBA. NJ,USA,prill 2011 (Foto:Ejona Vatoci)

-More,ku bie kooperativa e Bujanit?

-Ja,gjithë kjo që të kap syri,në krahun e majtë të Valbonës,deri në qytetin Bajram Curri,është Bujani.

-Ku e ka shtëpinë Islam Vatoci ?

-Fare pranë rrugës,mbi urën e Bujanit,as 500 metra më lart.

-Mos është kjo këtu,--pyeti udhëtari musafir ?

-Jo. Kjo është shtëpia e Heroit të Popullit ,Mic Sokoli.

-Po kjo tjetra,-pyeti prap Ai ?

-Kjo tjetra afër,është shtëpia e atdhetarit Sali Mani,nga ku Bajram Curri doli e u nis në marshimin historik për të kapërcyer Alpet,e deri në Shpellë të Dragobise,ku shkrou epopenë heroike. Këtu,është mbajtur edhe Konferenca e Bujanit,në fund të vitit 1943.

-…?

Kjo tjetra,dykatëshe,në kodër,është e atdhetarit Avdi Bajrami.Pak me lart,ajo e luftetarit të shquar Zmajl Hyseni .shok e bashkluftëtar i Micit,që këndohet në këngë: “Zmajl Hyseni,hupë e tretë/,Kërkund vorri sju ka gjetë/.

…-Ja,kjo tjetra,mes baçes me pemë,është shtëpia e bariut të famshëm,Islam Vatoci.

Bashkudhëtari,njëkohësisht bashkbiseduesi dibran,heshti pak (tipar i asaj krahine, mos-ngutja!),pastaj foli:

-Po më bahet qefi edhe më fort tani.I paska hije,jo vetem Islamit,por tërë Bujanit, titulli i lartë i Heroit.

Djepi i heroizmit,duhet të përkundet çdo ditë!

./.



(Vota: 22 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora