Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Fluturova…,ika…!!
E hene, 25.04.2011, 07:42 PM
FLUTUROVA…,IKA… !!
Zeqir Lushaj
“…Shite tokën,…del hup krejt…!”
-Varg i një kënge popullore,rreth një shekull më parë-
( Fletë ditari,Tiranë, shkurt 1998)
1.
Më thanë se:
I biri i xhandarit jam !
-Në çdo fletë biografie,
Në çdo dosje e kam .
2.
Më thanë se:
-Je,një katundar-malok !
Me prejardhjen time,
Mburrëm edhe sot .
3.
Më thanë se:
-Je agjent i Sigurimit!
…I shikova,pak,
Si me çudi …!
(Një meritë,
E panjohur prej meje,)
Ama,gjithe Bota,
Punon për Siguri !
4.
Më thanë se:
Je kriptokomunist,
Nuk ke per t’u rinovue !
Ç’ka me ba?
-Medet për mue !
5.
Më thanë se:
-Je feminist ,
…Sa shumë vajza ke dashtë !
-Sa mirë,-ua ktheva:,
“Në vesh të Perëndisë,
…Zoti e thashtë…!”
6.
Gjithë keto akuza,
(Nuk janë,…as gjysma),
Mbarë e mbrapsht i dëgjova,
Vetën e hangra me dhëmbë,
Bana si bana…,
I durova !
7.
Kur,më thanë se:
-Je servil-karrierist,
Të dhimbset karrika !
U preka në shpirt,
(Mallkova në heshtje):
-Paçi faqen e zezë!
…Ju raftë pika !
…!
(Ma trazoi shpirtin një fjalë,
Fjalë e vjetër,qyshkurë:
-Unë me bukë,e Ti me gurë !)
8.…!
Kur,me kokën mbrapa,
Rëndova…,
Në shkallët e avjonit (!!),
Mu duk vetja…,
Breg-varrit,
Gozhduar,mes arkivolit…!
…!
9.
-Prapa diellit…,
E thefsh qafën…!
Më bahej se,(…ata),
Më flisnin në vesh !
Ata…,(ata e ato!),
Që gjithë jetën i desha,
Dhe do t’i dua ,
Deri sa të vdes. !
10.
Si zogu mbi lis,
Instinktivisht,
Çukita…,
…Mbi xham,
Xhamin e qelqtë ,
Me ballin mbeshtetur,
Fshiva,
( lehtë),
Avullin me dorë,
Por… ,
Pa e kuptuar,
Kisha përshëndetur!
11…!
N’daç, përshëndeta,
N’daç ,çukita…!
?!…,
12.
…!
Fluturova…,
Ika….!!
Rinas (Tiranë),27 shkurt 1998
./.