Përjetësi » Lushaj
Dy poezi nga Zeqir Lushaj
E merkure, 16.03.2011, 08:43 PM
Binak Arifi (i Geg-Hysenit),e …,Sadik Selmani (i Grise)
Zeqir Lushaj
KODI I BURRAVE
-Kutia e duhanit, qitet…, edhe e thatë-
(Etnografi!?)
Kahmot, i dashur lexuesi im,
E tillë ka qenë dhe është jeta,
Dikush, nuk ka duhan në kuti,
Tjetri, e ka plot, por…, pa letra!
…!
Lëshoj kutine e duhanit mbi qylym,
Shtyni, me gishtat e dorës sipër saj:
Pyeti:-Me pas me se, a kie n’se?!
Buzëqeshi:-Mirëseerdhe, o uzdajë!
Mysafiri, e priti kutinë e duhanit,
E afroi afër gjurit, duke e begenisë,
Nga kutia e vet, një defter letra,
E gjysmoi, për të zotin e shtëpisë.
…!
Një ditë prej ditësh, e njëjta skenë,
(Një pyetje të kundërt, po na bje!),
Kutia e bakfanit rreshqiti në cergë:
Antitezë:-Me pas n’se, a kie me se?
Tjetri, ndali kutinë, e hapi me kujdes,
Mori letër, mbushi, në duhanin e Tij,
Duhanin që pati, e ndau në dy kutitë,
Rrahi samracin:-Tu rrittë nderi, zotni!
Ndiqja në heshtje, kodin e burrave,
Formalisht, dukesha si indiferent,
Kjo etnografi, ish sugjestionuese,
Zbrazte, një roman, etikë e mend!
…!
Kahmot, i dashur lexuesi im,
E tillë ka qenë dhe është jeta,
Dikush, nuk ka duhan në kuti,
Tjetri, e ka plot, por…, pa letra!
./.
USA, Mars 2011
./.
USA, Mars 2011
HAS,1983
-Marre nga gazeta “Zeri i Rinise”, 8 tetor,1983-
Kenget jane ,ditar per historine,
Jane,si lisat e guret,plot emra,
Kendoni-kendoni,o djemt e Hasit,
Kendoni,he ju kendofte zemra!
…!
Duket se,gruri ,perkundet ne valle,
Bjeshka e Pashtrikut,heshte,degjon,
12 rezervuaret,ja bejne me sy diellit,
Flladi i pranveres,ballin na freskon.
Sheh Kuksin e Ri,ne kaltersi leqeni,
Ne preher te Gjallices, lule ne kurore,
Kenget rrjedhin, si krojet ne rudina,
Zemra i shton ,rrahjet ne krahrore.
Kur ambel,ciftelise,i bie Hysen Dida,
E, Rrustem Cela,e percjell me sharki,
Sikur rrijme,me vllezerit Merimana, *
Koburja e Ramadanit,na e ban me sy. *
…!
Kenget jane ,ditar per historine,
Jane ,si lisat e guret, plot emra ,
Kendoni–kendoni,o djemt e Hasit,
Kendoni, he ju kendofte zemra !
./.
*Dy vllezerit,me nje emer – Merimante e Jakup Brahes,nga Luma e Kuksit.
*Ramadan Zaskoci-luftetar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.