E merkure, 16.10.2024, 04:23 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Sita..., e mendafshit

E premte, 20.05.2011, 07:10 PM


Në foto:- Murat Beka (Kurmekaj),me të bijjën, Sabrien.(Foto:-Vjollca Ibrahimi)
Në foto:- Murat Beka (Kurmekaj),me të bijjën, Sabrien.(Foto:-Vjollca Ibrahimi)
Zeqir Lushaj

 

SITA…,E MENDAFSHIT 

 

-OSE,PUSHKA E PLAKUT TE BEGAJVE-

-Duke marrë shkas nga një ngjarje e para,rreth  100 vjetëve-

 

Çdo Hyqymet,(or lum miku),

Ja len një pushkë një plaku,

Jo,për ti vrarë të tjerët,

Për ti provue ata,ma spaku !

!

Pasha,ngrehi çadrat në Çillaj,

Urdhëroj:- çarmatim në Malësi!       

Fjala ish ,mbi baza “vullnetare”,

Që të mos bahej ndonjë tollovi.

 

Do armë batalle ,të vjetra,

Thonë se,u dorëzuan jopak,

Stamolliu,ishte skile e regjun,

Buzëqeshi,por, nuk u kënaq!

 

Kallxojnë se,një plaku nga Begajt ,

Që i çonte,te çadra,mana e qershi,

Pashë Xhaviti,si shenjë mirënjohje,

Një pushkë,(ashiqare),ia fali Atij !

 

U kthyen mileti,i ranë në fushim,

(Pasha i Turqisë,shihte inatosur!),

-Pse ja fale pushkën këtij plakut?

Do na vrasi,-jemi të çarmatosur !

 

!

-Si e vrajka një plak, tan Malsinë,

Me një pushkë të vjetër,ksodore?

E pra,kur ta ndërroj sitën e miellit,

Do tjau kthej qeserka e pishtole !       *

 

-E paç vu sitën,me elshue paskajin,

Qe kjo sitë,veç krundet mi ka lshue,

Ditën,kur ta ndoj at ,sitën e imtë,

Ju,kini me ardhë,me u pa me Mue !

 

Se çka ishte ,“sita e mëndafshit”,

Këndohet në kangë,hala,edhe sot,

Parija:-Shaban Aga-Abdulla Hoxha,

Midis Gjakovës,drejtë e në konop

!

Çdo Derzhavë,(or burazer),

Ja len një pushkë një plaku.

Jo,për ti vrarë të tjerët,

Për ti provue ata,ma spaku !

                        ./.

 *qeserka e pishtole = armë të vjetra,të para një shekulli

 

Subjektin e kësaj vjershe,e kam marrë nga bisedat me plakun 90 vjeçar,Murat Beka (i Begajve) në vitin 2003.

 



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora