| E premte, 20.05.2011, 06:10 PM |
Zeqir Lushaj
Në foto:- Murat Beka (Kurmekaj),me të bijjën, Sabrien.(Foto:-Vjollca Ibrahimi)
SITA…,
-OSE,PUSHKA E PLAKUT TE BEGAJVE-
-Duke marrë shkas nga një ngjarje e para,rreth 100 vjetëve-
Ç’do Hyqymet,(or lum miku),
Ja len një pushkë një plaku,
Jo,për t’i vrarë të tjerët,
Për t’i provue ata,ma s’paku !
…!
Pasha,ngrehi çadrat në Çillaj,
Urdhëroj:- ç’armatim në Malësi!
Fjala ish ,mbi baza “vullnetare”,
Që të mos bahej ndonjë tollovi.
Do armë batalle ,të vjetra,
Thonë se,u dorëzuan jopak,
Stamolliu,ishte skile e regjun,
Buzëqeshi,por, nuk u kënaq!
Kallxojnë se,një plaku nga Begajt ,
Që i çonte,te çadra,mana e qershi,
Pashë Xhaviti,si shenjë mirënjohje,
Një pushkë,(ashiqare),i’a fali Atij !
U kthyen mileti,i ranë në fushim,
(Pasha i Turqisë,shihte inatosur!),
-Pse ja fale pushkën këtij plakut?
Do na vrasi,-jemi të çarmatosur !
…!
-Si e vrajka një plak, tan’ Malsinë,
Me një pushkë të vjetër,k’sodore?
E pra,kur ta ndërroj sitën e miellit,
Do t’jau kthej qeserka e pishtole ! *
-E paç vu sitën,me e’lshue paskajin,
Qe kjo sitë,veç krundet mi ka lshue,
Ditën,kur ta ndoj at’ ,sitën e imtë,
Ju,kini me ardhë,me u pa me Mue !
Se ç’ka ishte ,“sita e mëndafshit”,
Këndohet në kangë,hala,edhe sot,
Parija:-Shaban Aga-Abdulla Hoxha,
Midis Gjakovës,drejtë e në konop
…!
Ç’do Derzhavë,(or burazer),
Ja len një pushkë një plaku.
Jo,për t’i vrarë të tjerët,
Për t’i provue ata,ma s’paku !
./.
*qeserka e pishtole = armë të vjetra,të para një shekulli
Subjektin e kësaj vjershe,e kam marrë nga bisedat me plakun 90 vjeçar,Murat Beka (i Begajve) në vitin 2003.