Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Shenjëtorët
E diele, 05.06.2011, 08:04 PM
SHENJETORET
Nga: Zeqir Lushaj
NANË - TEREZA,
NANA E GLOBIT!
Nanë Tereza, Nana e Globit,
Dora e saj , si dora e Zotit.
Zemrën t’bardhë,si bjeshkët tona,
Shpirtin t’madh, sa Fushë-Kosova .
Mbushë besim e krenari,
Pshtoj nga vdekja, mijëra fëmijë,
Ju dha jetë, e dritë në faqe,
Çmimin “Nobël” mban për paqe.
Nanë Tereza , s’asht n’Kalkutë,
Shpirti i Sajë, kudo asht futë,
Asht me t’smurtë , nëpër spitale,
Me t’pa street,në rrugë të madhe.
Gonxhja Jonë, simbol i jetës,
Shpija e zemrës, për t’vobekët,
Jeta e Sajë, nuk don komente,
I thonë: – Nanë! Pesë kontinente!
Tiranë, 1988
./.
RRUGA E PAQES,
PO NA THËRRET
– Kushtuar: Presidentit të Parë të Kosovës,
Dr Ibrahim Rugovës –
Mbi Prishtinë, mërzia e loti,
E shkrinë borën,që e lshoi moti,
Prej çdo vatre t’Ilirisë,
I vijnë ngushllime Dardanisë,
Përmbi Dri, ja shtërngojnë dorën:
Zoti shëndosh, t’lasht për Rugovën.
Kurr s’kish gjetë vdekje ma t’mirë,
Presidenti i Kosovës s’lirë,
Burrë zakoni, e pendë e fortë,
Plot respek ndër miqtë e shoktë,
Bota i tha , mes telegramit,
-Shkofsh n’Parajsë, Gandi i’Ballkanit.
N’atë Xhenet, t’priten te dera,
Papë Gjon Pali e Nanë Tereza,
Prezantimin, lartë ta bani,
Avdyl Frashni dhe Bogdani.
Numri NJË, do jeshë për kombin,
Si e ka USA, Vashingtonin.
Rruga e paqës,po na thërret,
Varni armët, n’baski t’vet,
Boll barut, kem’ djegë qyshkurë,
Pushka-top, don shumë kulturë,
Drejtë Evropës, për rrugët tona,
Dirigjent-, doktorr Rugova.
USA, Shkurt, 2006
PAQJA ISH, MISIONI I TIJ
– Kushtuar: Papa Gjon Palit të Dytë –
N’Vatikan, n’sheshin Shënpjetër,
2000 vjet, s’ka ndodhë kurr tjetër,
Me u bashkue gjithë Bota marë,
Me i thanë Papës: “shkofsh i bardhë”,
At’ Gjon Pal, hallall nderimin,
Hallall Rromës, organizimin.
Çerek shekulli n’ball të kishës,
Si bariu që i prinë grigjës,
N’çdo cep t’ Botës e puthi tokën,
Tuj shpërnda, besim në Zotën,
Tuj çue meshë, për mbar njerëzi,
Paqja ish, misioni i Tij.
Papa Gjon, veshur plot lavde,
I la njerzimit shumë mesazhe,
Katolikë e myslimanë,
Orthodoksë e protestanë.
T’zi e t’bardhë, na, rrotull globit,
Jena vlllazën n’shpinë e Zotit.
Ati i Shejtë, si rrallë kush tjetër,
Jep frymëzim, si me dasht jetën,
Çdo ditë Zotit me ju lutë,
Nuk dom brenga, skamje e luftë,
T’gjithë ndërgjegjen ta kem’ t’lirë,
Bashkë, t’punojmë, për jetë ma t’mirë.
./.
SHBA, prill 2006
DJEPI N’HAS,
VORRI N’PRISHTINË
– Kushtuar: Pjetër Bogdanit –
Një vigan t’kombit shqiptar,
Mburret Kukësi që e ka djalë,
Burrit t’madh, kurr si hup zani,
Mësuesit tonë, Pjetër Bogdani,
300 vjet ,ja ruejnë lavdinë,
Djepi n’Has, e vorri n’Prishtinë.
Si shkrimtar i shqipes s’vjetër,
Mendimtar, me shpatë e letër,
Filozofi e historiani,
Nder të madh kombit i bani,
Vepra e Tij me rreze drite,
Gur themeli i gjuhës shqipe.
Këtij kreshniku,t’bjeshkëve tona,
Doktoratën, ja njofti Rroma,
Gjithçka shkriu,për gjuhë e tokë,
Mendimtar, me famë n’Europë,
Ja dha koha, çmimin trimit,
Skënderbe, i fushës mendimit.
Tu rritët ndera e tu rritët nami,
Paç lavdi, o Pjetër Bogdani,
Vepra jote, plot kulturë,
Nëpër shekuj vjen flamur,
Kush për kombin, jetën e shkri,
Do t’i këndojnë, brezat lavdi.
Tiranë,1985
(Këto përkushtime janë nxjerrë nga libri me tekste këngësh popullore, “Fjala mbi tel…”,
i autorit Zeqir Lushaj,botuar nga Kristalina KH,Tiranë,2009, ISBN: 978-99956-43-04-1 )