Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Të lutem, zoti Agolli…!
E shtune, 17.09.2011, 05:50 PM
-TE LUTEM, ZOTI AGOLLI…!
-Portret i vogël, i një shkrimtari të madh-
Nga Zeqir Lushaj
-Kush është Ai ?
…!
E njihni, të gjithë,
Dritero Agolli:
-Të lutem, mos vdis !!
…!
Po, po,
Ai është.
Kush nuk e njeh At’ Njeri ?
Aty,
Rrjedh kroni,
Në livadhin letërsi !
Aty, është djepi,
Fjalën e përkund,
Era…, shqiptariii !
Aty asht sentenca,
Filozofia, shkrirë,
Në fjalën e urtë,
Ai…, na merr ,
Përdore,
Në letrat e kohës,
Na cazitë,
Në modernen,
Krijimtarinë e butë !
Argat, në Monizëm,
Argat, kah Demokracia,
Pikë loti-krijimtaria.
…!
Nuk mbulohet, dielli me shoshë,
Ai është shkrimtari,
Ai është poeti,
Dritero Agolli,
I lindur artist,
Një Idhull…, prej vërteti !
* * *
Kush është Ai ?
…!
E njihni të gjithë,
Dritero Agolli:
-Të lutem, mos vdis !!
./.
(Vjersha është nxjerrë nga libri “Piedestali”, që autori e ka ende në dorëshkrim)