Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Dhuratat e miqëve, na gëzojnë (XIX)
E shtune, 17.03.2012, 06:59 PM
TROPOJANI MË I PUSHTETSHËM, (NË 50 VJET),
-Ose: -Njeriu me dy nekrologji!-
Në këtë foto artistike, që mbush ballinën e librit me 456 faqe,
Beqir Ndou, (djali i shtëpisë Çarkut), me shikimin e Tij të preht
burrëror, sikur i shpallë sfidë kalvarit të vuajtjeve që nuk iu ndanë
gjithë jetën, por edhe që, me plot gojën themi se, nuk e thyen dot.
KUR BISHA PO HANTE ZOGJTË E VET
(Më poshtë, për lexuesit, një fragment për Konferencën e Bujanit,
marrë nga libri i Mehmet Elezit, “Nuk isha student i dhjetorit”)
…!
Konferenca e Bujanit ishte akti i dytë historik i Kuvendit të Vlorës
28 Nëntor 1912. Ishte përmbyllje e tij. Kuvendi i Vlorës shpalli
pavarësinë e shtetit shqiptar, por pavarësia e shpallur u jetësua vetëm
në gjysmën e trojeve etnike. Konferenca e Bujanit do të bashkonte jo
gjysmën, por krejt shqiptarët në një shtet të vetëm; do t’i bashkonte jo
me luftë e gjak kundër fqinjëve, por në mënyrë demokratike, në
mirëkuptim me ta, në përputhje me të drejtën e popujve për vetëvendosje.
Idealistët e Konferencës së Bujanit dhe shqiptarët e tjerë atdhetarë i kishin
bërë hesapet pa hanxhiun. Hanxhiu ishte Titoja.
---------------------------
BEQIR NDOU – NJERIU ME DY NEKROLOGJI
(Simbas amanetit, Beqir Ndou u varros në varrezat e
qytetit Bajram Curri me të gjithë nderimet e merituara.
Në mirëkuptim e konsensus të plotë, aty u mbajtën dy
nekrologji, fragmente nga të cilat, ndiqini më poshtë…)
-Tri strofë, nga poema e Agim Mërturit, flasin jo pak për
figurën e nderuar të atdhetarit trim, burrit Beqir Ndou
Petriti, djali i mësuesit, Dedë Sokolit të Perajve, më nderon në NJ,
USA, me librin e Mark Palnikajt, për birin e Malësisë, BEQIR NDOU.
Ec e mos thuaj pastaj se: -Dhuratat e miqëve, na gëzojnë!