Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Në ekranin e viteve
E marte, 14.02.2012, 08:59 PM
NË EKRANIN E VITEVE
Nga: Zeqir Lushaj
(6 vjersha, si dhuratë për gruan, Sabrien,
në 60-vjetorin e lindjes. -15 shkurt 1952)
1. BISEDË INTIME
-A ke shkruar vjershë për mua?
Më pyeti, ime shoqe,
Një ditë në plazh.
Hodha syte mbi rërën e nxehtë,
E, duke buzëqeshur lehtë,
– I thashë:
– Në qoftë se, më lejon t’i krahasoj,
Me kokrriza rëre,
Vjershat e mia,
Ti, je shkëmbi i tyre burimor,
Nga më lind …,
Dhe më vjen poezia…
./.
Durrës, 1978
---------------------------------
2. SITA…, E MËNDAFSHIT
-OSE, PUSHKA E PLAKUT TE BEGAJVE-
-Duke marrë shkas nga një ngjarje e para, rreth 100 vjetëve-
Ç’do Hyqymet, (or lum miku),
Ja len një pushkë një plaku,
Jo, për t’i vrarë të tjerët,
Për t’i provue ata ,ma s’paku !
…!
Pasha, ngrehi çadrat në Çillaj,
Urdhëroj:- ç’armatim në Malësi!
Fjala ish, mbi baza “vullnetare”,
Që të mos bahej ndonjë tollovi.
Do armë batalle, të vjetra,
Thonë se, u dorëzuan jopak,
Stamolliu, ishte skile e regjun,
Buzëqeshi, por, nuk u kënaq!
Kallxojnë se, një plaku nga Begajt ,
Që i çonte, te çadra, mana e qershi,
Pashë Xhaviti, si shenjë mirënjohje,
Një pushkë, (ashiqare), i’a fali Atij !
U kthyen mileti, i ranë në fushim,
(Pasha i Turqisë, shihte inatosur!),
-Pse ja fale pushkën këtij plakut?
Do na vrasi, -jemi të çarmatosur !
…!
-Si e vrajka një plak, tan’ Malsinë,
Me një pushkë të vjetër, k’sodore?
E pra, kur ta ndërroj sitën e miellit,
Do t’jau kthej qeserka e pishtole ! *
-E paç vu sitën, me e’lshue paskajin,
Qe kjo sitë, veç krundet mi ka lshue,
Ditën, kur ta ndoj at’, sitën e imtë,
Ju, kini me ardhë, me u pa me Mue !
Se ç’ka ishte , “sita e mëndafshit”,
Këndohet në kangë, hala, edhe sot,
Parija: -Shaban Aga-Abdulla Hoxha,
Midis Gjakovës, drejtë e në konop
…!
Ç’do Derzhavë, (or burazer),
Ja len një pushkë një plaku.
Jo, për t’i vrarë të tjerët,
Për t’i provue ata,ma s’paku !
./.
*qeserka e pishtole = armë të vjetra,të para një shekulli
(Subjektin e kësaj vjershe,e kam marrë nga bisedat me plakun 90 vjeçarë,
Murat Beka,i Begajve të Gashit, në vitin 2003).
-----------------------------------------
3. TË GJITHË PLEQËVE
Ju, ecni ngadalë nëpër trotuare,
Të mençur si koha, të menduar,
Nuk është e rëndë trokama e bastunit,
Gjithkush nga ne, ka për ta provuar.
Nuk bën dallime, ky ligj i natyrës,
Çdo gjë që lind, ka edhe vjetrim
Nuk duhet trembur kurr nga pleqëria,
Ajo, le të vijë, me nder e me gëzim.
Nuk ka rëndësi sa vite mbushe,
Ecën ngadalë a mbahesh me bastun,
Me një fjalë të mirë, që kujtohesh nesër,
I ri do mbetesh, gjithmonë e gjithkund.
./.
Tiranë, 1975
----------------------------------------
4. GRUAJA…
- Gruas time, Sabrinës –
- Flete ditari, në 40 vjetorin e martesës, shtator 2008 –
Mbas 40 vjetësh martesë,
4 dekada, luftë–ndryshim!
Gjithsesi, gruaja ime, Sabrina, *
(Jo, thjeshtë, për kortezi),
E meriton një falënderim.
…!
Të mos shohim, aq shumë nga gruaja,
Që të të ndihmojë, (kushedi!) në jetë,
Ka bërë boll, kur nuk bahet pengesë,
…E meriton emrin: –grua e vërtetë!
./.
* Në Amerikë, emri Sabrina, është shumë i përhapur ndër femra.
Kështu, po e thërrasin, të gjithë, dhe gruan time Sabrien, (pra,
Sabrina!)
---------------------------------
5. PARAJSA
-Telefonatë …, për Vitin e Ri, 2012-
Noemi, këtë Vit të Ri,
Ka dashur, dhe e festoj,
Në Shëngjin, në Shqipëri.
Nga atje, (e kënaqur),
Gjyshërit në USA telefono,
Ku krahas urimit, edhe i qorto!:
-Gëzuar-gëzuar!
Pse nuk erdhët?
Tek shtëpia jonë, në Shëngjin?
-…!
Këtu, është vet-Parajsa,
Të lutëm më besoni,
…Ooo shpirti im!
./.
----------------------------
6. GURBETIT
Gurbet,
Kush të shpiki?
Që, na re’ për hise,
Edhe ne’ ?!
…!
Me siguri,
Njerëzit, pa atdhe’!
./.
-----------------
(Ekskluzivisht, për ZemraShqiptare, nga NJ,USA, shkurt 2012)