Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: -Në mbyllje të rubrikës: “Dhuratat e miqëve, na gëzojnë” (XXI)
E shtune, 24.03.2012, 04:59 PM
NJERIU LEGJENDË
Poshtë ballinës, një përkushtim nga familja e Azem Hajdarit…
Dokumenti i Dervish Luzhës, si luftëtar i Lirisë
Njeriu legjendë = Njeri i kulturës. (Lexoni fragmentin, më poshtë)
Më poshtë, një fragment, nga parathënie e redaktorit, H. Aliaj
Autori i monografisë, mësuesi veteran Nuredin Lushaj, gjatë një referimi për figurën atdhetare të Dervish Luzhës
Shënim: - Për mirënjohje!
Duke e falënderuar stafin drejtues të revistës ZemraShqiptare për hapsirat e dhëna dhe faqosjen e kujdesshme të materialeve, duke falënderuar lexuesit e dashamirët e shumtë për vlerësimet e komentet pozitive, afirmuese e mbështetëse, për 21 librat e prezentuar dhe autorët e tyre, sot, po e mbyllim rubrikën “Dhuratat e miqëve, na gëzojnë”. (Mbyllim rubrikën, por jo rrugën e dhuratave, që, siç na shkruan komentuesi Musa Prushi: - qofshin me mijëra!).
Që nga numëri i parë i kësaj rubrike, më 15 nëntor 2011, në hapje me ikonën kosovare, Kadri Man Prishtinën, e deri sot, në mbyllje, me legjendën tropojane Dervish Luzha, të gjitha botimet kanë qenë ekskluzivisht, për revistën ZemraShqiptare. Disa revistave të tjera që kanë botuar pjesë nga këto materiale, autori u është mirënjohës dhe i falënderon.
Me përshëndetje të përzemërta për të gjithë ata që shkruajnë e botojnë libra, por, edhe që na i dhurojnë kaq bujarisht e miqësisht, mbyllet kjo rubrikë e redaktorit të ZSH-së në USA.
Do të takohemi në shkrime e rubrika të tjera, në arenën dashamirëse të Revistës sonë.
Ndjehem me Ju,
Zeqir Lushaj
( Nga NJ, USA, nëntor 2011, deri në fund-marsi 2012)