Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: ''Albani'' i thonë këti vendi
E shtune, 05.05.2012, 11:57 AM
5 Maji, Dita e dëshmorëve të atdheut
“ALBANI” I THONË KËTI VENDI
Nga: Zeqir Lushaj
– Dëshmorit të Luftës Nacionalçlirimtare
Xhemal Shkololli, (Berberi), vrarë në Gri - Tropojë –
N’shehër t’Pejes , plot historina,
Asht Shkololli n’shpitë e mira .
N’daç për bukë n’daç për trimëni,
Kështu asht rrit, Xhemajli i ri.
Ky njomzak si djalë hazretit,
Nip ndër kulla të Sherametit.
Krejt – sugar pa brisk në faqe,
Hap dyqan – berber në lagje.
E mësoj puna, e mësoj Peja,
Burri i mirë rritet n’beteja.
Shpejt u ba dyqani i Tij,
Çerdhe trimash për liri.
Vjen një ditë që s’duron tjetër,
E la punën e mësyu Çetën.
U rrit në mal berberi i Ri,
Partizan – mitrolozxhi .
Dimni i madh e barbaria,
Dej’ n’Dragi u shkel malsia,
Kush se dhezi as kush s’ja nisi,
Fronti i Grisë qetsinë e prishi.
Pushka e parë që ka kërsitë,
E Muj Baramit n'mal t'xhamisë.
Luftë të madhe, bani Grija,
Jane vra Jaha e Faria!
Përmbi Çukël, n’lagjen Vind,
Djalit Pejës aferim,
Mbi Krasniqe si n’ballkon,
Mitrolozi i tij po këndon.
N’hekur t’ftoftë e mbështeti ballin,
N’djep në Peje, po flet me djalin:
-Prej n’Gur t’Shpuem e nëpër bjeshkë,
Dej ku hin gjemia n’det…
…– Albani,
– i thonë këti vendi,
Jem’ një gjak,
nda prej njaj zjëmi.
./.
Gri, pranverë e vitit 1979
(Nga libri “Hija e vendlindjes, fq 72-73)