Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Vorre krajlash jena ngi
E shtune, 21.04.2012, 04:23 PM
Për “kusherinjtë” e kryeministrit shqiptar
VORRE KRAJLASH JENA NGI
Nga Zeqir Lushaj
– Kushtuar aksionit të parë me armë të
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Aksionit
të Gjakovës –
Porta e Lartë, me n’krye Sulltanin,
Mehmet Pashës, ja dhan’ fermanin,
Grada e parë, sa t’mujsh me çue,
Veç shqiptarët , Ti, me na i’shtrue!
Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova,
Për dritarje zgjatet kova,
– Aman bre, trima shqiptarë,
Një kovë uji me e ndrrrue me ar.
Col Delia i Geghysenit,
Pushkë e parë e Lidhjes Prizerenit,
Mbi krahë t’shokve, mbi havli,
Për dritarje mrenda ka hi.
Tuj vikat tuj kendue, si n’dasëm,
N’i vend t’keq e ka gjetë Pashën,
Ballëpërballë marshallit t’mbretit,
Një djalë-trim, prej Geghysenit.
Tash sa vjet more osmanli,
Vorre krajlash jena ngi,
Plavë–Gucia janë shqiptare,
Nuk i lshojmë për pa dalë fare.
Mos ban nder me tokë të huej
Ç’ka u pat gjetë tri herë në Krujë?
Mos harro, pse u bane shume vjet,
Shpata e Gjergjit asht gjallë apet.
Kush t‘na ngucin, kush t’na prekin,
Kush mbas krahve n’besë t’na presin,
Amanet, t’parët na e kan lanë:
Zjëm me e djegë, barut me i dhanë.
./.
Tiranë, 1987
(Nga libri “Fjala mbi tel…”, faqe 57-58)