E marte, 15.10.2024, 12:40 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Heroi i gjallë Tommy Lopez

E diele, 20.01.2013, 10:10 AM


Njeriu dhe…Njerëzorja (4)

HEROI I GJALLË TOMMY LOPEZ

-Per lirinë tonë, Ai la shëndetin dhe rininë e tij në luftë në Irak-

Nga: Zeqir Lushaj

-Ju lutem edhe ju të nderuar lexues:

-Ma pershëndetni Tommy Lopez, veteranin simptik të një lufte që ndoshta edhe mund të shmangej… Në emër edhe të Këtij Djali e të shumë e shumë të tjerëve si ky, le të punojmë edhe më shumë të gjithë sëbashku që të shmangen luftra të tjera që trokamen e tyre po e ndjejmë në prak… Ti shmangim luftërat që të mos na ngrijë buzëqeshja-

Portreti i një njeriu mund të behet në shumë mënyra. Kështu edhe portreti i Heroit tim të sotëm, veteranit të luftës në Irak, amerikanit sypatrembur, 33 vjeçarit Tommy Lopez. Eshtë ky, djaloshi që e shihni në foto këtu poshtë, ulur në karrocen e tij të invalidit.

Dhe, mbas fotos së Tij, pra prezantimit me syrin njohës me anë të portretit, tani me pak fjalë: -kush është zotria i nderuar që po ja paraqes lexuesit në rubriken tonë: Njeriu dhe…Njerëzorja?

-Lindur dhe rritur në Nj të SHBA-së, por nga dy prindër kubanez. Djal simpatik, shumë inteligjent dikur me shumë ëndërra per jetën si krejt brezi i tij. Po sot?! Po më kujtohet një varg i Gjergj Fishtës së Madh para gati një shekulli: “E na sot, prap gjallë se gjallë…”.

…!

-Fati i çdo njeriu lidhet pazgjidhshmërisht me fatin e vet kohës dhe të bashk-kohësve. Kështu edhe fati i Tommy Lopez u lidh fatalisht me luftën e ashpër në Irak. Në emër të interesave madhore të Amerikës e të krejt njerëzimit edhe Tommy plot guxim e krenari bëhet pjesë e kësaj beteje historike. Plot tre vjet, në sherbim në front të parë të luftës në emër të shtetit më të fuqishëm të botës.

…!

-Per luftën në Irak s’do të flasim asnjë fjalë në këtë shkrim se, per at’ luftë është folur e shkruar aq shumë e lexuesit janë në dijeni të lavdisë por edhe të jo pak kritikave ndaj saj.

Heroi ynë në ketë trajtesë të sotshme ndjehet krenar. Kur me mijëra djem të ri, bijë nënash kalben në tokë në arkivole mbuluar me flamurin amerikan, Tommy falënderon zotin që është gjallë, është në jetë.

…!

Zotri Tommy është i plagosur dhe i traumatizuar shumë rendë. Ai nuk mund të ngrihet në kembë, nuk mund të eci, nuk mund të vetkomandohet si duhet por një komandë nuk ia mori dot as lufta as plumbi- buzëqeshjen. Tommy është klienti më buzëgas që vjen në supermarketin ku unë punoj tash 15 vjet.

Veterani ynë i dashur 33 vjeçari Tommy flet disi me vështirësi dhe me shumë kuptohet me gjestet e tij tepër shprehëse, me ëmbëlsinë e tij njerëzore në shpirt dhe fytyrë.

…Me njerëzit e familjes por edhe me shoqruesen e kujdesshme zonjen Tina Vivera, Tommy merret vesh pa shumë pengesa. Me fjalë por edhe me shumë me gjuhën e fytyrës, me gjuhën e shpirtit.

Zotri Tommy gëzohet kur unë i them se do të shkruaj e botoj diçka per Ju në revistë. Unë e sqaroj se revista ZemraShqiptare, botohet në Londër dhe është në Internet e do e shohi edhe vet Tommy në shtëpi, se unë, menjëherë do t’ia nis atij në e-mailin personal në kompjuter.

Ai, gëzohet shumë sinqerisht dhe më përqafon.

…Ndërkohë kthehet nga shoqruesja e tij që e kupton edhe me mirë se unë. Komunikon diçka me të dhe ajo më thotë mua:

-Tommy, ka deshirë të ju japë Juve një autograf me dorën e tij.

Ne i sjellim një copë letër dhe një stilolaps dhe i nderuari Tommy Lopez, me shumë “mundim”, por edhe me shumë dashuri e kënaqësi më jep këtë shenim, që unë po e publikoj të  skanuar duke qenë i bindur se kjo është një kënaqësi edhe per lexuesit e mi e të ZSh-së në përgjithësi.

Tommy Lopez, per lirinë tonë e la shendetin në luftë në Irak. Per lirinë time që të shkruaj, per lirinë tënde i dashur lexues, që të lexosh, per lirinë tënde o ti, cilido njeri qofsh ti, per lirinë tënde që të jetosh e të gëzosh jetën.

…!

…Heroi i gjallë i luftës, ky veterani 33 vjeçar hyn e del çdo ditë nga storja jonë duke bezëqeshur dhe duke na pershëndetur ne, ne që e njohim dhe e duam të gjithë.

Por…, por sadoqë të kujtojmë ne se e duam Atë, ai ka prova se na ka dashur e ka dhënë më shumë per dashurinë ndaj nesh. Ai ka dhënë gjënë më të shtrenjtë, shëndetin, rininë e tij të pakthyeshme. Dhe nuk na kërkon asgjë. Atij, per tu ndjerë i lumtur i mjafton një buzëqeshje, pershëndetja e mirënjohja jonë.

Ju lutem edhe ju të nderuar lexues: -Ma pershëndetni Tommy Lopez, veteranin simptik të një lufte që ndoshta edhe mund të shmangej… Në emër edhe të Këtij Djali e të shumë e shumë të tjerëve si ky, le të punojmë edhe më shumë të gjithë sëbashku që të shmangen luftëra të tjera që  trokamën e tyre e ndjejmë në prak… Ti shmangim luftërat që të mos na ngrijë buzëqeshja.

Këtë mesazh na e kujton çdo ditë edhe klienti ynë i dashur, djali i mirë Tommy Lopez.

-----------------

-Ekskluzive per ZSh-në nga NJ, USA, Janar 2013-

___________ 

Living hero Tommy Lopez

-For our freedom, he sacrificed his health and youth in the Iraq war-

By Zeqir Lushaj

Dear reader,

Please greet Tommy Lopez the great veteran of a war that perhaps could be avoided…

In his name and many, many others like him, let's work even harder all together to avoid other wars in the future  ... Lets avoid wars so we do not freeze-smile.

The Portrait of a person can be done in many ways. So today my hero portrait is a veteran of the war in Iraq, American fearless 33-year-old Tommy Lopez.

This is he, the guy you see in the picture below, sitting in a wheelchair.

After his picture, presenting with cognitive eye through the portrait, now in a few words: -who is this honored gentleman that I`m going to present to our column readers: Human and ... humanity?

Born and raised in NJ (USA) by his Cuban parents. Charming and very intelligent man that once had a lot of dreams. And Today…?! It reminds me one of the lines of the great poet Gjergj Fishta from almost a century ago: "today us, still alive....!

The fate of every man is inextricably linked with the fate of his time and all times. Thus the fate of Tommy Lopez was fatally linked to the tough war in Iraq. On behalf of America's major interests of all humanity, Tommy full of courage and pride become part of this historic battle. Three years in military service confronting the first war in the name of the most powerful state in the world.

Regarding the war in Iraq there is not need to say a single word in this article since for there are written and spoken facts, so readers are aware of its glory and some criticisms.

Our hero on todays article feels pride. When thousands of young boys, sons of mothers rotting on the ground in coffins covered with the American flag, Tommy thanks god he is alive.

...!

Mr Tommy is injured and severely traumatized. He can not get up on his feet, can not walk, can not properly command himself regardless no command neither war nor bullet could take away his smile. Tommy is a cheerful client that comes frequently at the supermarket where I`m working for 15 years.

Our beloved 33-year-old veteran Tommy has somewhat difficulties speaking but you can understand him better through his expressive gestures, with the sweetness of his human soul .

Besides with his family and caring companion Mrs. Tina Vivera, Tommy communicates without a problem. With words and face expressions, the  soul language.

Mr Tommy was glad when I told him that I would write and publish something about him in the magazine. I explained him that ZemraShqiptare magazine, published in London, is also on Internet and that he could read it home since I`m going to send the article immediately through his personal email.

He frankly gets even more happy and gives me a hug…..

Meanwhile he turns towards his companion who understands even better than me. After he communicated something to her she said to me:

-Tommy, is willing to give you an autograph.

We brought him a piece of paper and a pen and the Honorable Tommy Lopez with a few struggles but overall with a lot of love and pleasure gives me this note, which I scanned and published here, having the confidence that it would be a pleasure for my column readers and ZSH in general.

Tommy Lopez, fought for our freedom risking his life and health in the Iraq war. He sacrificed for : my freedom to write, your freedom to read, our freedom to live a happy, peaceful life....!

... Living hero of the war, the 33-year veteran enters and exits every day at the Store smiling and greeting all of us, who love and know him.

But ... however no matter how much we think we love him, he has proofs that he has given us more love. He gave up the most precious things, his health and irreversible youth. He never asks us anything back. For him, to feel happy is enough a smile, a greeting and some gratitude.

Dear reader, please: Greet Tommy Lopez, charming veteran of a war that perhaps could be avoided ... In his name and that of many others like him, let's work even harder all together to avoid other wars from happening ... Lets avoid wars so we can keep smiling.

Our dear client, Tommy Lopez , reminds us each day of this message.

---------------

Perktheu në anglisht:

Besmir Idriz Vatoci
Bergen Community College

Associate in Science, Business Administration



(Vota: 72 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora