Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Intervistë me lexuesit
E marte, 18.12.2012, 09:05 PM
INTERVISTË ME LEXUESIT
-Cikël me 10 vjersha…, si
10 pyetje -
Nga: Zeqir Lushaj
1. A MUND TË NJIHET BOTA?!
Miliarda,
Tonelata libra,
Mundohen të spjegojnë
Botën,
Dhe…,
Flejnë të qeta,
Në bibliotekë.
Njeriu,
I ban moral,
Vetvetes.
Dhe,
Botën e len,
Siç e ka gjetë!
./.
2. FJALË E VJETËR
– Sa
për muhabet –
* * *
Me shekuj,
Burrat e kanë
thanë:
–Ku çohet,
Një i Krasniqas,
Ulen,
Tre t'Gashjanë!
* * *
./.
(Krasniq-ja e
Gashit, janë fiset themeltare te Malsisë së Gjakovës-Tropojë)
3. LAVDI
Lavdinë më të
madhe,
Të kësaj jete,
Unë,
E thur,
Per at’ që,
E shpiku
fotografinë.
…!
Sepse:
-Na e ka
përgjysmuar,
..MËRZINË!
./.
4. NJË PYETJE
–
Dialog me lexuesin –
Ëndrrat,
Me sy hapur,
I quajmë:
– Jetë!
Ëndrrat,
Symbyllur,
I shohim,
– Fjetë!
…!
Cila,
Është e vërteta,?
Ëndrra,
./.
5. NJË VARR MË
SHUMË
-
Epitaf për emigrantët?–
Dy herë e dhimshme,
Vdekja e
emigrantit.
Asgjë,
Nuk mund ta ndali
dakikën .
Për vendlindjen,
Një Njeri më pak,
Një varr më shumë,
Për Amerikën!
./.
6. CILA ËSHTË MEZJA E SHOQES?
Përballë,
Filxhanit me kafe,
E me raki gotës,
Një pyetje,
(intervistë),
Për Ju, lexuesit:
-Cila është,
Mezja e shoqes?!
./.
7. UNË…,
-Fletë
ditari, USA, fundmaj, 2010-
…!
Diçka, si me frikë,
Ja çova shefit,
Kërkesën me shkrim:
-Të lutem, i
nderuar Bos,
Më takon një muaj
leje,
Do shkoj në vendin
tim.
…!
Mu kujtua ,
Të ngjitët e
gjasë, *
Në Dikçuer e
Shtyllë të Grisë!
Pa qëllim lëviza
dorën,
…Përpara syve,
…!
Plot, tre muaj,
Në ortigje bore,
E të freskëtet
mriza,
Pa i lyp leje ,
Hiçkërkujt…, dhe,
Pa e ditë fjalën- viza!
…!
Nuk them, jo,
…Jo, assesi ,
Të kthehemi mbrapa.
Amaaa,
Kam të drejtë,
Të drejtë të pyes:
-Cili ishim më i
lirë?
(Më jepni
përgjigje),
-Unë…, apo Baba?
./.
*Fundmaji,
fillimqershori, malësorët, ngjiten për në bjeshkë.
8. PSE DREQIN
KËSHTU?!
Kur të them në
anglisht se:
– Je një femër
shumë e bukur,
Ti, krejt shkrihesh
në gaz,
E lumturuar
harlisesh si flutur.
Kur të njëjtat
fjalë,
T’i them në shqip,
Mrrolesh, si Baba
Tomorri,
Dhe ikën me vërtik!
Ngelem i çuditur,
(Edhe i fyer deri
diku…,)
Pse dreqin,
kështu!?
./.
9. SI T’IA NGJESIM
EMRIN?
-Ju
pyes, se nuk e di!-
…Shumë shekullore,
kjo fjalë.
Qyshkur,
askush, sakt,
Nuk ka për ta ditë!
…!
“Uji, tuj u
shterrë…,
Eee…,
Njerëzit, tuj u
mbytë…!”
./.
-Mendoje,
jasht çdo pasioni, me shumë qetësi…!-
Një jetë,
Një jetë të tërë,
Rrugëve të Botës,
Pa zanë vend!
Rrugëve të Botës,
Pa zanë vend,
Puno si kali,
Jeto si qen!
Kali dhe qen!
Ky është emigranti,
Të mos ju vijë
çudi,
Jeton me një andërr,
Me një andërr,
Që një ditë ,
Të vdesi si Njeri.
…!
Mendojeni mirë,
Shtrydheni pak
kokën:
-A ja vlen ?
…Pash’ Zotën?!
./.
(Per
ZemraShqiptare, nga NJ,