E merkure, 24.04.2024, 06:50 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Shtëpia e Brahim Alisë

E hene, 31.12.2012, 06:00 PM


SHTËPIA E BRAHIM ALISË

(Baba, sa herë më ka thanë: -…Aaah, si asht’ kjo –Jetë!
… Po unë, ç’ka t’i kallxoj djalit?)

-Në vend të një kartoline per bashkfshatarët e mi në Gri të Tropojës-

Nga: Zeqir Lushaj

Bash (ish),
e para shtëpi,
tu Kisha e Grisë,
Edhe sot i thonë:
-Shtëpia e Brahim Alisë.

Sa herë,
Kur punonim në ato ara,
Kur uleshim me pushue,
Baba me thoshte:
-A i sheh bir, këto të pesë arra?

-Eeeh, sa herë e di veten,
(Në kullën që ishte këtu,
Në kat të dytë),
Ka luej kapuça,
me të 5 djemt e Brahim Alisë!

…!
Ia shihja ballin djersitur,
Si lakshten mbi fletë:
-…Aaah, si asht’kjo -Jetë.

Me dhimbnin fjalët e babës,
Per trollin,
Ku në vend të pesë vëllezërve,
Mbinë e u rriten pesë arra,

Po sot,
Po sot,
Kur krejt katundit,
…Po i hup fara…?!

…!
Mirë se per tregimin  e babës,
(Ja shkova pak hujin mallit),
Po Unë?
Unë, ç’ka ti kallxoj djalit?
./.
(NJ, USA, natë e Vitit të Ri, 31 dhjetor 2012)



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora