Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj & Besmir Vatoci: Nelajt e Kukësit në Amerikë
E hene, 01.04.2013, 12:00 PM
Intervistë ekskluzive
NELAJT E KUKËSIT NË AMERIKË
- 25
pergjigje nga 5 të Nelaj, të ardhur nga Kollovozi i Topojanit të Kukësit në NJ,
1.Hamit Nela
1.-Zotri
Hamit: -Ju jeni i madhi Nelajve. Kur keni ardhur në
Pergjigje: - Kam
ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 14 nëntor 1968, dmth, para 45
vjetesh e sot që po flasim bashk, nga gjaku ynë Nela të Kollovozit të Kuksit
janë këtu rreth 50 anetarë. Jeta ime këtu, si e të gjithë emigranteve, në hapat
e para ka patur jo pak veshtirësi. Në fillim kur erdha punova në
2.
Perveç izolimit komunist, në atë kohë edhe mundësitë e komunikimit kanë qenë të
kufizuara. Si i mbanit lidhjet me atdheun e njerëzit tuaj atje?
Pergjigje: - Kur
erdha në
Pergjigje: - Sa per
mallin hiç mos më pyet. Veç trupin e kam në Amerikë, por mendjen e kam në
Kollovoz! Të gjithë boten mund ta kerkosh dhe vendlindjen nuk mundesh ta
zevendsosh kurrë. As unë nuk mundem ta harroj asnjë ditë Kollovozin dhe e
kujtoj me shumë mall.
Kam qenë në shqipëri vazhdimisht që nga viti 1991 kur u hapen rruget. Por per herë
të fundit kam qenë në 2007. Me mendje jam perditë atje.
4.
Cili është ndryshimi në mes emigrantëve të viteve të para dhe të këtyre të mbas
vitit ’90?
Pergjigje: - Ka
ndryshim. Por është një fjalë popullore që thotë se: “Çdo bjeshkë e ka boren e
vet!”… Perpara kisha mall të degjoja zerin e prindërve. Tani të gjithë,
komunikimin e kanë shumë të lehtë, per ata që duan të flasin me familjen. Sa
per punen besoj, puna këtu është e njejtë per nga kerkesat e disiplina dhe ata
që duan të punojnë e kanë rrugen të hapur.
Por, sido që të jetë, vendi i huaj nuk të behet kurr i joti. Ne, quhemi dhe
jemi emigrantë.
Pergjigje: - Unë
flas shumë per martirin e fjalës së lirë Havzi Nela. Shkoj per pak, në
zanafillen e demokracisë! Ka qenë një inelektual i vertetë. Ketë e them me plot bindje. E kam patur edhe moshatar edhe kushëri. Havziu, bashkë me vëllain tim Sinanin, i
binin çiftelisë në gur të Gjerdanikut tan kohës. Sa herë që kam shkuar në
shqipëri i kam takuar familjen e të ndjerit e të paharruarit Havzi. Krejt zona
e Topojanit dhe e Shishtavicit duhet të flasin edhe më shumë per mësuesin që i
ka shkolluar me dekada ata malësorë të zonave aq të thella.
Brezave të ri i këshilloj që të mos harrojnë varret e të parëve, mos ta
harrojnë kombin, mos ta harrojnë dashurinë per prinderit se ne jemi një vend i
vogel por i paster ku gjithmonë e kemi dashur e nderuar familjen. Të
respektojnë njeri tjetrin se janë larg vendit të tyre dhe mos të shofin kush
është nga Veriu dhe kush nga Jugu, kush nga Shqipëria a nga Kosova e viset e
tjera amtare. Shqiptarë jemi të gjithë, vëllezër jemi te gjithë, të një gjuhe e
të një gjaku.
II. Skender Nela
1. Ju
jeni i pari i këtij brezit të sotem të Nelajve që keni zbritur në
Pergjigje: - Në
përgjithsi të mirë mu duken njerzit dhe jeta ketu. Ato gjera që mu duken keq,
bera sikur nuk i pashë. Bile, gati-gati keshtu veproj edhe tani. Gjerat që s’më
pelqejne bej sikur nuk i shoh.
Per mua ka qene i lehtë fillimi se e kisha xhajen ketu dhe si të thuash ishte
rruga e gatshme.
2. A je bërë, qoftë edhe një moment pishman per
emigrimin në Amerikë dhe pse?
Pergjigje: - Nuk jam bërë pishman asnjeherë per zgjedhjen që bëra me emigrimin këtu. Por kuptohet se fillimi ka pasur veshtërsit e veta edhe per mua ashtu si per çdo emigrant të ri. Kur njeriu vendos per një diçka nuk eshte mire të behet pishman. Pishmanlliku krijon thyerje e thyerja çon në disfatë.
3.
Sot Ju, administroni tre restorante në Nj. Si e nisi këtë punë një emigrant
ilegal shqiptar?
Pergjigje: -
Unë kam një shprehje dhe i besoj asaj: - Atë që ma ka dhenë Zoti, nuk ma merr
askush.
Pergjigje: - Per ne
nuk ka pas krizë ekonomike. Vazhdimisht kemi punuar, thuajse me një ritem.
Eshtë pak më e veshtirë në ketë kohë se e gjithë bota po ankohen. Por, ishalla
do ndryshojë per mirë jo veç ekonomia amerikane por edhe ajo globale.
5.
Pse akoma beqar zotni Skender? Keni frikë nga vajzat apo e don “të pikuar nga
qielli?”
Pergjigje: - Duhet
kujdes . Se, me at’ që do lidhësh kurorë, do të jetosh gjithë jeten. Frikë nuk
kam. Havzi Nela ka thënë: - Andej nga vij unë, kendon gjeli dhe jo pula.
(Hahahaha. -
III. Ismet Nela
Pergjigje:
- Qeshja është pa para…,
(se ne tregtaret shpesh e kemi mendjen më shumë tek parat!). Mundohem ti bëj
klientet të ndihen rehat kur vijnë tek restorantet tona me kenaqesi ndaj edhe
perpiqem të jem gjithnjë i qeshur me ta. E meritojnë buzëqeshjen, sjelljen e
fjalën e mirë. Ne, jemi në sherbim të atyre.
Ndersa vizitorët, pra shokët, miqët e dashamirët, më bejnë gjithmonë edhe më të
qeshur edhe më të lumtur. Shyqyr që na vijnë dhe na vizitojnë dhe dëshiroj e
uroj të na vijnë sa më shumë. Perfitoj nga rasti i fotos që zgjodhet per botim
ju zoti Lushaj, dhe i ftoj edhe lexuesit e ZSH-së në restorantin tim, ja këtu,
në ball të qendres tregtare, taste of
2. Edhe në Tiranë ju keni jetuar mirë. Si e
sheh ndryshimin e jetës këtu me atje?
Pergjigje: - Në Tiranë kam
jetuar mirë, kjo është e vertetë. Por të mirat e Tiranes, me shtëpi e me
gjithçka, i kisha të gjitha nga babai. Atje unë nuk kam punuar shumë. Kohen e
kalojshim me shoqëri dhe shoqerinë e kam patur shumë të mirë.
Ndryshimi këtu me atje, është shumë i madh, mendoj unë.
Këtu njerzit nuk kanë shumë kohë per kafe, bile siç i keni parë edhe ju, keta
kafen e pijnë në makinë, duke ecur per punë. Ne të ardhurit, gjithë emigrantet
pra, them se duhet të mesojnë nga banoret e këtushem se si të shofin punen e
tyre dhe si të ndertojnë më mirë jetën e tyre. Amerikanët, janë një shembull
shumë i mirë edhe në ketë drejtim.
3. Ç’farë është per Ju pasaporta e shtetesisë
amerikane që e ke marrë para pak muajsh?
Pergjigje: - ËshtË e vertetë që
e kam marrë para disa muajsh pashaporten e shtetësisë amerikane. Por e kam edhe
pasaporten shqiptare dhe e ruaj me shumë dashuri.
Me gjithë zemer e uroj çdo shqiptar që
jeton në ketë vend që ta marrë pashaporten amerikane. Por ama, të mos harrojme
se nuk të jep me hangër pashaporta! Unë punoj njelloj si ata që nuk e kanë pashaporten,
por duhet thenë se e kanë jo pak zili gjithë bota pashaporten Amerikane, e
4. Shtëpinë të re, pasaporten të re, Nusen të
re, makina të reja...:- a ka të ndaluar
Ismet Nela?
Pergjgije: -
5. Jeni në prag të dasmes me vajzen dibrane
studenten - juriste të ardhshme Inesa Shahu. Si po ecin pergatitjet? (Në dasmen
e një biznesmeni, njerzit i "hapin sytë" më shumë...!
Pergjigje: - Pergatitjet po shkojnë
mirë. I kemi afruar punet dhe them se është gati gjithçka. Unë ndihem
shumë mirë dhe i lumtur per martesen që kam lidhur me Inesa Shahun.
Mendoj që ata njerëz që do të vijnë per ta kaluar kete ngjarje të shenuar per
çdo njeri qe martohet, mirë do të kalojnë me patjeter. Ne do të mundohemi t’ua
plotsojmë deshirat të gjithëve se ata janë njerzitë tanë që na rrethojnë dhe që
duam të jenë të pranishem në dasmen tonë. Edhe ju do jeni pjesmarrës ne dasmen
tonë dhe do presim edhe vlersimet tuaja miq të dashur.
IV. Inesa Shahu
1. Si
vajzë e vetme e një profesori e tregtari dibran, duket të ka ndjekur fati: -po
shkollohesh në Nju Jork, po martohesh me një biznesmen?
Pergjigje: -Është
shumë e vërtetë që jam me fat. Të paktën mua gjithmonë kështu më duket vetja
kur mendoj për jetën që kam bërë deri tani. Kam dy prindër te cilët mi
2. Kemi degjuar se dasmen do e besh në korrik, në Shqipëri. Nese është e vertetë, -pse atje?
Pergjigje: - Edhe pse kam ik shumë e vogël nga Shqipëria, në shtëpi gjithmonë jemi përpjekur ti mbajmë e ruajmë traditat tona. E gjithë familja ime (perveç prinderve), ende gjindet në Shqipëri. Kjo është edhe arsyeja kryesore për të cilën dhe dasmën vendosëm ta bejmë atje.
3. A të ka marrë malli per qytetin e Peshkopise ku ke lindur dhe çfarë i kujton më shumë atdheut?
Pergjigje: - Shqipëria për mua gjithmonë ka qenë një pikë e dobet në zemer. Malli më merr shumë për vendlindjen. Nuk është e mundur të mendoj Peshkopinë pa kujtuar rrugët e saj plot pemë, turizmin ku shumë herë shkonim për akullore në verë, si dhe rrugët e vogla të bëra me gurë. Në Shqipëri këto gjëra mbase janë pak, njerëzit ëndërojnë për dritat e natës të Nju Jorkut. Për mua, këto gjëra janë ato që e bëjnë Peshkopinë të veçantë dhe të pa harrueshme.
4. Me pak fjalë, ku e sheh thelbin e ndryshimit midis arsimit në Tiranë dhe ketu në NY?
Pergjigje: - Nuk besoj të jem e kualifikuar ti pergjigjem kësaj pyetje në saktësi sepse kam ikur nëntë (9) vjeçe nga Peshkopia, dhe nuk kam jetuar në Tiranë.
Kam pasur fatin të kem një edukim shkollor në dy kontinente dhe tre shtete. Shkollën 8-vjeçare e kam filluar në Peshkopi dhe në klasë të pestë u transferova në një shkollë private në Santo Domingo, në Republikën Dominikane, ku përfundova edhe gjimnazin. Vitet universitare i kam kaluar ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kërkesa ndaj nxënësve në vitet e para të arsimit shqipëtar më duket shumë më strikte dhe e angazhuar se kjo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbaj mënd që lëndët e matematikës, historisë, si dhe literatura kan qenë shumë më të plota. Me sa po shoh në arsimin e ShBA-së, niveli i studentëve në klasat fillore është shumë i dobët. Nxënësit kan më pak detyra si dhe më pak kërkesë në klasë.
Por besoj se dhe tipi i jetesës ka shumë të bëj. Jetesa në Shqipëri, të paktën kur unë isha në Peshkopi, ka qenë shumë ndryshe. Prindërit e mi nuk punonin deri në orë të vona dhe kishin më shumë kohë të më dedikoheshin mua. Edhe pse babi ishte trainier futbolli dhe mamit si doktoreshë i duhej te ausentohej shumë herë mbasditeve, mësimet dhe detyrat i bëja vet, por gjithmonë mami ose babi mi kontrollonin detyrat edhe më pyesnin për mësimet e bëra. Në ShBA, prinderit nuk kan kohë ti ndjekin fëmijtë e tyre në të njejtën menyrë që tregova. Ato duhet të punojnë deri vonë, madje mund që të kenë edhe dy punë. Gjithashtu, besoj se dhe teknologjia është një pjesë indikative në humbjen e nivelit shkollor.
Është shumë e vështirë për nxënësit amerikan të përballojnë shkollën universitare pasi nuk janë të përgatitur prej në themele. Në shumicën e rasteve atyre ju duhet të marin klasa para-universitare për të qenë në nivel per më lart.
5. Si vajzë me shkollë të madhe, si dhe ku e sheh karrjeren tende në të ardhshmen?
Pergjigje: - Do të më pëlqente shumë të kisha zyrën time private mbasi të mbaroj shkollën e drejtesisë. Gjithashtu, kam një dobësi të madhe për organizatat ndër-kombëtare. Çështjet internacionale dhe diplomacia gjithmonë kan bërë pjesë në idealet e jetës time. Të shohim. Jeten e kemi perpara dhe per realizimin e ëndërrave po punojmë me perkushtim.
V. Dëfrim Nela
1. Emrin e ke Dëfrim, por ama shofim se je shumë me i lidhur me punën se me dëfrimin!
Pergjigje: - Siç e dini koha këtu është e kufizuar por mundohemi të gjejmë hapsira per të dalë edhe me dëfrye. Puna sigurisht zë pjesen me të madhe të kohes sepse per punë kemi ardhur më së shumti në ketë vend.
Pergjgje: - Kemi puntorë mjaftueshem per të perballuar punen. Si në çdo biznes tjeter, edhe ne restorante, xhiroja varion nga muaji në muaj dhe gjithçka varet shumë me ecurine e ekonomisë në pergjithësi.
3.
Kryesisht, nga i keni klientet dhe si i ndertoni mardhëniet me ta?
Pergjigje: - Kryesisht
janë amerikanë
4
.Megjithese tani e sheh nga larg, por a të duket ekonomia shqiptare në rrugë të
mbarë?
Pergjigje: -Ne që jemi shkeputur per shumë kohë nga Shqipëria i shohim edhe më mirë ndryshimet që janë bërë në Shqiperi nder vite. Ekonomia padyshim ka avancuar dhe po behen hapa të rendësishem. Por kjo kerkon kohë dhe perkushtim per të zgjidhur jo pak problem, e do thoja, një nder to është edhe ai i papunësisë.
5. Na
thuaj të verteten: - a të merr malli per Shqiperinë, per Kukesin, per
Kollovozin ku ke lindur dhe per çfarë më shumë?
Pergjigje: -
-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga NJ, USA, 30 Mars 2013-
Zeqir Lushaj, mik ne familjen Nela. NJ, Vjeshtë 2012 |